23. KEVIN

1.4K 107 25
                                    

Kishin kaluar 2 jave te mbushura me dyshimin qe ato fjalet e Arias kishin mbjelle ne mendjen e tij. Noeli mund te perdorte lenke narkotike...

Ndihej pjesersisht fajtor, qe deri ne ate cast nuk kishte qene me I kujdesshem ndaj saj, qe nuk kishte kerkuar te dinte me shume ato here kur e zbriste nga makina e tij perpara ndonje kafeje te bllokut duke besuar verberisht tek pafajesia dhe sinqeriteti i se motres, qe nuk ishte me vajza e vogel por nje adoleshente.
Ate mengjes, pas asaj nate te gjate ne spital krah Noelit, me te te mberritur ne shtepi kishte telefonuar nje shoqen e tij te dikurshme, nese mund te quhej shoqe. Kevini nuk kishte shoqe, vetem te njohur, edhe Ema kishte qene nje e tille (Ema e historise Tani dua te jetoj :D ) . Kishin studiuar te dy ne Universitetin Europian per ekonomi. Ajo ishte transferuar aty nga UT, dhe nuk kishte ndryshuar vetem universitetin por edhe degen e saj.
Thashethemet thonin qe ishte ngaterruar me nje professor, dhe qe kishte patur probleme me perdorimin e dorges. Nje dite, kur qendronte ulur krah saj ne nje leksion, ne ato heret e rralla kur ai zgjidhte te kalonte nje ore te gjate ulur ne nje auditor bashke me tere ato katunare, e kishte pyetur nese fjalet qe qarkullonin ishin te verteta. Ajo kishte pohuar me koke e paturperuar nga e shkuara e saj te cilen e kishte perqafuar plotesisht, e kishte pranuar dhe e kishte lene pas...
- As mos e mendo te me gjuash bukurosh – I kishte thene ajo teksa shkundte doren e saj te majte perpara fytyres se tij, kun je unaze e shkelqyeshme zbukuronte gishtin e saj thatanik.
- Nje unaze nuk do me ndalonte. – kishte thene Kevini duke qeshur. I pelqente ai qendrimi i saj dhe pergjigjet e shpejta qe I kthente te te terve. Ajo do te ishte shoqja e tij kishte vendosur ate mengjes.
Kishin vite qe nuk ishin pare me njeri tjetrin, madje as rastesisht ne ndonje kafe te Tiranes, dhe komunikimet e tyre ishin bere gjithmone me te rralla. Dinte qe tanime jetonte me te dashurin e saj, madje edhe punonte ne nje banke; vend pune qe Kevini e kishte ndihmuar ta fitonte ndonese Ema nuk e dinte.
- U kujtove per shoqen tende te vjeter plakaruq – u pergjigj ajo.
- Miremengjes plakaruqe. – ia ktheu ai. I ishin drejtuar gjithmone njeri tjetrit me ate nofke sepse ishin me te medhjenjte ne grupin e tyre. Kevini sepse kishte humbur nje ose dy vite shkolle prej mungesave te shumta, dhe ajo prej betejave qe I ishte dashur te luftonte.
- Ce mire te beri te kujtohesh per mua te Dielen, dhe ne 6 te mengjesit per me shume? – degjoi zerin e pergjumur te te dashurit te saj ne sfond dhe pershperimat e Emes teksa I shpjegonte qe ishte Kevini. 'Pershendete prej meje' tha ai perpara se ti rikthehej gjumit.
- Degjo, me fal qe ju zgjova qe ne pike te mengjesit thjeshte nuk me durohej dot me.
- Je fejuar? Do behesh baba? – filloi te tallej ajo. Gjithmone I kishte thene qe nuk besonte se do te vinte dita kur ai, Kevini I tmerrshem, te dashurohej dhe te rehatohej ne krahet e nje vajze te vetme.

-       Hahah vazhdo shpreso ti vazhdo. – pastaj pas nje heshtjeje te shkurter vazhdoi, - Cilat jane shenjat qe shfaq dikush qe perdor lende narkotike? – pyeti me ne fund serioz.

-       Pse me pyet? – kerkoi te dinte ajo.
- Motra ime, mund te jete duke luajtur me lodrat e gabuara. Te lutem Ema, me thuaj ndonje gje se me duket sikur do te cmendem nese zbuloj qe eshte e vertete.
- Hmm, se di vertete. Mua atehere cdo veprim I imi me dukej normal, por babi me tregon qe isha gjithmone e axhituar, e paduruar, nuk perqendrohesha dot, beja veprime te perseritura, nga ato veprimet qe njerezit e zene ngjushte bejne. Ndersa vete mbaj mend vetem dhimbjen e tmerrshme te kokes dhe ate dobesine e cpifur qe ndjeja sa here qe isha e paster. Vetem droga me qetesonte serisht. Pastaj transformohesha ne nje person te lumtur, te hedhur, te sigurte. Isha si dy individe te ndryshem ne te njejtin trup. – shpjegoi ajo duke rikujtuar ate periudhe te erret te jetes se saj. 
- Shume faleminderit Ems. – peshperiti Kevini.

- Shpresoj most e jete vertete keshtu sic dyshon Kevs. Me telefono edhe per kafe ndonjehere – e kritikoi ajo perpara se te thonin 'mirupafshim'

*
2 jave qe vezhgonte cdo levizje te se motres...
Ate ngathtesine e saj mengjesore kur me syte e perenduar dilte nga shtepia per te shkuar ne kurs apo palester. Pastaj ate vajzen energjike te mbremjeve qe rremonte te dollapet e guzhines per te gjetur gjera per te ngrene.
Vezhgonte si floket e saj dobesoheshin dita dites, si silueta e saj sa vinte edhe hollohej, si buzeqeshja e saj ishte vyshkur si gjethet e vjeshtes; me bisht te syrit shikonte se si hante thonjte e saj, si terhiqte e nervozuar gishtat apo si kapte dhe leshonte floket vazhdimisht.
Cdo levizje e saj, e perseritur, e nxituar I kujtonin fjalet e Emes. Po cmendej vertete, turfullonte ne mbremje perpara se te shtrihej per te fjetur.
Kishte harruar zakonet e tij te vjetra, kishte harruar ndjesine e trupave te femrave te panjohura nen ate te tij teksa familjarizohej me to ne nje nate te vetme.
I vendosur te te harronte, kete here te harronte tere shqetesimet qe Noeli i kishte shkaktuar, nxitoi te dilte, te shkonte ne nje party sic bente gjithmone, te harrohej ne trupin e ndonje vajze mendjelehte dhe te shuante ate ndjenje te cpifur qe e kishte pushtuar me ndonje gote alkol.
Ecte me makine si nje I cmendur ne rruget e Tiranes, por kur me ne fund parkoi nuk ishte ne parkimin prane Folie terrace por ne oborrin e madh te QSUT.  Ndihej si nje idiot qe kishte ardhur aty, si nje nga ata sonambulet qe kembet e conin ne nje vend ne menyre te paqellimshme. Kishte ardhur per Arian, me shpresen qe ajo mund ti jepte pergjigje pyetjeve te tij retorike, qe ajo mund ta qetesonte edhe me mire se nje gote alkol apo ndonje e panjohur tjeter sepse tani kishte nevoje pikerisht per tu qetesuar.
Eci drejt urgjences, duke mos ditur nese ajo ishte aty ate nate por nuk do te kthehej pas tani.
U turr brenda ne ate hapesire ku ajri i rende e bente te pamundur te duroje me shume se 5 minuta. Pyeste veten si ia dilnin mjeket te ekzistonin aty, te jetonin ne ate spital qe duhet te ishte bere tashme shtepia e tyre e dyte.
Harroi dilemat e tij kur pa nje vajze brune, me gjatesine e Arias qe nxitonte drejt zones se Kodit te Kuq. Rendi pas pas, dhe duke vendosur doren ne supin e saj e ktheu drejt vetes. Nuk ishte Aria. I zgjenjyer I kerkoi ndjese dhe doli jashte dyerve te xhamta te urgjences . Mori fryme thelle ne ajrin e fresket te asaj mbremjeje te fundit te Shtatorit por ishte tymi i duhanit qe nje burri prane tij tymoste ai qe u infiltrua I paftuar ne kraharoin e Kevinit.
- Shoku, do me japesh nje? – iu drejtua burrit te trishtuar qe nuk u mendua dy here perpara se ti zgjaste paketen e tij te Marlborove dhe cakmakun e zi. E falenderoi pasi ndezi cigaren dhe e thithi fort.
Kishte vite qe kishte hequr dore nga duhanpirja, madje nese do te ishte I sinqerte nuk e kishte qene kurre nje konsumues I rregullt;pervec atyre hereve kur ne adoleshencen e tij eksperimetonte me alkolin dhe duhanin sebashku me shoket e tij. Por ate nate, duke pranuar qe kishte qene nje gabim te vinte deri aty iu dorezua tundimit per te ndezur nje cigare, nje arratisje e te dobeteve.
Flaku tutje bishtin e mbetur te cigares dhe e shkeli lehte me kembe. Ishte gati te largohej kur pa Arian qe vinte drejt tij sebashku me nje shoqen e saj imcake.
Pa e menduar, duke harruar te vishte ate mendjemadhesine dhe arrogance e tij te zakonshme, vrapoi, po vrapoi drejt saj I vendosur per ta penguar qe te futej dhe te humbiste mes njerezve ne ate stan qe ishte urgjenca e Tiranes.
- Kevin? – pyeti ajo e surprizuar kur me ne fund ai qendronte perballe saj.
- Po. – dhe pa ndare per asnje cast syte nga Aria I zgjati doren shoqes se saj.
- Ajsi. – tha ajo. – Aria po te pres brenda. – vazhdoi vajza e imet dhe e zgjuar, sepse e dinte qe sishte vecse nje shtojce, nje pengese mes tyre.
- Cfare ben ketu? – pyeti Aria serisht serioze, vetem nje cast pasi I buzeqeshi aq perzemersisht Ajsit. Pse nuk arrij ta beje te qeshe keshtu edhe me mua, mendonte Kevini.
- Erdhe per tu kuruar nga psikopatia jote? Kisha idene qe spitali jot ishin clubet. 
- Erdha per te te pare ty. – pranoi ai me ne fund.
- Pse? Qe te me acarosh dhe... -  vazhdoi ajo sulmin e saj.
- Kam nevoje per ty. Harroji vetem per nje cast te tera dhe me thuaj, me thuaj shenjat e perdoruesve te droges. – tha ai me shikimin lutes.
- Pse me pyet?
- Sepse heren e fundit me the qe ka disa shenja qe ju I kishit vene re tek Noeli. Dua te di me shume. – insistoi ai. – Te lutem Aria, e ndihmo jo si vajza qe me urren, por si doktoresha qe je.

Fund (shqip)Where stories live. Discover now