26. KEVIN

1.2K 107 20
                                    

                 

- Do vish te me marresh? – lexonte mesazhi qe sapo I kishte derguar Amela. Shtremberoi fytyren sikur ai mesazh I thjeshte te ishte leng limoni. Nuk deshironte ta merrte, kishte kohe qe as deshironte ta shikonte apo te flinte me te.
Jo, nuk kishte te bente me Arian dhe faktin qe mendja e tij punonte vec per te. Amela ishte vjetersuar dhe Kevinit, qe ndryshonte makinat po aq shpesh sa edhe telefonet, nuk I pelqenin lodrat e vjetra. Tani bukuria e saj I dukej velese, e tepert dhe ato lajkat e saj fine e acaronin; sa here qe ajo perdridhej per ti mbushur mendjen per ndonje darke, per ta shoqeruar ne shopping apo me ndonje feste deshironte vetem ti gjuante qe ajo te pushonte.
Priste tashme i acaruar qe semafori te transformonte ate skuqjen e tij ne jeshile, ne ate mengjes kur I ishte dashur per nje teke te te atit te zgjohej heret, dicka e rralle per Kevinin.
U nis me nxitim sapo ngjyrat ne semaforin e qendres ndryshuan.
Ishte fare prane shtepise kur pa Noelin qe ecte, teksa shikonte majtas dhe djathtas, si dikush qe I trembet kapjes me presh ne duar, drejt nje djali qe priste mbeshtetur tek nje motorr I zi.
Frenoi fort, pa e vrare mendjen per borine kercenuese dhe me pas sharjet te shoferit te makines qe qendronte prane tij. Ndiqte me sy te motren pa u shqetesuar per trafikun e bllokuar prej tij.
Ajo vrapi ne krahet e tatuazhuar te djalit, qe ndonese ishte nje mengjes I ftohte kishte veshur vetem nje bluze te cngjyrosur qe dikur duhet te kishte qene e zene  me menge te shkurtra. Ai I buzeqeshi i bezdisur perpara se ta putthe. I njihte meshkujt horra shume mire, ishte vete nje I tille, e dinte sa e thjeshte ishte per nje djale si ai te joshte nje femer dhe ta flakte tutje me zemren e thyer, dinte sa e thjeshte ishte per nje mashkull te shtirej, te hiqej I lumtur, te buzeqeshte ndonese ne te vertete ishte gjeja e fundit qe I shkonte nder mend.
Djali qe shtrengonte ne krah motren e tij nuk bente as kaq, nuk hiqej I lumtur, nuk mundohej as te buzeqeshte I entuziasmuar. Ai qeni po perfitonte prej naivitetit te Noelit te tij. Pa u menduar zbriti i xhindosur nga makina, pa e parkuar kete te fundit me pare. I verberuar nga nervat, nxitoi drejt tyre me qellimin e vetem per ti thyer turinjte atij paloje mashkull qe ushqehej me pafajesine e vajzave si Noeli.
Terhoqi te motren nga shtrengimi I tij pa e vrare mendjen qe mund ta vriste teksa si I cmendur shtrengonte krahun e saj dhe pa I lene kohe asaj te protestonte, atij te pyeste se kush ishte I cmendur qe iu sul si nje bizon, e goditi. Fort. Dhe vazhdonte ti gjuante, cdo grusht me I forte se I meparshmi. Nuk ndaloi kur ndjeu gjakun e djalit qe ndoste doren e tij te djathte, as kur degjoi kercitjen e kockave te tij.
Injoroi edhe klithmat e se motres teksa e terhiqte, teksa I lutem qe te ndalonte.
- Qepe Noel. – iu hakerrye. – Hip ne makine. – urdheroi ai.
- Jo. Joo. Te urrej Kev. – bertiste Noeli teksa mundohej me kot te fytej mes tyre. Mes Kevinit dhe djalit me pamjen prej macoje qe priste cdo grusht si te ishte nje thes boksi, pa bere mundimin me te vogel per ti rezistuar.
- Ca dreqin do me kete shkerdhate Noel? – tha teksa shtyu djalin tutje per tu kthyer nga e motra. Ai u rrezua ne toke, I dobet dhe me fytyren e gjakosur.
- Ca ben ti? – uleriti ajo. – Shiko ca bere psikopat.
- Qekur shoqerohesh me horra si puna e ketij ketu. – tha dhe peshtyu ne drejtimin e djalit.
- Qekur te plas Kevin? Dhe ti, pikerisht ti je personi I fundit qe mund te vish dhe te me besh moral.
- Jam vellai yt.
- Je nje pleher. I harrove tere ato vajza qe perdor vete? Po vellezerit e tyre? Sa dua qe njeri prej tyre te te thyej turinjte ty. Te te vrasi dhe most e te shof me kurre. Te urrej Kevin. – dhe duke injoruar urdherat e tij qe te pushonte, qe te futej ne makine, ra ne gjunje prane djalit.
- Thyfsh qafen bashk me dashnorin tend. Po mos hajde te une, mos u quravit si nje bebe kur te lodhet me ty dhe te te flaki tutje si leck.
E la aty, teksa qante mbi djalin e derrmuar dhe vrapo per te makina e tij qe vazhdonte te bllokonte rrugen e tere kalimtareve te tjere. Perplasi deren pas vetes dhe vetem kur ishte gati te shtypte gazi ndjeu zilen bezdisese te telefonit te tij qe me shume se cdo gje deshironte ta thyente ne koken e atij trapit te motres se vet tani.
Armela, serisht ajo bucja e merzitshme mendoi, por kete here iu pergjigj.
- Ca mutin do edhe ti tani? – iu hakerrye.
- Kev, je mire shpirt? – kerkoi te dinte ajo.

- Mos me thirr me shpirt e zemer se na lodhe. – vazhdoi ai. – E di cke, futi nje te fshire ktij numri e mos me caj me shume koken. – dhe pa pritur per qurravitjet e saj dhe kerkesen e llogarive I mbylli telefonin, sic kishte bere sa e sa here te tjera, I sigurte qe ajo do te ishte serisht aty nese ai do ta deshironte...

*
Ktheu makinen mbrapsht I vendosur per mos tu kthyer serisht ne shtepi ate mengjes.
Teksa vazhdonte te ecte si i cmendur ne rruget cuditerisht te zbrazeta te Tiranes I shkruajti pa u menduar Arias.

'Behu gati. Po vi te te marr.'

Nuk e dinte pse ne ate cast, kur me shume se cdo gje deshironte te vriste palacon qe po tallej me Noelin dhe te zhdukte nga faqja e dheut Amelen dhe rracen e saj, mendoi per Arian. Ne mendjen e tij u shfaq ai imazhi I saj paqesor, ajo vajza me buzeqeshjen e embel. Kishte nevoje per embelsi dhe do tja jepte ajo mendonte.

'Me duket se ke ngaterruar person.' erdhi pergjigja e saj.

' Jo Aria. Do te jem aty poshte per 10 minuta. Jepi kembeve'

Fund (shqip)Where stories live. Discover now