Koka i dhimbte si kurre me pare, jo ajo dhimbja tipike e mungeses se kokaines ne trupin e saj, nje dhimbje me shqyese. I dukej sikur nga casti ne cast kafka e saj do te cahej me dysh, aty ne makinen e te vellait teksa ai e shoqeronte ne shtepi.
Kishte provuar ate tymin e cuditshem me Marion dhe nje shokun e tij dhe me pas, kur ekstaza e atyre casteve te para ishte venitur kishin shkuar ne nje pub te vogel, ku ajri mbytes e bente te pamundur te mbusheshe me fryme. Kishin pire, shuuume. Gjeja e fundit qe mbante mend ishte trupi I Marios ngjitur tek I saji ne banjon e vogel te pubit pastaj asgje.
Pse kishte qene Kevini prane saj kur ishte zgjuar e lodhur ne spital dhe jo Mario?- Cfare ben ti ketu? – ishin fjalet e para qe I peshperiti te vellait kur me ne fund hapi syte per tu ndeshur me portretin e shperfyturuar te Kevinit.
- Cfare ndodhi Noel? – kerkoi te dinte ai.
- Asgje. Piva nje ose dy gota me gocat dhe perfundova ketu. – genjeu pafytyresisht ajo.
- Shoqet? Pse ishte nje djale qe me telefonoi mua atehere? – pyeti kercenueshem ai, si nje nga ata vellezerit posesive ndaj te motrave, nje rol qe nuk I shkonte aspak.
- Di une Kev, nuk mbaj mend gje. Ka qene ndonje kamarier ose kshu. – genjeu serisht ajo, e sigurte qe kishte qene Mario ai qe kishte telefonuar Kevinin.
Nuk folen me, ai falenderoi doktorin e moshuar e te lodhur perpara se te largoheshin, dhe me sy kerkonte dicka, dike ne hapesiren e urgjences, por I dorezuar u kthye nga dera,e Noelin ne krahet e tij per te shkuar tek makina luksoze qe e kishte parkuar prane nje furgoni te kalbur diku me tej.- Noel, je e sigurte qe ishte vetem alkol? – pyeti Kevini teksa I perqendruar ngiste makinen ne rruget e zbrazeta te Tiranes ne ate mengjes.
- Cfare? – pyeti ajo e trembur, e zene ngushte nga pyetja e tij.
- Nje shoqja ime doktoreshe me tha qe mund te kishe perdorur dicka tjeter, qe vetem alkoli... - vazhdoi te fliste me ate perkujdesjen e stisur mendoi Noeli. Ai as qe donte tja dinte per te, kurre nuk ia kishte hedhur syte per me shume se 2 sekonda. Ishte ironike qe I njejti djale tani hiqej si vellai me I mire ne bote.
- Qe kur ke shoqe doktoresha? Mendova se ti shoqeroheshe vetem me prostituta – ia ktheu Noeli e nervozuar.
- Pergjigju pyetjes Noel. – bertiti ai dhe I nervozuar goditi timonin e makines.
- Jo Kevin. Jo, nuk kam perdorur asgje pervecse 2 gotave alkol te skaduar. – insistoi ajo per te qetesuar te vellain.·
- Mos I thuaj mamit. – iu lut ajo teksa ai parkonte makinen ne garazhin e madh te viles se tyre.
- Jo. – ishte pergjigja e tij e vetme.
- Me premton? – vazhdoi Noeli.
- Po. Shko fli Noel. – tha teksa zbriste nga makina e tij e larte duke perplasur deren fort pas vetes. Noeli beri te njejten gje, duke sfiduar nervozismin e tij me nje perplasje edhe me te forte. Vrapoi per ne strofken e saj, dhe perpara se te zhvishte rrobat e piseta, perpara se te lante fytyren ku rimeli I tretur kishte nxire syte e saj, nxitoi te karikonte telefonin e saj. Priti 1, 2, 3 minuta perpara se molla e zeze te shfaqen ne ekranin e ndricuar. Me gishtat qe I dridheshin gaboi dy here ne formimin e kodit te saj te sigurise. Me ne fund kur telefoni I saj u hap, pa lexuar mesazhet e saj, pa I hedhur nje sy profilit te instagram dhe facebook sic bente zakonisht telefonoi Marion, ndonese ishte vetem ora 6 e mengjesit; qyteti sapo kishte filluar te zgjohej.
Priti zile pas zile, pauza mes te cilave dukej aq torturueshem e gjate.
- Huh? Noel? – u degjua zeri I tij I pergjumur ne anen tjeter kur ajo po behej gati ta mbyllte dhe te perplaste e nervozuar telefonin ne murin perballe saj, ne murin ndares te dhomes se saj me ate te Kevinit.- Pse me le vetem mbreme Mario? – kerkoi te dinte ajo, duke kapercyer 'miremengjeset' dhe pershendetjet e embela.
- Mendova qe do ishte me mire nese vellai yt do ishte aty me ty. – u justifikua ai.
- Nese do deshiroja qe vellai im te ishte aty nuk do te kisha dale fare me ty ne rradhe te pare. Do kisha dale me te dhe me ato kuckat e tij. – dhe e xhindosur pa pritur nje pergjigje prej tij mbylli telefonin dhe e vendosi mbi komodinen e vogel krah shtratit te saj. U shtri pa e vrare mendjen per rrobat e ndotura, per fustanin e zhubravitur dhe te zhulosur, per fytyren e ngjyer me ato mijera kimikate. E vetmja gje qe e shqetesonte ishte qe Mario nuk e telefonoi mbrapsht...