49. KEVIN

1.3K 107 26
                                    

- Mos ia vi re Anes, - justifikoi ajo shoqen e saj teksa skuqej lehtazi.
- Pse? Mesa duket edhe ajo ishte fansja jote. - ia ktheu ai duke harruar qe nuk ishin me te njejten, tani ato gricjet e tyre dhe batutat perverse qe i pasonin njeri tjetrit ishin te pavenda. 
- Kevin. - u hakerrye ajo, duke ngritur serisht ato mbrojtjet e padepertueshme rreth vetes. 
- Pse nuk me the qe do ikesh? - kerkoi te dinte ai, teksa qendronte perballe saj, vajzes qe dashuronte, per ta pare te largohej, te arratisje ne nje kontinent tjeter per te rifilluar jeten e saj. 
- Kur? Kur te gjeta me tjetren ne banjo, kur erdhe i dehur poshte pallatit tim? Kur te te thoja Kevin. - shpertheu ajo. 
- Dje. - tha ai dhe ajo vetem shkundi koken. Kishte dicka ndryshe tek ajo, nuk ishte me vajza e forte dhe e hekurt qe ai kishte deshiruar aq shume te thyente. Per here te pare ajo e la te shikonte pertej mbrojtjeve te saj, vajzen e zhgenjyer e te lenduar, te ofenduar prej gabimeve te tij por ato gjurme merzie nuk e lumturuan sic kishte menduar me pare, perkundrazi, deshironte me shume se cdo gje ta ti largonte prej syve te saj, deshironte vetem ta shikonte te lumtur, te qeshur,edhe sikur larg tij. 
- Pse erdhe ketu? - pyeti ajo serisht. 
- Per ty. Nuk e di... Ishte nje vendim i pamenduar. Por dhe nese do te mendoja do te kisha bere te njejten gje. 
- Te menduarit nuk ka qene kurre pika jote e forte. - tha Aria. - Nuk duhet te kishe ardhur Kevin, - shtoi ajo teksa shikonte atletet e saj te bardha. 
- Jam treguar nje trap... - pranoi Kevini - nuk mundem as te te kerkoj ndjese. Nuk di nga tia filloj. Eshte pothuajse e kote por erdha te te them Me fal dhe Faleminderit per mbreme, por jo vetem - perfundoi ajo. 
- Eshte cik vone tani apo jo? Kam nje avion qe me pret. - i kujtoi ajo. 
- Mos ma kujto. - tha teksa qeshte i dorezuar. 
- Hmm atehere me the ckishe per te thene, - vazhdoi Aria e sikletosur. - Mendoj se mund te shkosh tani - dhe beri te largohej prej tij vetem pasi i buzeqeshi sic bente me te tere pacientet e saj, me njerezit e huaj qe e pershendesnin ne rruge. Nje buzeqeshje siperfaqesore. 
I vendosur per mos ta lene te largohej aq thjeshte, aq thate, duke refuzuar qe lamtumira e tyre te ishte e tille, e thate e terhoqi ne krahet e tij, e pushtou ne nje perqafim qe do deshironte mos te perfundonte kurre. Deshironte me shume se gjithcka ta puthte edhe nje here te fundit, deshironte me shume se gjithcka ta puthte dhe me ate puthje ti rrefente cdo gje te pathene, vuajtjen e tij, merzine qe po e mbyste, deshironte ti lutej qe ti falte serisht pakez nga ajo drita e saj, por ishte shume vone, per gjithcka. Prandaj vetem e perqafonte, fort.
- Te dua Aria. - i peshperiti ai prane veshit. Ato tre fjale ishin shume te brishta per tu thene me zerin e larte, per tu bertitur. Ato fjale i perkisnin vetem asaj dhe jo vesheve kurioze te njerezve qe vazhdonin ecnin krah tyre. 
- Jo Kevin, mos, mos e thuaj... - ajo refuzonte te degjonte, te besonte ato fjale qe bartnin ne to tere dashurine e tij, ato fjale te thjeshte per te pershkruar dicka aq komplekse. 
- Me degjo Aria, mos me thuaj me qe une nuk di te dashuroj. E mesova fale teje. Dhe ndoshta vetem dashuria nuk mjafton per te justifikuar tere gabimet e tjera, ne fakt nuk justifikon asgje, sepse isha vete une qe ndota kete ndjenje me budalliqet e mia, por me beso kur te them qe isha shume konfuz dhe po cmendesha nga mijera dyshime. Ti ishe aq e ftohte, dhe gjithmone me refuzoje. Dhe isha xheloz, e pranoj. Nuk te kerkoj qe te me duash, ne fakt e di qe nuk me do. Dua vetem te me besosh. 
Ajo vetem pohoi lehte teksa psheretinte ende ne krahet e tij... 
- Te sfidoj te qendrosh me mua. - i peshperiti ai, - Te sfidoj te me pranosh serisht ne jeten tende. - vazhdoi ai. 
- Nuk mund te ma kerkosh kete Kevin. - ishin fjalet e saj te vetme dhe Aria kishte te drejte, nuk mund ti kerkonte te behej nje pengese ne rrugen e saj, rruge qe pa Kevinin do te kishte qene me e thjeshte. 
- Dua vetem nje mundesi, te fundit,te premtoj.Do vija pas teje qe tani nese do pranoje te rinismin edhe njehere nga e para. E di qe jam minus shume pike, e di, por te lutem...
- Jo Kevin. - tha ajo e sigurte teksa shkeputej prej shtrengimit te tij. - Jo. Me ty nuk eshte vetem nje sfide ketu e nje aty. Ti je cdo dite nje sfide, cdo dite krah teje jam ndjere si para nje provimi, e tensionuar, e stresuar dhe me dyshime per castin kur do lodheshe me mua. Ishte gallate e pranoj,  ndryshe, dicka e bukur por aq; cdo dite ishte nje sfde qe une nuk dua te vazhdoj ta luaj. Nuk mundem. Kete here do te refuzoj, per here te pare do te refuzoj nje sfide, sepse kam frike. Kete here kam frike. - pranoi ajo. - Mirupafshim Kevin. Shpresoj vertete qe te jesh i lumtur, e di qe do te jesh , kete here ne menyren e duhur. - dhe u largua e buzeqeshur. 
Si mund te buzeqeshesh Aria, me meso edhe mua te buzeqesh tani qe deshiroj me shume se gjithcka te shperthej ne lote. - deshironte ti lutej.
Tani qe bashke me ty po humbas edhe te vetmen gje te bukur ne jeten time, te vetmen gje te vlefshme.  

Fundi... Ky ishte fundi i tyre mendoi teksa e shikonte qe perqafonte shoqen e saj e buzeqeshur, me pas e perlotur. Ishte hera e pare qe shikonte lotet e saj dhe ata lote nuk i perkisnin atij. 
 

Fund (shqip)Where stories live. Discover now