21. KEVIN

1.3K 108 14
                                    

Po enderronte, nje enderr aq reale... Ndjente doren e se emes ne floket e tij, si dikur, si athere kur ishte femije dhe ajo i lexonte perralla, si perpara se biznesi i tyre te forcohej, te zmadhohej. Ai i mbante mend neten e tyre familjare, kur flisnin me njeri tjetrin, kur e ema dhe i ati qeshnin me ngadhtesite e Kevinit. Ai i kishte njohur prinderit e tij, ndersa Noeli jo. Ajo kishte lindur pasi ata ishin transformuar ne lolot qe ishin sot, dy skllever te punes.
Jo, mos mendo sepse enderra e bukur do te transformohet ne nje makth. Perqendrohu tek ajo dore qe butesisht te perkedhel... Po sikur ato mendime ta kishin trembur, ajo prekje u zhduk.
U zgjua, per te gjetur Arian qe qendronte fare prane tij, qe studionte Kevinin e perqendruar.
- Cfare ben ketu? Ka ndonje te re? - pyeti vetem pasi u sigurua qe Noeli flinte, ende.
- Jo thjesht po kaloja dhe thashe te shikoja cbehet.
- Aha, te mori malli? - pyeti provokueshem. Vetem tani, pasi ishte siguruar qe e motra po behej me mire, pasi kishte degjuar zerin e saj te pershperiste emrin e tij vetem pak caste me pare, dhe kishte qeje deshmitar i syve te saj qe perpeliteshin, qepallat e syve shume te renda per tju pergjigjur. Vetem atehere u perqendrua tek Aria qe qendronte perballe saj, e njejta vajze qe si i cmendur kishte kerkuar ta ritakonte dy muajt e fundit.
Ka nje zot mendonte, qe deshironte po aq sa edhe ai vete qe ata te shiheshin serisht, ne spital. Noeli kishte qene karremi i tij, por tani qe ishte i sigurte qe e motra ishte mire nuk ndihej aspak fajtor te mendonte per 'dehjen' e saj si mundesi e arte per te, per ta shfrytezuar mendjelehtesine e te motres per qellimet e tij.
- Mos enderro kaq shume. Une kontrolloj te tere pacientet e mi. - foli ajo qetesisht,
- Asnjeri nuk eshte kaq i mire sa une.
- Me pelqeje me shume pak me pare - tha ajo e acaruar.
- Pra me pelqen edhe tani?
- Cfare thua? - kerkoi te dinte ajo, e paafte te ndiqte lojerat e tij te fjaleve.
- The 'me shume'. Do te thote qe me pelqen edhe tani, vetem se pak me pak.
- Jam vertete shume e lodhur per budalliqet e tua. - foli ajo e lodhur. - Ma merr mendja qe ske asnje shqetesim tjeter rreth motres. Ne fund te koridorit eshte urgjenca e psikiatrise. Shko futi nje vizite je qe je, se nje zot kur te bie prap rruga kendej. - ia ktheu ajo.
- Shume shpejte, per te te vizituar ty doktoresha. - tha teksa guximshem mundohej te ngushtonte distancen mes tyre dhe kur qendronte perballe saj, perpara se Aria te tentonte te largohej sic bente gjithmone i futi nje 'shperblim' ne xhepin e perpareses, ne te njejtin xhep ku dukej stetoskopi i saj. Ajo u ngrys, nje sjellje qe ai nuk e kishte pritur aspak, dhe imitoi levizjen e tij, por per te nxjerre kartmonedhen 50mijelekeshe nga aty.
- Po mundohesh te me korruptosh? - tha me serioze se kurre.
- Po te falenderoj. - shpjegoi Kevini.
- Merre. - dhe e flaku mi shtratin e Noelit. - Une nuk dua parate e tua dhe te askujt tjeter.
- Ti me ndihmove vertete. - vazhdoi Kevini, i surprizuar nga reagimi i saj i ashper.
- Do te beja te njejten gje per te tere Kevin. Mos mendo me leke, fillo perdore trurin tend ndonjehere, do te te beje mire.
- Nuk doja te te ofendoja. - tha sinqerisht ai. - Mendova se, nuk dija si te te falenderoja ndryshe... - pranoi me ne fund ai.
- Me lejo te te qeras me nje kafe te pakten. - shtoi aty per aty Kevini. - per te te falenderuar.
- Mjafton te thuash fjalen dhe jemi te lare. - tha e prere ajo
- Te sfidoj. - shtoi Kevini, duke cvarrosur ate lojen e tyre te vjeter te sfidave nga kujtesa e te dyve. Nuk ishte ende gati te hiqte dore prek saj, serisht. Kete here do te insistonte, deri ne fund.
- Fillove prape? - pyeti e bezdisur prej atij propozimi.
- Mos me thuaj qe ke frike si pulat. - shtyu ai, duke tentuar te zgjonte Arian qe nuk stepej kurre nga frikat. U mendua dhe kur Kevini ishte i sigurte qe ajo do te pranonte, qe kete here do te fitonte ajo tha
- E vetmja pule ketu je ti, qe fshihesh pas 'sdidave' per te fituar nje kafe me mua. Sepse je i paafte ta besh dicka te tille ndryshe. - dhe u largua me perparesen qe si nje pelerine valevitej ne sikron me hapat e saj.

Ishte dora jote ajo qe me perkedhelte pak me pare kur mendoje se po flija. Nje pjesez e jotja ndjen per mua, ndonese ti e refuzon. Do ta zgjoj ate ndjenje, do ta fuqizoj deri sa te te pushtoje te teren. - deshironte ti thoshte. E kishte gjetur piken e saj te dobet, ishte vete ai, ishte djali i dobet dhe i ndjeshem qe flinte brenda Kevinit...

Fund (shqip)Where stories live. Discover now