31. NOEL

1.3K 108 16
                                    

PAS 2 MUAJSH

                 

-       Po me thua qe nuk ke me asnje kokerr leku? – iu hakerrye Mario teksa qendronin shtrire ne krahet e njeri tjetrit ne divanin e piset te shtepise se tyre.
- I mbarova te tera nush. Mendova se sot do te merrje rrogen ti. – I kujtoi ajo.

-       Rroge leshi. Shefi u acarua se thyva ca pjata. Sme dha asnje grosh te kap tja thyej turinjte. – bertiti ai.

-       Qetesohu, do ta zgjidhim. – e qetesoi Noeli
- A nuk ja kerkon dot atij vellait tend bythlepire? – sygjeroi Mario me syte mbyllyr, dhimbja e kokes ishte e padurueshme dhe drita e bente edhe me keq.
- Harroje, ai dicka dyshon. Sec ka zene nje dashnore doktoreshe qe me shikon cuditshem sa her vjen nga shtepia jote. Te betohem ajo ja mbush mendjen me lloj lloj skenaresh atij kokboshit. – shpjegoi Noeli, urrejtja e te ciles per Arian ishte pashpjegueshmerisht e pafundme.
- Merr shit ndonje gje tjeter atehere shpirt, ske ci do ter ato diamante e budalliqe.
- I kam shitur te tera o Mario, te thashe qe skam me asgje, asgje. – bertiti Noeli duke humbur qetesine e saj.
- Mos ulerit dhe mendohu per ndonje zgjidhje. – iu kthye ai. – Merri ndonje gje asaj shtriges mamit tend, duhet te ket varse idiotlliqe pafund.

Biseda e tyre u nderpre nga Dajana qe hyri ne apartamentin e Marios permes deres jo te kycur, e lumtur, ndryshe nga ata te dy qe luftonin depresionin, ankthin qe eleminimi droges nga sistemi tyre linte pas.
- Ca rrini si pleq aty, hajde gjallerohuni, ju kam sjelle dhurata. – shpalli ajo teksa me entuziasmin e saj kontaminoi ate dhome te zymte.
- Ca me qesh aty si idiote kur mua me plas koka? – ia ktheu Noeli, alergjike ndaj asaj energjie qe ajo rrezatonte.
- Behu pak me e sjellshme. Ju kam sjelle dicka miq. – dhe nga canta e saj e shpines nxorri qesken e vogel sebashku me dy shiringa. – Kenaquni tani. – shtoi Dajana teksa ia zgjati Noelit.
- Ku I gjete o shejtane? Mendova se ishe po aq keq me leket sa edhe une.
- Ndryshe nga ti une nuk jam e lidhur motra. – I kujtoi ajo, duke nenkuptuar qe i ishte dashur te perzihej me njerezit e gabuar per te siguruar heroine.
- Je heroina ime. – tha Noeli teksa I buzeqeshte, buzqeshje qe perdori tere forcat e mbetura te saj. Dajana ishte nje shoqe e vertete mendoi.

Kishte qene pikerisht Dajana, me e guximshmja mes tyre, qe kur Adi i kishte sygjeruar qe ta injektonin heroinen ne vend qe ta thithnin tymin e saj sic benin gjithmone,ishte hedhur e para perpjete, gati per te provuar ate eksperience te re.
'Ishte nje mrekulli' kishte shpallur pas disa castesh, kur high I momentit te pare ishte zhdukur , perpara se te binte ne nje gjume te thelle, paqesor, nje gjume per te cilin Noeli kishte aq shume qe enderronte.
Nuk arrinte te flinte me, nuk arrinte te shijonte asgje nese nuk konsumonte kokaine me pare, meth apo cfaredolloj droge qe mund te gjente.
Dhe ishte deshira per te fjetur, per te fjetur ashtu si Dajana, dhe kurioziteti per te perjetuar ate ekstaze qe ajo pershkruante qe e shtyu te rrembente njeren prej shiringave duke e injektuar ne venen e krahut te majte pa iu dridhur syri.
Heroina ishte mbreteresha e drogerave, por nje mbretereshe magjia e se ciles zgjaste fare pak...

*
Edhe ate nate u kthye ne shtepi vone, shume vone, sic kishte bere cdo nate javen e fundit duke perfituar nga mungesa e prinderve te saj. Ata ishin larguar ne nje udhetim pune jashte, Kevini ishte 'cmendur' pas doktoreshes se tij duke harruar si gjithmone Noelin, duke iu rikthyer atij normalitetit te tij ku nuk perqendrohej tek cdo veprim i se motres dhe ku nuk rrihte te dashurin e saj.
Hyri qetesisht ne shtepi, por ne vend qe te shkonte ne dhomen e saj u drejtua drejt gardarobes se te emes. Mario kishte te drejte, ajo kishte shume varese per te vene re mungesen e ndonjeres prej tyre.
por teksa me vendosmeri ecte drejt dhomes se prinderve te saj u perplas me dike qe klithi nen ze. Aria mendoi.
- Noel, me fal nuk te pashe, po shkoja te merrja une. – shpjegoi ajo.
- As me plas. – ia ktheu Noeli e axhituar.

- Tani u ktheve? – kerkoi te dinte ajo, duke future serisht hundet e saj aty ku nuk I takonte.
- Nese mendon qe fakti qe flen me vellain tim te jep te drejten te sillesh si motra ime, kunata a ca leshin I bie, gabohesh rende. Shko numero ato dashnoret e tjera te tim vellai ne vend q te mbash mendjen se kur kthehem une.
- Ke pire serisht apo jo? – vazhdoi Aria teksa transformohej nga vajza e embel ne doktoreshen e serte.
- Boll me pyete – shpertheu Noeli – A se kupton qe une te shumezoj me 0 ty, ste llogaris fare. Fundja je thjeshte nje prostitute si shume e shume te tjera, me diplome mjekesie. – dhe pa pritur reagimin e Arias nxitoi serisht, kete here per ne dhomen e saj.

Fund (shqip)Where stories live. Discover now