Doli nga spitali, e lodhur pas nje dite tjeter te gjate per tu perplasur me Kevinin qe e priste ulur ne njerin nga stolat e vjeter.
- Cfare ben ketu? - kerkoi te dinte Aria, ndonese ishte e lumtur qe pas dites se mbushur me fytyra te vuajtura ritakonte Kevinin.
- Erdha te te marr, te te shoqeroj ne shtepi, dhe te te mbush mendjen te vish me mua tek hapja e nje lokali te ri ne Bllok.
- Ti e di qe sme pelqejne keto gjera, - i kujtoi ajo teksa ecte me hapa te shpejte krah Kevinit drejt makines se tij te parkuar diku me tutje.
- Nuk ka asnje menyre si te ta ndryshoj mendjen? Masazhe ndoshta? Puthje? - vazhdoi te kembengulte ai.
- Jo, jo, jo. Vazhdo ti, - tha Aria me besimin e saj te cuditshem kundrejt Kevinit, te njejtit djale qe te tere e pershkruanin si nje 'zemerthyes'. - Do te shof ndonje film veshur me pizhama dhe do te fle heret. - planifikoi mbremjen e saj.
Kishte qene nje dite e gjate, mbushur me raste te komplikuara, njerez te veshtire. Diku mes dyndjes se prinderve te alarmuar per ndonje grip te thjeshte te femijeve te tyre, kishte gjetur pak kohe per te takuar Ciskon, i cili i kishte telefonuar serisht ate mengjes duke insistuar qe ajo te mundohej te shkeputej sikur edhe vetem per pak caste.
E kishte perqafuar sapo e kishte pare, duke i kerkuar ndjese qe nuk ishte kujtuar me shpesh per te.
- Me fal qe kembengula kaq shume, nuk doja te behesha i bezdisshem, - shpjegoi ai ndersa Aria qeshte me vete duke kujtuar Kevinin dhe ato insistimet e tij te parreshtura. 2 telefonatat e Ciskos nuk ishin asgje para atyre mijera sms dhe thirjeve te humbura kur Kevini donte ta merrte Arian si shoqeruesen e tij ne ndonje feste. Telefonatat dhe sms e tij te papergjigjura shoqeroheshin gjithmone me Kevinit qe trokiste fort ne deren e saj, pa u lodhur nga injorimi i Arias, pa u dorezuar deri sa ajo te hapte deren.
- Me thuaj, - tha Aria teksa i buzeqeshte sic bente gjithmone, sic kishte bere gjate 2 viteve te lidhjes se tyre, perzemersisht. Ajo buzeqeshje buronte nga miqesia e sinqerte, e vetmja ndjenje qe ushqente ndaj tij.
- Eshte mami im, - filloi te shpjegonte ai dhe menjehere Arias iu rishfaq fytyra e embel e teta Veres teksa pergatiste petullat e saj, dhe me pas ajo e perlotura e te njejtes zonje kur kishte marr vesh per ndarjen tyre.
- I kane thene qe ka insuficente hepatike, dhe do i bejne ca teste. Eshte shtruar ketu. Nese mund ti hedhesh nje sy karteles, te pyesesh mjeket se mos te thone dicka me shume. Se di, ndihem si idiot te te kerkoj ndihme kur as vete nuk di cpo kerkoj konkretisht. - vazhdoi ai.
-Hej, mos e vri mendjen. Do pyes une dhe do te t shojegoj gjithcka. do jesh ketu cdo dite besoj?
- Po, - pohoi ai, - pasi te lirohem nga puna.
- Mu be qejfi qe te pashe Cisko, - tha sinqerisht Aria pasi shkembyen edhe disa biseda te tjera siperfaqesore me njeri tjetrin. - Do te shihemi neser ather besoj? - pyeti ajo perpara se te largohej.
- Kur te duash pas ores 2. - i kujtoi Cisko dhe me pas e falenderoi serisht.*
Debatonte me veten nese duhet tia permendte Kevinit ate takim te saj me Ciskon, pas skenes se mbremshme kur ai urdheronte te qendronte larg tij.
Ai nuk ishte i dashuri i saj, ishte vetem nje shok pak me special, nje nga ato miqte me benefite dypaleshe. Ajo vazhdonte ushqente idene qe kur interesi i njerit prej tyre te venitej, bashke me te do tretej dhe ajo 'miqesia' e tyre.
Nuk ishte e detyruar ti tregonte gjithcka, sic nuk ishte ai ne poziten qe te kerkonte te urdheronte dhe te kondiciononte levizjet e Arias, ndonese Kevini gjithmone pelqente te fuste hundet aty ju sduhej.
Por ne fund, e vendosur per te qene e sinqerte, jo per te por per veten e saj ku nje genjeshter do ta bente te ndihej keq, teksa ai ndaloi ne nje prej shume semaforeve te kuq peshperiti
- Takova Franciskon sot. - reagimi i tij i vetem ishte ai shtrengim nofulle, shoqeruar nga gelltitja qe levizi kocken e tij hiodie, ose mollen e Adamit sic e njihte ndryshe populli. Pas nje shikimi te ftohte drejtuar Arias, si ato te mamase se tij, u perqendrua serisht tek rruga. ne asnje moment nuk u perpoq te bisedonte me te.
Aria e nervozuar doli duke perplasur deres pas vetes kur me ne fund ai parkoi poshte pallatit te saj te vjeter. Ai kerceu jashte makines pas saj dhe pa e leje te futej ne hyrjen e shkalles se vogel, shtrengoi krahun e majte te Arias duke e detyruar qe te kthehej perballe tij. Prekja e tij nuk ishte nje nga ato prekjet delikate, as nga ato shtrengimet e forta pasionante. Ate pasdite, ne shkallet e pallatit te Arias, ai ishte i frikshem, nje djale i verbuar nga xhelozia e tij idiote.
- Te thashe mos ta takoje. - foli ai neper dhembe teksa shtrengonte edhe me fort krahun e saj. Nje cast me shume dhe do te ndjente kockat e saj te thyheshin nen prekjen e tij mendoi ajo.
- Te thashe qe ti sme urdheron dot cdo bej, - iu pergjigj e revoltuar, e vendosur te kundershtonte cdo budallik te tij, pa pranuar te shpjegonte arsyjen e vertete te atij takimi as pasi Kevini e pyeti cfare kishte dashur ai.
- Ti je e imja. - shpalli Kevini teksa kercenueshem afrohej edhe me prane saj me ate trupin e tij te madh te formuar.
- Une nuk jam e askujt. - ia ktheu Aria me nervat qe i nxeheshin cdo moment dhe me shume.
- Kaq shpejt e harrove ne shtratin e kujt flen? Kush te ndjen te paren cdo mengjes? - i perpladi ne fytyre ai. Dobesia e saj per ti rezistuar asaj terheqjes idiote fizike ishte perkthyer ne nje argument te tijin per te suportuar ate teorine idiote qe mund ta zoteronte Arian.
- Je ti qe flen ne apartamentin tim Kevin, - i kujtoi ajo. - Dhe disa puthje te shkembyrra nuk me bejne mua tenden. As ti nuk je i imi, nuk ke qene i asnjeres nga ato q ke patur perpara.
- Ti je ndryshe. - insistoi ai si nje femije,
- Une nuk jam prone. - bertiti teksa perpelitej per ti shpetuar prekjes se tij te dhunshme dhe vraponte teksa ngjiste shkallet drejt apartamentit te saj per tiu fshehur syve te tij te zinj te frikshem.
Mbylli deren pas vetes dhe rendi per ne tualet ku do te bente nje dush. Fiku telefonin e vendosur per mos te lexuar mesazhet e shumta te mbushura me 'Me fal' te pandjera dhe me zemra te kuqe, nga ato zemra qe nuk njihnin xhelozi.
La ujin te rridhte ne trupin e saj, te shperlante tutje papastertite e asaj dite. Por as uji i kulluar nuk zhduku ate njolle te zeze qe shtrengimi i tij i piset la ne krahun e saj, ate njolle te zeze te dhimbshme qe ndoshta ishte nje paralajmerim per mos ti besuar Kevinit, per te qendruar sa me large atij mashkulli qe mund te transformohej nga nje individ i embel ne nje te dhunshem brenda pak minutash.
'Largohu sa je ne kohe Aria' ngriti ze ajo pjesa e saj e frikesuar por e injoruar prej saj.
E mposhtur nga deshira e saj kundrejt tij, e dorezuar serisht para terheqjes fatale, hapi telefonin e vendosur per ti dhene nje shanc, nje mundesi per tu shpjeguar.
Nuk ishte vetem faji i tij justifikonte duke drejtuar gishtin edhe nga vetja, qe refuzonte te qendronte krah Kevinit kur ai e bente te qarte qe deshironte Arian me shume se cdo gje, kur mbyllte veshet perpara cdo kerkese te tij ndonese te sajat degjoheshin gjithmone...
Eshte edhe faji yt Aria...