Kishte qene ne gjume dhe ai mesazh prepotent I Kevinit e kishte zgjuar. Nje mengjes qe ajo vendoste te flinte deri vone, ishin Kevin arroganti qe e zgjonte, I njejti djale qe pas takimit te tyre nuk u kujtua per te nje jave te tere.
10 minuta do te jem poshte I shkruante; le te presi deri sa te plasi dhe te zhduket andej nga erdhi mendoi ajo teksa u rrotullua nga ana tjeter, pa harruar te bente telefonin e saj te heshtur. (silent)Gjumi e zuri shpejte, e lodhur nga nje nate e gjate ne urgjence.
Ishte zilja e deres qe binte papushim ajo qe e zgjoi pak me vone.
Mbuloi koken me jastek, e sigurte qe ndonje komshi acarues apo ndonje nga ato deshmitaret depressive te Jehovait do te lodheshin se luajturi me zilen e apartamentit te saj, po kushdo qe ishte ne anen tjeter te deres vazhdonte ti binte asaj zileje sikur jeta e tij te varej prej saj.
U ngrit, dhe pa u nderruar apo lare me pare fytyren shkoi drejt deres me hap ate ngadalte duke mallkuar nen ze idiotin qe qendronte ne anen tjeter.
Hapi deren per tu gjendur perballe Kevinin, floket e te cilit ishin shpupuritur sikur nje furtune te kishte ndodhur ne koken e tij por ishte dora e tij e gjakosur qe terhoqi vemendjen e Arias.
- Te thashe te beheshe gati, - tha me ate tonin e tij urdherues qe e cmendte Arian, dhe jo nga ajo cmendja terheqese por nga ajo qe deshironte te gjakoste edhe grushtin e saj teksa I gjuante asaj fytyres se tij perfekte.
- Cfare dreqin...- filloi te thoshte ajo por nuk e perfundoi kurre ate fjali pasi ai zhduku distancen mes tyre dhe ngjeshi dhunshem buzet e tij ne te sajat, nje sulm qe ajo ishte e paafte ta zbrapste me ngathtesine e saj mengjesore. Ndjeu murin e ftohte pas kurrizit te saj dhe deren qe u perplas me force, pastaj asgje.. Pastaj e vetmja ndjesi ishte ajo e kenaqesise qe puthja e tij i dhuronte.
- Pikerisht ajo qe me duhej, - peshperit fare prane buzeve te saj, duke perkedhelur fytyren e saj te enjtur nga gjumi me frymen e tij.
- Ca ben ketu? Je cmendur? Kujton se urgjenca e Tiranes eshte shtepia ime dhe me troket ne dere qe ne pike te mengjesit me doren e gjakosur dhe pastaj me puth dhe... -perfitoi nga ai cast dobesie I Kevinit per ta sulmuar, me fjale. Ai qeshi. Ajo bertiste dhe ai qeshte si nje I cmendur dhe ishte reagimi I tij prej menefregisti qe e acaronte edhe me shume.
- Ca me qesh si kale? – kerkoi te dinte ajo.
- Sepse asnjehere me pare nuk ke folur kaq shume me mua. Harrove te marresh fryme Aria.
- Po qesh se jam gati te te vras? – pyeti teksa ngrinte vetullen e saj te rregullt.
- Po qesh edhe pse qendron perpara meje veshur me nje kemishe nate me ate gomarin depresiv te Winnie Poo – vuri ne dukje ai.
- Cfare pret? Te jem maje takave dhe e pispillosur sepse zotrotes I teket te me vije ne dere si stalker qe pa gdhire? – ia ktheu ajo.
- Bluza ime te shkonte me shume. Me cmende fare ate dite ne Dhermi kur dole nga dhoma ime me ate veshur. Doja te te kapja dhe te te puthja serisht dhe...
- Mos fillo me fantazite e tua pornoeske. Eshte shume mengjes per te duruar pervesitetet e tua. Me thuaj vetem cfare dreqin ben ketu?
- Te thashe, erdha te te rrembej. Shko vishu. – urdheroi serishta ai.
- Ik pirdhu. – ia ktheu ajo.
- Shtt gocat e mira te vogla qe veshin kemisha nate me kukulla nuk perdorin keshtu fjalesh. – dhe qeshi serisht si gomari qe ishte.
- Je totalisht budalla, cdo here me mbushet mendja edhe me shume-
- Leri llafet doc por vishu, nese sdo qe te vish me kete kemishe nate.
- Nuk do te vi ne asnje vend me ty. – shpalli ajo. – Tani ik. – I tha duke I treguar deren.
- Ashtu mendon ti, - dhe papritur e kapi ne krahet e tij duke e ngritur nga toka. Eci me te ne krahe ne korridorin e ngushte te apartamentit te saj dhe u fut ne dhomen e vetme te gjumit, ate te Arias. E leshoi mbi krevatin e saj te cregullt dhe kur mendonte qe do ti sulej per ta puthur serisht, ai e surprizoi duke shkuar drejt dollapit te saj te vogel te tejmbushur me rroba.
- ca dreqin? – tha teksa afrohej drejt tij per te mbyllur dollapin.
- Uuu dikush vdiska per te zezen. Eshte ngjyra jote e preferuar keshtu? – pyeti ai teksa studionte veshjet e saj te varura.
- Cte duhet ty.
- Paske dhe sutjena te kuqe. Mos harro ti veshesh keto heren tjeter kur te jemi bashke. Kam nje fantazi kur... - filloi te tregonte ai por shuplaka e forte e Arias la pergjysem nje nga perversitetet e tij te rradhes.
- Te thashe ik zhduku. – I kujtoi ajo.
- Jo e dashur, me the ik pirdhu. Je apo nuk je mire sot shpirt? – vazhdoi Kevini dhe perpara se ajo ti gjuante serisht, terhoqi nje bluze te thjeshte pambuku dhe xhinset e hedhura shkujdesur mbi te nga dollapi.
- Vish keto. - I shkeli syrin teksa ulej ne shtratin e saj. Aria, ne nervat qe si tym I dilnin nga veshet si tek kukullat qe shikonte femije, mori rrobat e saj nga duart e Kevinit dhe u turr per ne tualet.
- Mos bej te turpshmen tani, sikur nuk te kam pare me pare. – ishin fjalet e fundit qe degjoi perpara se te perplaste deren e banjos se vogel fort pas vetes.