Diku mes perpelitjeve per ti shpetuar mberthimit te tij, kafshimeve per te protestuar kunder asaj puthjeje, u dorezua.
Nje cast u perhumb ne magjine e atij casti, ne butesine dhe ergersine e atij takimi te buzeve te tyre. Per vetem nje moment i lejoi vetes qe te shijonte ate cast.
Por kur atij casti I erdhi fundi, e nervozuar me dobesine e saj, mblodhi tere forcen qe trupit te saj per te shtyre Kevinin muskuloz larg vetes, dhe po me aq force shuplaka e Arias u perplas ne faqen e tij te ashper nga qimet rebele te mjekres se tij.
- Cfare dreqin? – protestoi ai. Asnje,asnje femer nuk kishte guxuar ta refuzonte, aq me pak ti gjuante me pare.
- Cfare dreqin ti? – iu hakerrye Aria. – Ne fillim me perndjek, duke pyetur per mua lart e poshte, pastaj me behesh sin je hije, dhe tani me hidhesh siper duke me puthur sin je kafshe. – Mos bej sikur nuk te pelqeu po aq sa edhe mua, zemer. – iu pergjigj ai qetesisht, teksa I buzeqeshje, nje buzeqeshje qe ajo deshironte aq shume ta fshinte nga ajo fytyra e tij e bukur. Fatkeqesisht ai ishte nje mashkull I bukur mendonte Aria. Dhe ndonse e urrente, e urrente me tere forcen e qenies se saj arrogance dhe ate negativitet qe ai transmetonte, fizikisht ai e terhiqte. Nese trupat e tyre do te kishin qene 2 magnete ai do te ishte Poli I Veriut dhe ajo jugut. Nuk kishte asgje qe mund te ndalonte terheqjen e tyre...
- Pse me je bere si hije? – kerkoi te dinte Aria. – Pse nje cast as qe e di qe ekziston dhe tjetrin me ngjitesh si rrodhe?- Do pergjigjen e sinqerte apo nje nga ato pergjigjet e zbukuruara per te cilat ju vajzat treteni? – tha ai, me ate vetebesimin acarues.
- Oh po, mezi po pres te degjoj qe mendon qe jam kaq e vecante dhe qe ne momentin e pare qe syte tona gjeten njeri tjetrin, ti kuptove qe dashuria me shikim te pare ekziston. – dhe qeshi, ironikisht si edhe Kevini pak me pare, e kenaqur nga pergjigja e saj. Kevini nguroi perpara se ti pergjigjej dhe pastaj serisht me ate qendrimin e tij te zakonshem nisi te fliste qetesisht.
- Sepse po me reziston, me refuzon vazhdimisht ndonese jam I sigurte qe e mban mend sa mire mund te te bej te ndihesh – dhe I shkeli syrin – Je sfide Aria, dhe une ashtu si edhe ti I adhuroj sfidat.
- Shpresoj te adhurosh edhe humbjet po aq shume. – iu pergjigj ajo. Maskilisti I ndyre donte ti thoshte. Une nuk jam lodra jote, femrat nuk jane lodrat e tua me te cilat mund te luash dhe ti flakesh kur deshiron ajo koka jote boshe.
- Une nuk e njoh humbjen. – foli ai teksa tentonte ti afrohej serisht, per ta sulmuar serisht me ato puthjet e tij hipnotizuese, ato puthjet qe paralizonin mendjen e saj duke e shnderruar Arian ne nje tjeter prej zockave te tij. U step sepse kurrsesi nuk do ta lejonte te fitonte, nuk do te dorezohej perpara sharmit te tij, nuk do te lejonte ate pjesezen budallaqe te vetes se saj qe ta kontrollonte.
- Do ju prezantoj me shume kenaqesi. – i tha perzemersisht. – Ty edhe humbjen.
- Nese je kaq e sigurte atehere nuk do ta kesh problem te dalesh me mua, apo jo? Per te me prezantuar kete shoqen tende. – propozoi Kevini duke kthyer situaten serisht ne krahun e tij. Lojerat e fjaleve ishin pika e tij e forte mendoi.
- Aspak. – mohoi Aria.
- Athere te sfidoj te dalesh me mua? – vazhdoi ai.
- Pranoj. – tha e sigurte ajo.