- Dhe pastaj perfunduam ne Itali, nje zot e di si. – po tregonte Kevini rreth nje udhetimi me shoqerine ne Kroaci, nja nga ato aventurat e dehura te adoleshences, teksa terhiqte Arian ne korridorin e gjate te viles se tyre drejt dhomes se tij.
- Ju djemte jeni budallenj. Kur une isha ne shkolle te mesme vetem mesoja dhe lumturohesha kur kiste ndonje ditelindje per te dale me ndonje party. – rikujtoi Aria.
- Sepse ti e dashur ke qene nje peshkope. – konkludoi Kevini dhe e terhoqi ne krahet e tij per ti rrembyer nje puthje te shpejte.
U perhumb ne buzet e saj, sic bente pas cdo puthjeje, ende I pamesuar nga embelsia qe ajo I dhuronte kur ndjeu duart e dikujt qe perplaseshin pas tyre. U shkeput prej Arias per tu gjendur perballe te emes, spektatore e magjise se asaj puthjeje.
- Po te prisja. – informoi ajo ftohte, - te kam cuar njeqind mesazhe.- Nuk I kam pare. – tha Kevini – Pse dreqin qenke kujtuar per mua? – vazhdoi ai. Ajo kurre nuk e telefononte, kurre nuk kujtohej per ekzistencen e tij, kurre me.
- Darka ne 8.
- Te tjere miq? Nese po, me mire vazhdoni vete. – ia ktheu ai.
- Ne te katert. – shpjegoi ajo duke I hedhur nje shikim te ftohte Arias se tij. Kevini instiktivisht shtrengoi doren e saj ne te tijen.
- Te peste. – kundershtoi. Nese do te ulej ne te njejten tavoline me ato dy te huaj qe quante prinder, dhe me motren e cila e urrente me shume se kurre kishte nevoje per Arian e tij krah vetes.
U largua me takat qe kercisnin ne dyshemene e mermerte pasi kishte pohuar lehte me koke, pa bere as tentativen me te vogel per te njohur Arian.
- Mos ia vi re asaj, eshte nje idiote. – justifikoi Kevini, pa fshehur urrejtjen ndaj te emes pas fjaleve te tij.
- Kev, ndoshta eshte me mire te iki. – belbezoi Aria me syte e ulur.
- Cfare thua zemer? Une te dua ketu, prane meje, krah meje. – aty ku ti takon deshironte te shtonte por duke kaperdire ato fjale qe nuk u thane kurre vazhdoi – Nese ti nuk rrin, nuk do te rri as une. Eshte thjeshte nje darke idiote ne fund te fundit. - tha me ne fund ai.
*
Qendronin te katert ne ulur ne tavolinen e rrumbullaket te ngrenies, ne sallonin e madh te viles. Karriga e Noelit ishte ende bosh.
- E paralajmerova qe te vinte, - i shpjegonte e ema te atit dhe sherbetoreve ne te njejten kohe, duke kerkuar ndjese me ate menyren e saj acaruese per mungesen e se bijes, per ate detaj te vogel qe prishte organizimin e saj perfekt.
- Do te presim dhe pak, - shtoi ajo dhe duke u perqendruar tek Aria qe qendronte ulur krah Kevinit teksa poshte tavolines shtrengonte dore e tij. - Pra Aria apo jo? Me se merresh? - kerkoi te dinte ajo.
- Mjekesi. Jam diplomuar dhe po pres per specializimin. Per momentin jam ne stazh. - shpjegoi ajo qetesisht me zerin e saj qe perkedhelte cdo fjale.
- Te ka thene Kevini qe kemi disa miq mjeke? Mund te te ndihmojme nese deshiron qe ta fitosh... - nisi e ema por ishte Kevini qe e nderpreu, duke njohur Arian dhe kembenguljen e saj per te care vetem ne jete. Ishte nje vajze 25 vjecare, jetonte e vetme ne nje apartament te vogel fale kursimeve te saj dhe parave qe gjyshja e saj e ndjere i kishte lene. E ardhmja per te ishte nje sfide, qe ajo deshironte ta luftonte e vetme.
- Aria nuk ka nevoje per nderhyrjen tone.
- Por, edhe me te shkelqyerit digjen. Te tere e dijme si funksionon ketu. - dhe teksa fliste afroi goten e kristalte, mbushur me veren e bardhe te shtrenjte me buzet e saj te holla qe kishin harruar levizjen e thjeshte te buzeqeshjes.
- Gjerat funksionojne si funksionojne sepse ka njerez si ju qe mendojne se mund te blejne e te rregullojne cdo gje me para. - tha Aria dukshem e ofenduar. Ne ate cast me shume se cdo gje deshironte ta perqafonte, me nje puthje ti bente te kuptonte qe e mbeshteste, por ngriu ashtu si edhe prinderit e tij, sepse e dinte qe edhe ai vete ishte nje prej tyre, nje prej njerezve te kalbur , te perhumbur ne kelliren e parase. Ne fund te fundit leku sishte vecse nje copez e ndotur letre, qe me prekjen e tij ndoste edhe njerezit me te paster... Jo Arian mendoi. Aria ishte ndryshe, Aria ishte e adhurueshme...Hyrja e Noelit zhvendosi vemendjen e te tereve mbi levizjet e saj harrakate. Iu afrua tavolines me floket e katandisur si mos me keq, veshur me rrobat e piseta qe dukej se kishte harruar ti lante, rimeli ne syrin e majte ishte tretur duke nxire lekuren e saj te bardhe, dhe buzekuqi i kuq i zbehur vende vende. Ferkoi fort syte e saj te skuqur dhe vazhdoi te luante me floket e saj, bishtat e djegur te se cileve i terhiqte vazhdimisht.
- Te thashe te ishe ne kohe, dhe prisja te ishe e prezantueshme. - ia rinisi e ema, me ate ton te pandryshueshem te saj.
- Pff, erdha apo jo? - iu pergjigj me nje pyetje teksa ulej kembekryq ne karrigen e vogel, nje sjellje aq harbute per nje zonjushe, sic e etiketonte e ema.
- Nderpreva dhe intervistat mesa vura re, - vazhdoi Noeli, e vendosur per te nxehur situaten ne ate tavoline.
- Aria ketu eshte shoqja e vellait tend.
- Kot u lodhet ti mbani mend emrin, neser do tju duhet te mesoni nje tjeter. - ia preu Noeli.
- Noel, - ishte zeri i ashper por aspak autoritar i te atit qe e kritikoi kete here.
- Cfare ba? Sikur po genjej. Ai ska lene kurve pa sjelle ne shtepi cdo mbremje e vetem se njera nga te shumtat ulet ne tavoline me ne sonte ju cmendeni totalisht.
- Zonjushe, - iu hakerrye e ema, duke humbur ate qetesine e saj vrastare per te cliruar anen e saj akoma me te frikshme. - Kujdes fjalorin.
- Sikur ca thashe. Ajo eshte nje kucke qe rrin me nje kurvar si Kevini. Dhe ju mund te mos e pranoni, oo prit mund te vazhdoni ta toleroni, po kjo nuk ndryshon ate cka eshte.
- Noel, mos guxo te flasesh ne ate menyre per Arian. - u hodh Kevini, duke mos duruar asnje ofenfim te se motres kundrejt saj. Po, ai vertete ishte i tille, ndoshta mund te pranonte t degjonte te verteten e nga goja e se motres por ne asnje cast nuk deshironte te toleronte as edhe nje genjeshter mbi Arian.
- Shifeni prinder, djali juaj eshte bere nje xhentellman dhe vajza nje rrugace. Cfare ndryshimi planesh? Do filloni te me injoroni mua tani dhe te perfeksiononi Kevushin tuaj te dashur? - foli tere ironi Noeli.
- Qepe, tani. - bertiti e ema duke perplasur fort me tavoline peceten e palosur bukur mbi pjaten e saj. - Nuk te kam mesuar ne asnje cast te sillesh ne kete menyre dhe nuk do te toleroj...
- Korigjim, ti nuk me ke mesuar asgje. Te urrej. - i perplasi ajo ne fytyre teksa me ngut ngrihej nga tavolina, per te lene pas rremujen, germadhat qe ajo kishte shkaktuar.
E ema mblodhi veten, me syte mbyllur u mbush thelle me fryme dhe kur me ne fund i rihapi ishin syte e ftohte blu, ata sy pajete qe gjeten serisht Arian
- Fale vajzen tone. Ajo nuk eshte e tille.
- Nuk keni pse justifikoheni me mua. - peshperiti Aria.
- Perkundrazi. Deshiroja nje darke te kendshme me familjen time per te festuar nje lajm te mire, nje tender te fituat por paska qene mbremja e gabuar. - dhe teksa ngrihej
tere delikatese, me levizjet e saj prej aristokrateje vazhdoi - Te me falni.