Vetem kur u shtri ne shtratin e tij te madh, teksa rrotullohej nga njera ane ne tjetren ne ate krevat bosh, me ne fund ndjeu peshen e asaj cka kishte bere teksa e shtypte si nje milingone.
Aria, ajo ishte fillimi i gjithckaje, kishte qene ajo hija kercenuese e saj ne mendjen e tij, e vajzes qe nuk e dashuronte, e vajzes qe refuzonte te dashurohej me te, qe e kishte verbuar, e kishte shtyre drejt nje gabimi. Nje gabim qe i kushtoi shtrenjte, nje gabim te paguar me humbjen e po Arias.Cdo gje fillonte dhe perfundonte me Arian... Ditet e tij, mendimet e tij.
Krevati, dhoma e tij i dukej aq e huaj, aq bosh pa prezencen e saj. I mungonte ai apartamenti i ngrohte i Arias, i mungonte ndjesia e trupit te saj te brishte ne krahet e tij, i mungonte ajo, gjithcka e vajzes se hekurt qe me pathyeshmerine e saj po thyente shpirtin e tij.
Trap, i perseriste vetes si nje refren, per ate cka kishte bere, per ate cast ne te cilen kishte humbur kontrollin dhe i shperfyturuar, i nenshtruar ndaj asaj ane te erret te tij, i dobet per ti rezistuar asaj anes se tij posesive kishte rendur drejt Ameles si nje qen rrugesh, nje cast kishte mjaftuar per te shembur cdo gje qe kishte krijuar me Arian, per te shkaterruar ate lidhen e tyre aq te cuditshme.
Mund te ishe e imja Aria, nese une do te isha treguar me pak budalla... i kujtonte vetes dhe ishte pikerisht ky mendim qe e lendonte me shume se edhe ftohtesia e saj, se lehtesia me te cilen ajo i kthente kurrizin dhe largohej prej tij, edhe me shume se fakti qe ai tashme e kishte pranuar: Aria nuk do ti lejonte vetes kurre te dashurohej me nje si ai... Aria nuk i dashuronte parate, pushtetin e te pasurve, nuk dashuronte luksin dhe jeten e shkelqyeshme. Kevini ishte pikerisht ato gjera aq siperfaqesore, rritur i zhytur ne ate jete ai ishte personifikuar me dicka aq te pavlere sa paraja, nje leter e piset. Vlera e tij e vetme ishte kuleta e mbushur, ishin fjalet jo vetem te Arias por tashme edhe te Ameles, fjale qe kishte filluar vertete ti besonte.
U rrotullua serisht ne anen ku duhet te ishte ajo, duke fjetur e qete prane tij. Mbylli syte per te perfyturuar tiparet e saj te qeta teksa flinte, por ishte fytyra e saj e ftohte, ajo e ngjyryar me zhgenjimin e pamate qe ai kishte shkaktuar e vetmja qe i shfaqej, si nje makth.
Kishte nevoje per te, ai kishte nevoje per vajzen faljen e se ciles me shume se gjithcka kerkonte te kishte.*
Nuk fjeti, dhe kur permes grilave te dritares hyri drita e forte e nje dite te re, u ngrit duke u veshur, i vendosur per ta kerkuar, per tiu lutur per nje mundesi te trete qe nuk e meritonte.Rrembeu celesat e makines nga xhepi i xhupit qe kishte veshur nje mbremje me pare dhe nxitoi te rendte pas saj, ta priste ne shkallet e pallatit te vogel sic kishte bere disa mengjese, ta ndiqte oborrit te spitalit kur vraponte nga nje urgjence ne tjetren, dhe nese ajo refuzonte ti fliste mjaftonte vetem ta shikonte, te forte, te pamposhtur dhe te vuante renien e tij ne ate gremine, shkaktuar vetem nga nje hap i gabuar.
- Kevin, e ke pare gje varesen time me diamante? - pyeti e ema qe ishte shfaqur ne fundin tjeter te korridorit, aty ku ndodhej dhoma e saj. Pse duhet ta dinte ai vendin e bizhuterive te saj mendoi.
- Jo. - bertiti pa kthyer koken nga ajo.
- Do betohesha qe e kisha lene ne sirtarin e pare, - tha per asnje ne vecanti dhe u zhduk serisht pas deres se dhomes, ne mbreterine e saj.Vazhdoi drejt makines se tij por kete here ishte Noeli qe futej tinezarisht permes deres se oborrit qe terhoqi vemendjen e tij, motra e tij e tretur trupi thatanik se ciles ishte fshehur nen fustanin qe kishte veshur nje mbremje me pare. Te tere kishin vendosur te flisnin me te , pikerisht ate mengjes kur me shume se cdo dite tjeter deshironte te ishte i padukshem, te ecte si ne nje dite normale perpara syve te tyre dhe asnje te mos kujtohej per te.
- Spo me dukesh mire Kevin. - ishte e motra qe foli me ate tonin e saj percmues.
- Shif veten tende ti ate bej, - iu hakerrye ai i lodhur nga ajo sjellja e saj prej te zgjuare, nga fjalet e saj helmuese.
- Pse ta shof kur me pelqen me shume te te shoh ty qe rend pas nje femre, si mbreme. - dhe sikur te kishte thene gjene me gazmore shpertheu ne te qeshura, nje e qeshur e lige e dikujt qe kenaqej me vuajtjen e te tjereve, nje e qeshur qe i kujtoi ate te tij teksa zgerdhihej pepara fytyres se copetuar te Ameles.
- Qepe Noel. - bertiti Kevini, i lodhur nga e motra, nga shtepia e tij, nga prinderit idiote.
- Eshte bukur te te flakin tutje apo jo? Shpresoj te jesh duke e shijuar po aq shume sa tere ato netet me vajzat qe i hidhje si plehra te nesermen. - vazhdoi Noeli.
- Shiko ate dashnorin tend ti dhe behu gati per hedhjen qe do te te beje ai ty dhe mos u ngaterro me punet e mia. - e keshilloi Kevini teksa hapte deren e makines.
- Sado qe e urrej Arian dhe ato syte e sja qe mendojne se shikojne cdo gje, ti nuk e meriton ate 'vellacko'. - dhe vrapoi drejt shtepise e lumtur , e cliruar.*
Parkoi ne cepin e tij te zakonshem ne spitalin e Tiranes. Roja qe i zgjaste bileten duhet te mendonte qe ai ishte ndonje tjeter student ose i punesuar, ishte bere nje frekuentues i perditshem i atij te shpifur.
Eshte i tere faji yt Aria... mendonte.
Eci drejt urgjences me hapin e shpejte dhe pafytyresine e tij, duke pritur te zgjidhte gjithcka me nje me fal.
Me fal, vetem dy fjale me te cilat priste te zgjidhte nyjen me te koklavitur qe vete e kishte krijuar.Me fal, ajo shprehje qe u harrua kur pa Arian, Arian e tij ne krahet e nje tjetri, ne krahet e te njejtit djale qe kishte zgjuar ate xhelozine e tij primitive, e djalit qe ai nuk do te ishte kurre, perfektit Francisko tek i cili dukej se ajo vraponte gjithmone...