45. ARIA

1.2K 98 12
                                    

Ishte aq e cuditshme, te qendronte ne te njejten dhome ku gjithmone kishte lene canten e saj, ne dhomen ku kishte plotesuar kartela dhe lexuar EKG. Ku kishte kaluar nete te gjata me bluzen e bardhe veshur dhe me koleget e saj duke diskutuar rast pas rasti.
Tani cuditshem qendronte po aty, zhveshur nga perparsja e bardhe qe tashme gjendej e palosur mes rrobave te tjeta ne valixhen e saj.
- Nuk me besohet qe neser do te ikesh, - tha Ajsi.
- Do te vish te me takosh, - tha Aria.
- Po, po eshte ndryshe. Me ke do i ndaj une BakeRollsat e mia ne mes te nates? - pyeti ajo me syte e perlotur.
- Uu ka lubi plot ketu qe ste falin per te ngrene. - i kujtoi Aria teksa qeshte.
- Pse me ben te qesh kur me vjen kaq shume te qaj. - tha Ajsi, e ndjeshmja Ajsi teksa e terhoqi prane vetes per ta perqafuar.

*
Pershendeti edhe profesoret e saj, ata mjeke pres eksperiences se te cileve kishte mesuar pafund, infermieret, madje edhe sanitaret.
Pershendeti edhe rojen qe i hakerrehej te tereve sapo nxirrnin telefonat celulare ne ambjentin e urgjences.
Nuk i besohej qe ky ishte fundi i nje kapitulli 6 vjecar por nuk ishte aspak e frikesuar per kapitullin qe priste te shkruante ne anen tjeter te oqeanit. Ishte vetem e entuziaste per mundesine qe i ishte dhene.
Do te largohej pa pendesa, pa asnje arsyje per te kthyer koken pas, do te largohej pa qene e ndare mes dy vendeve, e burgosur ne te shkuaren.
Do ti mungonin prinderit e saj, e pranonte. Edhe Ana e saj e cmendur me Ajsin e embel, por ato e mbeshtetnin, do te ishin prane saj me perkrahjen e tyre ne cdo hap te saj. Madje edhe Ciskoja pavaresisht historise se tyre pak te komplikuar.
Ishte e lumtur qe kishte kapercyer ate gur te fundit ne rrugen e saj, Kevinin.
Kevinin qe rrembyeshem ishte bere pjese e jetes se saj per te zgjuar  nje vorbull perpirese ndjenjash ne te. Ai ishte stuhia e paparashikuar qe kishte kapllosur zemren dhe qenien e saj, uragan te cilin i kishte mbijetuar.
Dhe pas 3 javesh nga shkaterrimi qe kishte lene pas, ajo ishte serisht e njejta Aria si me pare, serisht e forte dhe gati per tornadot e rradhes.

Ishte sirena e nje ambulance ajo qe e zgjoi nga mendimet e saj, zeri i nje mjeku qe uleriste te hapnin rrugen teksa hapte ambulancen per te nxjerre me ngut barrelen qe mbante trupin e nje vajze mbi te, nje vajze floket e se ciles kishin rene mbi fytyre duke fshehur ato tipare aq familjare, per te fshehur fytyren e Noelit...
Rendi pas barreles duke harruar qe ate dite nuk ishte doktoresha, ishte vetem nje vajze qe kishte ardhur te pershendetej me miqte e saj.
- Kush je ti? - pyeti mjeku i urgjences se Tiranes. - Ndonje e aferme?
- Jo, jo, jam mjeke. Cfare ka ndodhur?
- E kishin gjetur diku buze Lanes, nje tjeter qe nuk di te dozoje drogen. - tha ai shperfillshem teksa i besonte Arias qe ta fuste n boxin e pare te urgjences mbushur me aparaturat qe mund ti shpetonin jeten. U largua per tu rikthyer tek ambulanca e vjeter, per te nxituar tek pacienti i rradhes qe kishte kerkuar ndihmen tyre ate dite.
Qendroi prane Noelit kur mjeket u turren drejt saj duke bere te pamunduren per te luftuar drogen ne sistemin e saj, infermieret qe mundoheshin te gjenin venat e saj te dobeta per te ngulur shiringa te shumta, serume e mijera ilace te tjera. Dhe ajo qendronte aty, serisht e bere pjese e asaj botes ne te cilen Kevini ekzistonte. Jo, nuk kishte qene fundi u stuhise, vetem ai syrini uraganit, ajo qetesia perpara se gjithcka te shperthente serisht.
Qendronte aty dhe shikonte ekranin qe tregonte rrahjet e zemres se saj qe po dorezohej . Sa ironike, mendoi, qe ishte pikerisht ajo, Aria qe ajo e kishte akuzuar qe fuste hundet aty ku si duhej, e vetmja qe qendronte prane saj, prane Noelit te braktisur nga te tere, ndoshta tashme edhe nga jeta...
Cfare do te kishte thene ajo nese do ta kishte pare aty pyeste veten Aria. Do ta shante dhe ofendonte si gjithmone, duke u munduar me kot ta lendonte apo do ta falenderonte sic nuk kishte bere kurre me pare.
Zgjodhi te besonte se do te bente te dyten...

*
- Do ta transferojme ne reanimacion, - i shpjegoi mjeku i rojes pasi Aria insistonte te dinte me shume per ate te huaj.
- Do tja hedhe?
- Se di, - dhe pa asnje fjale me shume u largua, rendi per tek pacienti i moshuar qe luftonte infarktin e kaluar, ai tashme kishte me shume nevoje per ndihmen e tij sesa 'drogaxhia' e rendomte.
Doli jashte urgjences per te telefonuar Kevinin. Formoi ate numer qe kishte menduar qe tashme e kishte harruar, dhe priti te degjonte zerin qe kishte qene e sigurte qe nuk do ta degjonte me kurre.
Ai duhet ta dije per te motren, i kujtonte vetes teksa priste qe ai ti pergjigjej...

Fund (shqip)Where stories live. Discover now