39. KEVIN

1.3K 99 25
                                    

Ndjeu ate clirim kenaqesie qe e pushtoi dhe i ngopur shtyu tutje trupin e saj te peshtire ne te njejten kohe qe degjoi zhurmen e deres qe perplasej fort pas tyre. Kishte harruar ta mbyllte por ishte i pa shqetesuar nga fakti qe ndonje kurioz i kishte pare bashke; ne fund te fundit do ngjanin si nje cift te dashuruarish qe nuk qendronin dot larg njeri tjetrit. Nje nga ato ciftet bajata ku mashkulli harronte si te ishte nje i tille dhe marrosej pas ndonje femre, ndonje kucke se fundja te tera ishin te tilla.
Ndihej jo vetem fizikisht i cliruar, por edhe shpirterisht sepse i kishte provuar vetes qe ishte i njejti, qe nuk ishte transformuar ne nje palaco. Me ne fund ndihej i lire nga zinxhiret qe Aria kishte vendosur rreth tij.
Aria... ndjeu nje dhimbje ne gjoks kur emri i saj pershkoi mendjen e tij por e shkundi tutje ate ndjenje faji dhe pyetjen qe e mundonte: Cfare do mendonte ajo nese merrte vesh per tradhetine e tij te vogel?
Jo, nuk quhet tradheti i kujtoi veten persakohe ai nuk kishte asnje detyrim ndaj saj. Ishin vetem shoke, shoke te mire dhe ajo nje tjeter si shume te tjerat qe pranonte te flinte me te pa qene me shume se thjeshte shoqja e tij. Ajo, Aria qe ai vete e kishte ngritur ne piedestal si nje vajze ndryshe, e adhurueshme me ne fund ishte rrezuar nga ai fron i rreme ne vendin ku perkiste, nen kembet e Kevinit.
Degjoi ate zhurmen acaruese, te padurueshme te qurravitjeje te nje femre. Armela, qe ishte rrezuar ne toke, mbeshtillte trupin e saj te thate me duart e saj, per tu fshehur sadopak nga Kevini dhe qante.
I urrente femrat qe qanin.
- Ca ke qe qan? - e pyeti tere neveri.
- Je nje kafshe. - tha ajo teksa peshtyu drejt kembeve te tij. - Nje ndyrsire.

Ajo, e urta Armele jo vetem kishte refuzuar puthjet e tij, i kishte rezistuar deri ne fund forces se tij mashkullore perpara se te dorezohej sic i ka hije nje femre, por tani guxonte ta shante, ti peshtynte sikur ai vertete te ishte nje pleher duke harruar qe plehra e vetme aty ishte ajo.
U afrua serisht prane saj dhe duke u perkulur qe te ishte ne nje nivel me te, shtrengoi fort fytyren e saj imcake me doren e tij te forte.
- Cfare the? - iu hakerrye ai.
- Qe je nje ndyresire. - perseriti ajo teksa e shikonte ne sy, e forte. Nje force qe ai deshironte ta thyente. I urrente femrat e forta sepse i kujtonin Aria. Urrente edhe ate, vajzen me te cilen kishte qene i sigurte qe do te dashurohej.
- Tani vendose te besh te ndershmen? Per ate lolon qe te pret ne anen tjeter? Tani jam une ndyrsira dhe ai mbreti e? Harrove qe ishe e imja deri para disa muajsh. Je akoma e imja. - shpalli ai. - Do te jesh e imja deri kur une te merzitem me ty.
- Ti me le Kevin. - i kujtoi ajo teksa lotet e peshtire njomnin fytyren e saj. - Ti me mbylle telefonin, smu pergjigje me kurre, injorove cdo telefonate timen. Ti me le. Ca pret te pres ete qaj per ty?
- Po. - tha ai duke besuar me te vertete ato fjale te palogjikshme qe thoshte. - Une nuk te lashe, une mund te kthehem kur te dua tek ti, si tani, dhe do me dashurosh serisht po aq shume sa ne cdo nate qe ke kaluar me mua.
- Une te urrej. - bertiti ajo. - Te urrej dhe urrej veten time qe jam prekur nga duart e tua te ndyra nga mijera femra te tjera. Te doja deri ne tradhetine e pare me idealet e nje vajze idiote. Por te urreva cdo nate tjeter. - vazhdoi ajo. - Ti ndoshta nuk deshiron te me lesh mua, por po te lej une tani.

Qeshi, qeshi me fjalet e saj te pakuptimta. Mund ta linte Aria, Aria qe punonte dhe respektohej, por jo Amela.
- Ti nuk me len dot mua. - i kujtoi ajo. - Do te te rikujtoj edhe nje here si eshte te jesh me mua? - propozoi ai.
- Ti je i semure, nje bastard. Nuk shijova asnje cast, asnje cast teksa ti me perdhunoje pas nje muri. - shpalli ajo teksa Kevini qeshte serisht.
- Fjala perdhurnim nuk vlen per ty Amela. - i tha ai. - Apo tani je bere shenjtore e? Shenjtore qe mban veshur nje nga fustanet qe une te kam blere . - vazhdoi teksa studionte fustanin e saj te rrudhosur.
- Eshte per te ardhur keq Kevin qe e vetmja vlere e jotja eshte paraja. - peshperiti ajo, ato fjale te njohura, te njejtat fjale si te Arias.
- Thote bucja qe rrin me mua vetem per to.
- Thote vajza qe detyrohej te duronte cdo fyerje tenden dhe te derrave te tjere si ty sepse e ema eshte semure dhe ka nje moter per te rritur. Nuk eshte fustan qe me ke blere ti, ato i kam shitur te tera bashke me cantat dhe kepucet dhe cdo gje tjeter. - i perplasi ne fytyre ajo.
- Po mundohesh te me besh te ndihem keq? - vazhdoi ai i lodhur nga derdellitjet e saj.
- Jo Kevin, po mundohem te mbijetoj ne kete bote te poshter ne te cilen ekzistojne njerez si ti, dhe ajo vajza qe hapi deren pak me pare. Ajo vajza per te cilen me le. Nje tjeter egoiste si ty. - peshperiti ajo me zerin e ulet, pothuajse te padegjueshem, te mbytur nga lotet qe vazhdonin te rridhnin.

Aria kishte qene aty, 'shoqja' e tij e pashpirt Aria.
Doli nga tualeti duke lene Amelen pas, sic kishte bere gjithmone per te gjetur vajzen e vetme pas se ciles kishte vrapuar ne jete.
Deshironte me shume se gjithcka ta shikonte te lenduar, te vuajtur sepse vetem atehere do te dinte qe insistimi i tij nuk kishte qene i kote, qe ato ndjenja idiote qe ushqente nuk ishin njepaleshe.
E pa teksa dilte nga lokali i vogel dhe vrapi pas saj, edhe nje here te fundit rendi pas Arias qe ecte e vendosur drejt taxive te parkuara diku me tutje. E arriti dhe duke terhequr krahun e saj e ktheu drejt vetes.
- Ca dreqin Kevin. Me lesho - tha teksa perpelitej per ti shpetuar prekjes se tij, si te ishte alergjike ndaj te njejtave duar qe deri dje e dashuronin, e adhuronin trupin e saj.
- Ckemi 'shoqe' - vazhdoi ai, i acaruar qe pertej nervave te saj te perhershme nuk lexonte dot asgje ne syte e saj. Aty nuk kishte dhimbje, merzi, lendim, kishte vetem determinim per tu larguar sa me pare prej tij.
- Hiqmu sysh Kev. - bertiti ajo, serisht e vendosur.
- Cfare ke zemer? Pse ben sikur nuk kenaqesh qe me sheh, erdhe deri ketu per mua apo jo? - vazhdoi ai.
- Dhe te gjeta me nje tjeter duke shijuar mbremjen. - i perplasi ne fytyre Aria.
- Xheloze? - pyeti ai triumfues.
- E peshtirosur prej teje.
- Ou? Pse hiqesh sikur bera gjemen me te madhe ne bote? A nuk ishe ti ajo qe me thoje vazhdimisht qe jemi 'shoke'. Ja pra po ta them edhe une, shoke jemi dhe mund te shkoj me ke te dua kur te dua. - informoi ai.
- Me ler te te them edhe une dicka o i vonuar, qe tani e tutje ne nuk jemi asgje. Asgje. - perseriti dhe duke e lene pas, si gjithmone pas, u largua me hapin e saj triumfues.

Pse zemra jote nuk thyhet Aria? deshironte Kevini ta pyeste vajzen e hekurt qe serisht e la pas...

Fund (shqip)Where stories live. Discover now