50

1.5K 100 27
                                    

U zgjua ne shtratin e pareharshem te nje spitali nga zhurmat e makinerive qe spiunonin rrahjet e zemres se saj. I vellai flinte me koken mbeshtetur ne krevatin e vogel, teksa qendronte ulur ne nje stol. Trupi i tij i madh i mbledhur, dorezuar si nje femije.
- Psst Kevin - peshperiti ajo me zerin e dobet teksa levizte kembet e saj te mpira per ta zgjuar.
Nuk mbante mend shume, pervec dhimbjes se zemres se thyer, vendimit te saj idiot per te konsumuar tere drogen e vjedhur prej tyre dhe ate pergjumjen e embel qe aq shume kishte deshiruar.
Dhe tani u zgjua ne nje spital, i vellai i vetmi prane saj.
- Kevin, - perseriti ajo. Kete here ai hapi syte i trembur per te pare Noelin qe e shikonte me mijera pyetje te reflektuara me fytyren e saj te zbehte.
- Cfare ndodhi? Pse jam ketu? - pyeti ajo e deshperuar.
- Droga Noel. - u pergjigj ai i lodhur nga sfilitja emocionale e asaj dite. E motra, telefonatat e te emes ku insistonte qe ta zhdukte Noelin nga ai spital furracakesh dhe humbja e Arias, qe tashme duhet te ishte ne bordin e nje avioni qe e conte drejt te ardhmes.
E motra pohoi me koke dhe mbylli syte. Nje lot rrodhi prej tyre, dhe pastaj nje tjeter, pastaj nje ngasherime, dhe pastaj ajo po qante, trupi i saj dridhej. E la te qante, ato lote ishin clirimi i tere mllefit qe kishte mbledhur perbrenda. Edhe ai vete kishte qare, vetem nje lot qe barte ne te tere dhimbjen e humbjes se te vetmes dashuri qe kishte njohur ne jete. Uli koken, nuk deshironte qe ajo te ndjente merzine e tij.
Veprim qe nuk i shpetoi Noelit, i vellai i saj mbante veshur ate vellon e trishte te deshperimit. Ngjante i transformuar, floket e prishur nga gjumi, mjekra pak me e gjate se zakonisht qe protestonte bashke me shpirtin e tij, syte e prere.
- Nuk e di si tja bej. - tha me ne fund Noeli. - Nuk di si te heq dore, por dua... - rrefeu ajo teksa vazhdonte te qante e deshperuar, lotet ishin arma e saj e fundit e pasi erhe ato te thaheshin do te ishte vecse nje gucake e vajzes qe kishte qene dikur, shpirti i saj i perhumbur diku ne labirintet e droges.
- Do provojme gjithcka, - premtoi Kevini.
- E di mami? - pyeti e frikesuar dhe ai vetem pohoi me koke. Ne nje moment shtangu, priste ate reagimin e saj te rrepte dhe te ftohte, por pastaj qeshi. Qeshi e cliruar qe me ne fund kishte thyer kornizen e perfeksionit rreth saj, ne te cilen e ema e ekspozonte. Nuk ishte fare aty, e kishte harruar tashme dhe kishte kapercyer ne projektin e rradhes. Edhe Kevini qeshi me te, ajo ishte e sigurte  qe ai kuptonte.
- Sa do doja mos ta kisha humbur fytyren e saj, - tha Noeli.
- Ajo e perhershmja me tymin qe i dilte nga veshet, - shtoi ai.
- Vaj medet ajo si do i dali para njerezve. Nje djale rrugac dhe vajza drogaxhie. - vazhdoi ajo.
- Sdel me nga shtepia jo. Do behet hermite, - tha ai dhe pastaj shtoi - Noel, mos iu refero vetes si nje drogaxhie e rendomte. Ti je me shume, do te jesh vajza qe i mbijetoi heroines. - premtoi ai i sigurte per ti qendruar prane ne cdo hap. Ne fund ajo ishte femra e vetme e rendesishme qe i kishte mbetur ne jete, e motra.
- Faleminderit - peshperiti Noeli me syte ende te perlotur.
Ia kishte dale, kishte mbijetuar dhe do te luftonte cdo dite per kete shanc te dyte.
Droga nuk kishte qene fundi i saj, por vetem fillimi i nje rrugetimi larg saj. Nuk ishte fundi, nje jete e bukur e priste...

*

Ndihmoi te motren per tu transferuar ne dhomen e pavionit te toksikologjise ku ajo do te fillonte luften me drogen, nje nga beteje e gjate dhe e lodhahme por ajo do tja dilte, ajo ishte e forte. Si Aria.
Ne fund ishin te fortet qe fitonin dhe te dobetit si ai ata qe gjunjezoheshin.
Fundi, nje fjale kaq e trishte mendonte ai. Por ne te vertete fundi i dickaje sishte vecse fillimi i dickaje me te madhe, me te bukur...
Mendoi per Arian qe ne ate cast duhet te kishte arritur ne Amerike gati per fillimin e saj te ri. Edhe ai do te rifillonte te ndertonte gjithcka, me dhuraten me te madhe qe ajo i kishte bere, i kishte mesuar te ishte versioni me i mire i vetes...

*
Terhoqi valixhen e saj te rende, kete here vetem pa ndihmen e shoqes se saj qe deshironte te tonifikohej.
Kur doli jashte aeroportit, kur hodhi ate hap te pare pasi u sigurua qe ushte kemba e djathte ajo me te cilen niste rrugetimin e saj te ri, u sigurua te linte pas cdo mendim te djalit qe kishte infiltruar si nje trup i huaj zemren e saj, djalit qe la pas duke i dhene fund aventures se saj me te bukur deri me sot, atyre muajve te mbushura me lojerat e tyre te fjaleve, netet e gjata teksa flinte me krahet e tij e shume gjera te tjera. Do te harronte, do te harronte dhimbjen qe i kishte shkaktuar, ate lendin qe e kishte luftuar me forcen e saj per te ruajtur vetem kujtimet e bukura, sepse ne fund ishin te vetmet gjera qe i kishin mbetur nga djali qe per pak desh kishte fituar zemren e saj... Nga djali me te cilin per pak ishte dashuruar...


Fund (shqip)Where stories live. Discover now