16. KEVIN

1.3K 105 17
                                    

Pas perplasjes me Arian ne tualetin e lokalit te vogel te Bllokut, i nervozuar nga ajo rezistenca e saj idiote, nga ofendimet qe ajo hidhte lart e poshte pa i menduar; rendi tek krahet gjithmone te hapur te Ameles. Amela e tij e cila kurre nuk kundershtonte, nuk nervozohej me te, nuk bertiste si nje histerike. Amela qe ndoshta e dashuronte ne ate menyren e saj te heshtur, e perulur... Qe e dashuronte ashtu sic duhet te dashuronte nje femer, e nenshtruar.

E kishte braktisur ne festen e mbremshme per te rendur pas nje grifshe si Aria, dhe me pas serisht per ate brunen terheqese qe kishte qene nje deshtim ne shtrat. Kishte qene Tobi qe e kishte shoqeruar Amelen ne shtepi, duke marre rolin e kavalierit qe duhet te ishte i Kevinin, rol qe ai nuk do ta luante kurre. Te pakten askush tjeter nuk e kishte prekur, shijuar ate cka ishte e tija, mendonte pa hequr dore nga ajo ego per te zoteruar gjithcka, edhe njerezit.
Do te te zoteroj edhe ty Aria deshironte ta paralajmeronte.

- Cfare vlerash kam une? - pyeti Amelen qe ishte mbeshtetur ne gjoksin e tij teksa qendronin shtrire ne dhomen e tij. Rikujtonte vazhdimisht fjalet e Arias ' Nuk ke asnje vlere pervec bukurise' kishte thene ajo e sigurte ne fjalet e saj, ato fjale te veshura me ate urrejtje te pashpjegueshme dhe te pamerituar. Kevini ishte sjelle gjithmone mire me te, i duruar madje, i duruar deri ne piken qe kishte lejuar nje femer dosido te shkelte mbi te. NJe gabim i pafalshem qe nuk do te perseritej me. Ajo me ate gojen e saj te mprehte dhe kokefortesine e saj, me ate sjellje te paparashikueshme kishte zgjuar tek Kevini nje zemerim, qe si nje uragan ishte gatshem te shkundte boten e saj deri sa Aria, si cdo femer tjeter te gjunezohej perpara tij.

- Pse me pyet? - u pergjigj e qete Amela, me zerin e saj te embel.

- Kot. Thjesht pergjigju. - ajo u ngrit me carcafin qe e shtrengonte prane trupit te saj per te ndeshur shikimin prites te Kevinit.

- Je nje djale i kompletuar. Vjen nga nje familje e mire, i sjellshem, i durueshem. - genjeu ajo - Se di, ka shume, nuk mund te rreshtoj cdo gje.

- Me jep nje arsyje pse nje vajze nuk do deshironte te ishte me mua? - pyeti kurioz per pergjigjen qe ajo do ti jepte; ne fund te fundit vajzat mbeteshin krijesa te cuditshme, dhe sado i afte ndihej ne zberhimin e tyre, kishte gjithmone nje si Aria qe do te rrezonin poshte progresin e tij.

- Vetem nje budallaqe nuk do te dilte me ty. - iu pergjigj ajo perpara se te mbeshtetej serisht tek Kevini.

Ja cfare je ti Aria, nje budallaqe. donte ti perplaste ne fytyre.

I qete mbylli serisht syte. Nuk kishte asgje qe nuk shkonte tek ai, mendonte Kevini, duke besuar fjalet e genjeshterta te Ameles - Ai kishte gjithcka, para, pushtet, nje karakter terheqes dhe se shpejti do te kishte edhe Arian.

Fund (shqip)Where stories live. Discover now