Pjesa 19
Endri e shtrengonte Enin pas vetes duke e puthur ,Andi ne anen tjeter te rruges kishte pare gjithcka dhe ishte terbuar.
- Mjaft Endri,dua te ikim se u be vone.
-Ca ke,nuk ke deshire me as te prek?!
-Ne fakt nuk kam deshire te kaloj naten ketu ne mes te parkimit. Pastaj dua te shkoj ne shtepi jam e lodhur.
Ne ate moment degjohet xhirimi i rrotave te makines se Andit i cili ndalon dhe del nga makina merr pistoleten nga kroskoti i makines dhe e ve mbapa duke e mbuluar
me bluze.Endri dhe Eni kthejne koken nga rruga . Eni kur e pa qe ishte Andi nuk e donte me veten,ai nuk duhet te ishte aty.
-Atehere qenka ai shkaku qe nuk doje te vije me mua,‐ u nxeh Endri,- po te priste ai apo jo do ikje me ate?
-Jo nuk eshte e vertete te thash qe do ikja me Vladin.
-Dhe ti pret te besoj, ee pret te besoj, -i tha ai duke nxjerrur pistoleten.
-Cfare ke ndermend te besh,- i tha Eni e frikesuar duke i kapur doren ku ai kishte pistoleten.
-Ky njeri duhet te rrij larg teje En,por shoh qe vetem plumbi do ta mbante larg teje.
-Endri te lutem eja ikim,ai as nuk e di qe une punoj ktu,e ka pare qe eshte nje bar dhe jam sigurt qe ka ndaluar te pije dicka,eshte e gjitha rastesi.
Endri nese i ben keq te betohem qe sdo me shohesh me kurre ne jeten tende, - i thot Eni nderkohe qe
mundohet ti marri pistoleten.-Eja ikim do shkaterrosh jeten tende,karrieren tende dhe jeten time
gjithashtu. Ti e di qe te dua ty,nuk ke pse sillesh keshtu, -i thot dhe e perqafon e puth mundohet ti humbi mendjen duke i marre pistoleten.-En mjaft futu ne makine,- i bertiti ai.
-Jo as mos te shkoj ndermend ti besh keq.
Ne ate kohe shihet nje makine e zeze me xhama te zinj qe vinte me shpejtesi dhe ndalon te kembet e Andit i cili po kalonte rrugen dhe po shkonte Enit dhe Endrit. Dy djeme dalin e marrin Andin me force e fusin ne makine dhe ikin.
Eni sheh gjithcka dhe merr fryme e lehtesuar,por nga ana tjeter ishte ne merak per Andin se kush ishin ata djemte qe e moren me force pasi ishte erresire dhe nuk arriti ti dallonte. Endri shkruan nr e targes se makines qe moren Andin dhe merr ne
telefon koleget e tij,qe te zbulojne me shume,kush ishin,me ca merren.-Cfare ndodhi,- e pyet Eni e frikesuar,- kush ishin ata qe e moren,cfare te thane koleget e tu ne telefon?
-Eja te ikim,shpetoi per sonte,se do ja kisha hedhur trute ne ere atij,shpetove dhe ti se po te ishe me te do te kishin marre dhe ty -qeshi ai duke u tallur me Enin.
-Mos qesh nuk shoh asgje per te qeshur ktu - tha ajo dhe po ikte .
-Ndalo ku do shkosh?
-Je polic dreqi e mori duhet te besh dicka nuk mund ta lesh te zhduket ashtu - i tha Eni e cila ishte e shqetesuar per Andin.
-Ata qe e moren mendoj do jet grupi i tij,do e kene ndjekur, por mos u bej merak do i gjej kush jane dhe do i shkaterroj,do i kalb pas hekurave,dosjet e tyre do
rihapen,mund te jene te fuqishem sa te duan,le te fshihet kush te doje pas tyre,por do e shohesh fundin e tyre. Jane vetem nje grup kriminelesh asgje tjeter.-Ti je i cmendur,lere te qete
-Do ta le te qete vetem nese ti i rri larg dhe ai gjithashtu ty. Ai eshte askushi te prishi jeten time me ty,nese me premton qe do i rrish larg,atehere atij sdo i ndodhi asgje,ne te kundert do bej te pamunduren qe t'ia nxij jeten do kalbet ne burg dhe kte here sdo dali me.
-Nuk je Endri qe kam njohur dhe qe jam dashuruar.
-Une jam Endri qe ke njohur dhe je dashuruar,por nuk dua te preket ajo gje qe eshte e imja,sepse kur preket nuk e di me se cbej.
-Po iki po marr nje taksi,por te betohem qe nese sillesh keshtu sdo me shohesh me kurre,- tha ajo dhe u nis drejt rruges.
Endri mori makinen dhe i shkoi prane.
-Hip En
-Te thash qe nuk vije dhe vazhdonte te ecte.
-En eja hip se me ke cmendur sot te lutem,mos me bej te zbres dhe te hipi me force ne makine.
Enni hipi ne makine duke perplasur fort deren e nervozuar dhe iken.
Ishte aq e lodhur saqe e zuri gjumi ne makine,ai e shikonte tek flinte ashtu si engjell,e donte dhe e dinte se ishte detyra e tij ta mbronte nga cdo gje arriten ne shtepi,nuk donte ta zgjonte e shikonte dhe i ledhatoi lehte floket.-En zemer zgjohu
-Ku jemi?
-Ne shtepine time.
-Pse sme cove ne shtepi?
-Mund te flesh te mua sonte,Teisa me mori ne cel me tha qe te kan ardhur
prinderit dhe i ka then qe je nga mua sonte pastaj eshte dhe shum vone dhe sdua te shikojne ne kete gjendje qe je katandisur, - tha ai duke hapur deren dhe u futen brenda.
YOU ARE READING
Trekendesh dashurie
Romance-Kam nje jave qe kam dalur Eni,ti nuk u bere kurr e gjalle,ku shkuan premtimet e tua Eni. Nuk dinte c'ti thoshte nuk foli fare, por uli koken. Ai i ngriti koken me duar duke i prekur mjekren. Pa lot ne syte e saj duke rrjedhur ne faqe. Shiu filloi t...