Më doli gjumi heret sot, u ngrita dhe u bëra gati.
Dola nga dhoma dhe shoh që mami dhe babi ishin zgjuar dhe degjova zerin e dikujt.
Obobo na paskan ardhur miq që në pikë të mëngjesit. A nuk prisnin dot sa të ikja unë në shkollë?
Mbaroj punë në tualet dhe shkoj në dhomën e ndenjes. Shikoj një djal që po bisedonte me babin që ndaluan pasi vunë re prezencën time.
"Ky është Beni, do të dergoj në shkoll, do të marrë nga shkolla, çdo gjë do e bësh me lejen e tij. Unë do largohem jasht shteti për disa punë."-foli pa më parë në sy.
"Nuk kërkova roje"
"Pusho mos më bëj të ngre zerin që në pikë të mëngjesit."
Marr çantën dhe dal nga shtëpia me të shpejtë për të shkuar në stacionin e autobusit. Më ndalon një makinë para këmbëve, shoh që ishte ai Beni a si e kishte emrin, nuk më intereson.
"Futu në makinë."
"Jo, faleminderit."
"Ishte urdhër nuk të pyeta."
"Na plasi"
"Moj ti do futesh apo të të fus un me zor?"
"Të më hash m*tin ti mua."-me të thën këtë ai del nga makina gjithë nerva dhe më terheq nga krahu.
Hap deren e makinës dhe më fut brenda.
"Kush je ti njëher?"-pyes sapo ndez makinën.
"Beni"-përgjigjet shkurt.
"Beni kush?"
"Ore po pyes unë"-pyes përseri pasi ai nuk po kthente përgjigje.
"A ka mundesi mos më cash kokën si shum?"
"Jo nuk ka."
"Zot më jep durim."-thotë pasi kisha filluar ti bëja një milion pyetje të tjera.
"Ca kafshe"
"Pse e ofendon veten në këtë mënyrë moj vajz?"
"Të thash ty o debil."
"O zot flaska dhe me veten"-qesh ai. U bë surrati këtij?? Filloj ti gjuaj në krah.
"O debile jam në timon, më lër rehat."
"Zbrit tani se arritëm"-thotë pas pak. Dal nga makina pa i folur dhe shoh shoqet e mija që vinë me shpejtësi drejt meje.
"Moj tiii pse nuk na e hap telefonin??"
"A e ke idenë sa në merak ishim?? Sidomos Arjani!"
"Më panë kur më pruri në shtëpi Arjani dhe më thyen telefonin ,madje më kanë vënë dhe një roje nga pas."-bëj me dorë në drejtim të Benit i cili sapo u largua nga aty.
"Mos ja fut kot!"-thonë ato duke mos e besuar.
"E kam seriozisht! Të paktën nuk e dinë që Arjani është në të njëjtën shkollë me mua se do më kishin nderruar shkollë."
U futëm në mësim dhe në pushimin e gjatë ndejta në klasë për tu takuar me Arjanin.
"Inush pse nuk më ke telefonuar mbrëmë?"-ishte pyetja e parë që më bëri sapo hyri në klasë. I shpjegoj gjithcka dhe bëhet xheloz për Benin.
"E ku do flasim ne tani? Do takohemi vetem në shkollë? Mos ja fut kot Raina."
"Po jo o shpirt se nuk po pyet kush atë idiotin, takohemi mbasdite në park, por nuk kam si kontaktoj me ty."
"Merr telefonin e tij."
Zilja bije dhe ai duket të largohej, por para se të largohet më puth në buzë dhe më thot "Të dua"
"Edhe unë Arjan."
Linda dhe Emi ishin të parat që u futën në klasë.
"Hë çfarë folët?"
"I shpjegova cdo gjë dhe lamë një takim"-them e lumtur që do e takoja përseri mbasdite.
"Çfarë?"-thotë gati në të bërtitur Linda.-"po ai roja?? Po sikur t'ju kapë?"
"Mos u shqeteso Linda, nuk do të ndodhë."
"Pse je kaq e sigurtë? Po sikur të ndodhë?"
"Jo pra, kam një plan."
"Jua them më vonë."-them pasi u fut profesori i fizikës në klasë.
Ulemi në vendet tona dhe po dëgjonim mësimin. Disa domethënë, se disa të tjerë bisedonin, disa luanin në telefon, disa bënin detyrat për orën tjeter, disave i kishte fluturuar mendja diku tjeter përfshirë dhe mua.
Po mendoja për Arjanin. Më duket sikur ka ndryshuar ,sikur është tjetër njeri. Më parë ishte më i dashur, më i sjellshëm e shumë të mira të tjera, tani më duket sikur nuk shqetesohet fare për mua ose janë thjeshtë mendimet e mija të kota këto. Ai thot se më do dhe unë e besoj. Ndoshta unë jam duke e larguar , jam duke e bërë të ndjehet keq a ku ta di unë. Po kërkoj gabimin te vetja por nuk mund ta gjej.
YOU ARE READING
Dashuri nën rrezet e errësirës
Romanceʀᴏᴍᴀɴᴄë/ᴅʀᴀᴍë Cilado hije që mbulonte dashurinë e tyre, ata e ndriçonin atë me dritën e tyre. ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 17 ᴋᴏʀʀɪᴋ 2023 ᴍʙᴀʀᴜᴀʀ ᴍë: 10 ꜱʜᴋᴜʀᴛ 2024 ❗️Ndalohet kopjimi, publikimi i kësaj historie pa lejen time❗️