Beni ishte i nxituar dhe nervoz, por kishte qenë në këto situata edhe më parë dhe kishte bërë përgatitjet e duhura. Ai kishte marrë informacionet e sakta mbi vendndodhjen e Rainës .
Beni nuk kishte kohë për të humbur dhe i afrohet në mënyrë të shpejtë shtepise ku ajo ishte e mbyllur. Përpara se të ndërhynte, ai hapi një dritare të vogël dhe vuri re disa njerëz që ishin gati për të bërë gjuajtur.
Ndersa Aleksi ishte me pjesen tjeter duke sulmuar armiqte.
Beni me kujdes shkoi pranë tyre duke i plagosur me arme. Nje tjeter futet ne dhome dhe kërkon të qëllojë Benin, por Beni është shumë i shpejtë dhe e godet armikun duke bere qe ti binte arma nga dora. I vendos armen ne fyt."Me thuaj ku ndodhet vajza!"
Beni arrin në dhomën ku ishte e mbyllur Raina dhe pasi hapi derën pa ate qe ishte e ulur ne dysheme e frikesuar nga te shtenat e armeve.
"Raina"-flet ai dhe afrohet prane saj.
Raina ngre koken dhe sheh Benin. Nje lumturi i pushton trupin kur sheh qe ai ishte tashme aty por perseri kishte frike nga te shtenat e armeve.
Ai e kupton se ajo është në tronditje dhe e përqafoi për të treguar se ishte aty për ta mbrojtur. Duhet te largoheshin nga aty sa më parë. Beni i kap doren dhe ajo ngrihet ne kembe. Nje person futet ne prag te deres me armen e drejtuar nga ata dhe Beni vendos Rainen pas vetes dhe i gjuan ne lule te ballit atij.
Ajo bertet e frikesuar. Ata dalin nga aty me kujdes, duke u shmangur nga rreziku i mundshëm.
"Aleks merruni ju me ta, ne po shkojme."-i thot Beni atij ndersa ai ishte duke qelluar nga armiqte. Ai tund koken duke rene dakort dhe Beni largohet bashk me Rainen per te makina e tij.
Gjate gjithe rruges ata ndenjen ne qetesi. Beni ndjen tensionin në ajër dhe e kupton që Raina ende nuk është gati të flasë. Ai vazhdon të drejtojë makinën me kujdes dhe mundohet të shprehë përkujdesje dhe respekt ndaj saj duke ruajtur heshtjen. Ai e di që ajo ka përjetuar një përvojë të frikshme dhe duhet pak kohë për të shpërbërë tensionin dhe për t'u qetësuar.
Ndjehet i shqetësuar për Rainën dhe dëshiron të kuptojë se si po ndihet ajo apo nese ata i kane bere dicka. Ai e dëgjon frymën e thellë të saj dhe ndjen tensionin që ende e rrethon. Një pjesë e tij dëshiron ta pyesë për ndjenjat e saj, por e kupton se mund të jetë më mirë të presë derisa ajo jetë gati të flasë.
Pasi arriten ne shtepi, ajo ulet ne divan ndersa ai po bente ecjake. Nuk duroi dot me dhe foli:
"Si dreqin futesh ne makinen e tjetrit ashtu??"
Ajo qendron ne qetesi duke shikuar tapetin.
"Fol!"-ngre zerin ai ndersa ajo e shikon ne sy.
"Me tha qe ishte shoku yt. Nga ta dija une?"-flet me ne fund ajo.
"TE THA QE ESHTE SHOKU IM??"-përsërit Beni me zë të lartë.-"dhe ti i beson??"
Ajo ngrihet ne kembe dhe e godet ne faqe.
"Mos pretendo sikur interesohesh per mua. Ne qofte se do interesoheshe nuk do te me lije vetem. Ku ishe ti kur kisha une nevoje??Sa here te kam telefonuar dhe nuk pergjigjeshe?"
Beni qendroi perballe saj duke e shikuar thelle ne sy i ndjere ne faj.
"Tani esht faji im he??"
"Me fal..."
"Mos kerko falje kur jam une ajo qe duhet te kerkoj falje. Bera gabim qe te bezdisa sepse te bera qe te humbesh kohen tende te çmuar."
Ajo largohet nga ai dhe sapo hap deren ai vendos doren dhe e mbyll deren me force. Raina kthehet nga ai e nevrikosur dhe e pyet:
"Cfare je duke bere?"
"Mos u largo, nuk me ke dhene ende mundesin per tu shpjeguar."
"Nuk ke pse me shpjegohesh. Une jam askushi per ty."
Raina e shtyen dhe ai distancohet pak nga ajo. Ajo hap deren dhe perballe i del Aleksi.
"Ku je duke shkuar Raina?"
"Ne shtepi"-pergjigjet ajo, ndersa Aleksi shikon nga Beni. Beni i ben me shenje dhe ai i hap rrugen Raines.
"Eja te te dergoj une ne shtepi."
"Jo Aleks shkoj vete. Nuk dua te humbas asnje minut ketu me ju. Gjithcka ndodhi prej jush."
Ai po e shihte i habitur se pse Raina po i thoshte keto fjale kaq papritur.
YOU ARE READING
Dashuri nën rrezet e errësirës
Romanceʀᴏᴍᴀɴᴄë/ᴅʀᴀᴍë Cilado hije që mbulonte dashurinë e tyre, ata e ndriçonin atë me dritën e tyre. ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 17 ᴋᴏʀʀɪᴋ 2023 ᴍʙᴀʀᴜᴀʀ ᴍë: 10 ꜱʜᴋᴜʀᴛ 2024 ❗️Ndalohet kopjimi, publikimi i kësaj historie pa lejen time❗️