"Ti budalla"-i gjuan në faqe sapo u fut në makinën e tij ndersa ai kishte pritur ta puthte.
"Çfarë ke Rai?"
"Si çfarë kam?? Pse nuk e ke lënë Emin të më takonte?"
"Çfarë?"-pyet ai duke mos e kuptuar për çfarë e kishte fjalën.
"Bën dhe sikur nuk kupton tani."
"Çfarë dreqin thua Raina? Kur ka ardhur për të të takuar ajo dhe se paskam lënë unë? A ajo ti përrallisi këto?"
"Pra nuk ka ardhur për të më takuar?"-pyet ajo ndersa ai ndezi makinën.
"Jo"
"Por përse më tha ashtu? Uff nuk di kë të besoj!"-tha duke shfryrë dhe mbështet kokën në sedile.
"Sigurisht që mua, do i besosh asaj që po qëndron në një shtëpi me shoqen që bëri seks me të dashurin tënd? Nuk e kuptoj si e mba ende shoqe un do ja kisha qr po të ma bënte Aleksi këtë."-foli ai duke ngrysur vetullat nga ai mendim.
"Duhet të ma kujtoje?"
"Dhee meqënëse unë nuk e kam lejuar të të takoj, pse nuk të telefonoi??"
"Por përse më tha ashtu...nuk e kuptoj!"-pyet mendueshëm.
"Ndoshta ka dashur të zihemi por nuk ja doli"-qesh ai duke i kapur dorën dhe i lë një puthje aty.-"tani a më jep një puthje? Po prisja puthje por ti..."-u ndërpre nga buzët e saj.
Mbërritën në vendin ku i kishte thënë Beni dhe sapo del nga makina sheh vendin e rrethuar nga dritat. Në mes ishin pijet, patatinat dhe çokollatat bashk me laptopin ku do të shihnin filmin. Kthehet nga ai e lumtur dhe sheh atë të ulur në gjunj para saj ku në njërën dorë mbante një kuti të vogël me një unazë që ishte e rrethuar nga diamantët dhe në dorën tjeter një buqete me trendafila të bardhë ku në mes ishte formuar një zemër me trendafila të kuq. Raina vendos duart para gojës e surprizuar.
"Më pëlqen mënyra se si buzëqesh dhe mënyra se si kujdesesh për të tjerët.
Kurrë nuk kam takuar dikë si ti dhe nuk dua të të humbas kurrë. Faleminderit që më pranove kështu siç jam pa pasur frikë nga unë, faleminderit që më bën të buzëqesh duke më bërë të harroj problemet e gjithçka tjeter. Kurrë nuk do të lodhem nga ti e bukura ime, kurrë! Jam me fat që të kam. Të dashuroj pa fund, Raina ime! A dëshiron të bëhesh e dashura ime? Ti në fakt je por nejse."-thotë me zë të ulët këtë të fundit duke shkaktuar një të qeshur të lehtë nga ajo e cila i kishte sytë e mbushur me lotë. Ulet në gjunjë dhe e përqafon fort."Edhe unë të dashuroj Ben! Po, pranoj të bëhem e dashura jote"-thotë ajo dhe e shtrënguar akoma më shumë në përqafim ndërsa ai buzëqesh i lumtur duke thithur aromën e parfumit të saj. Ngrihet përsëri në këmbë dhe ai i jep buqeten me trendafila dhe pastaj i vendos unazën.
"Sa seriozisht e more punën e propozimit"-qesh ajo duke i marrë erë trendafilave.
"Në fakt e kisha ndërmend ta bëja."
Beni u përkul pak dhe me butësi vendosi buzët e tij mbi buzët e saj, duke e përkëdhelur butësisht. Puthja e tij ishte e butë, por pasionante.
"Mhmm..shohim filmin?"-thotë ajo duke u shkëputur prej tij por ai e afron dhe e puth përsëri.
"E shohim."-tha pasi e la të lirë nga ajo puthje pasionante.
U ulën pranë njëri-tjetrit duke vendosur filmin romantik që dëshironte Raina dhe përballë kishin një pamje të mrekullueshme të qytetit.
"Kur mendon se duhet ti themi prindërve?"-pyet ajo duke ngrënë doritos.
"Kur të duash ti jet"
"A do na lënë bashkë thua?"
"Të kam thënë Rai; nuk më intereson kush na del kundër, ne të dy nuk na ndan askush."
"Babi nuk ka për të pranuar, kurse mami lë kokën për ty."
"Me të vërtet? A lum un ca vjehrre kam."
"Po more më ka thënë që të do më shumë ty sesa mua."-rrudh buzët ajo ndërsa ai qesh.-"dua ta mbajmë sekret e për disa kohë se e po të ishe doktorr ti nuk do të më jipnin se jam e vogël."-tha ajo duke hapur gojën përgjumësh.
"Kur të jesh ti gati jeta ime. Të të dërgoj në shtëpi tani se po të hapet goja."
"Ëhëm...të dua"-pëshpërit ajo dhe mbyll sytë e përgjumur ndersa ai e merr në krahë dhe e shtrin në sedilet e pasme.
"Edhe unë të dua"-i tha ai dhe sheh atë të buzëqeshë lehtë para se ta rrëmbente gjumi.
YOU ARE READING
Dashuri nën rrezet e errësirës
Romanceʀᴏᴍᴀɴᴄë/ᴅʀᴀᴍë Cilado hije që mbulonte dashurinë e tyre, ata e ndriçonin atë me dritën e tyre. ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 17 ᴋᴏʀʀɪᴋ 2023 ᴍʙᴀʀᴜᴀʀ ᴍë: 10 ꜱʜᴋᴜʀᴛ 2024 ❗️Ndalohet kopjimi, publikimi i kësaj historie pa lejen time❗️