Beni ishte tërbuar. Ai nuk e dinte se çfarë po ndodhte me Rainën, ku ishte, si ishte apo kush e kishte bërë. Ai ishte i dëshpëruar për ta gjetur atë. Kërkoi, por nuk kishte asnjë shenjë prej saj. Ai ishte i shqetësuar dhe nuk mund të mendonte asgjë tjetër përveçse ATË, ishte i vendosur ta gjente, pa marrë parasysh çfarë. U zotua të mos pushonte derisa Raina të ishte e sigurt dhe të kthehej në krahët e tij. Por çdo moment që kalonte pa asnjë lajm prej saj ishte torturë për të.
"Ben, më duhet të të them diçka."
"Çfarë të më thuash Daniela?"-pyet ai duke kthyer shikimin nga ajo.
"Arjani kishte disa ditë që e ngacmonte...mos ndoshta ka gisht ai?"
"Çfarë?? Pse nuk më ke thënë më parë Daniel?"
Beni u nis për të dalë jashtë por ndalon në prag të derës duke kthyer kokën nga Daniela.
"Di gjë ku rri?"
Ajo mohon me kokë dhe ai del jashtë. Pas tij shkojnë dhe Aleksi bashkë me Danielën.
"Aleks shkruaji Tinit të gjej vendodhjen e atij kopilit"
Futen të tre në makinë dhe po prisnin një përgjigje nga shoku i tyre. Pritën një çerek ore dhe sapo merr vesh vendodhjen i jep gaz makinës. Daniela dhe Aleksi shikojnë njëri-tjetrin dhe vendosin rripat e sigurimit.
Daniela qëndroi në makinë ndërsa ata të dy shkuan ti bënin një vizitë të vogël Arjanit. Troket në derën e tij dhe largohet nga syri magjik. Sapo hapet dera, Beni e kap për fyti dhe e përplas në mur.
"AAAAA"-dëgjohet ulërima e një vajze dhe ata kthejnë kokën menjëherë. Aleksi i drejton thikën që të pushojë.
"Çfarë kërkon këtu?"-pyet Arjani me vështirësi pasi Beni ende nuk ia kish hequr dorën nga fyti.
"Hahaha e di shumë mirë pse kam ardhur Arjan. Më thuaj ku është Raina??"
"Çfarë?"-pyet i hutuar ai.
Beni mendonte se kishte Arjani gisht për atë që i kishte ndodhur Rainës. Ai ishte i vendosur të nxirrte prej tij të vërtetën në një mënyrë ose në një tjetër. Por Arjani nuk e kishte idenë se çfarë kishte ndodhur. Ai ishte i hutuar, nuk kishte asnjë ide se për çfarë po fliste.
"Fol pra. E di që ke ti gisht në këtë punë."
"Për çfarë e ke fjalën more?"
"MË THUAJ KU NDODHET RAINAA."
"Nuk e di. Nuk ia kam idenë se per cfare po flet"
Beni nuk pranoi ta besonte, ai ishte i bindur se ai kishte gisht në këtë rrëmbim. Ai u mbush me inat dhe grushtat i shtrengoi nga zemërimi. I bërtet, duke kërkuar të dinte se çfarë kishte ndodhur me Rainën. Arjani u tremb pasi pa armen dhe u përpoq t'i shpjegonte se nuk e kishte idenë se ku ishte ajo.
"Ne rregull Ben, ai nuk ka lidhje me kete. Shkojme."-flet Aleksi por Beni nuk e largon armen nga balli i tij.-"Ben"-i therret perseri. Ai largoi armen dhe para se te dilte kthehet nga Arjani perseri dhe i bie me grusht.
"Eja se nuk ka bythe ai te bej keto gjera."-i thote Aleksi nderkohe qe po zbrisnin shkallet e pallatit.
"Ai jo por mund te kete bashkepunuar me dike tjeter."
"Do ta gjejm vlla"-i bie lehte ne shpatull dhe futen ne makine.
Beni ndez makinen dhe largohen nga aty nderkohe i shkruajti njerezve te tij qe te mbanin nen vezhgim levizjet e Emit, Lindes dhe Arjanit.
"Pra, zbuluat gje?"-pyet Daniela ndersa Aleksi mohon dhe ne ate moment bie zilja e telefonit te Benit. Ai e hap menjehere pa e shikuar se kush po e telefononte.
"Ku dreqin je Ben?? Kur u ktheve ne Shqiperi ti??"-bertet babai tij nga ana tjeter e telefonit i cili nuk kishte qene ne dijeni per ardhjen e tij ne Shqiperi.
"Pardje baba"
"Ouuu sikur ta dija. Sa here te kam thene te qendrosh larg saj, he??Ku eshte Raina? Me telefonoi Vangjeli, ishte ne merak per vajzen qe ka qe pardje qe nuk i ka kthyer pergjigje."-flet ai duke theksuar mirë fjalën 'pardje'
"Nuk ia kam idene babi"
"Ashtu e?"
"Po"-mbyll telefonin dhe mori rrugen per te pallati ku qendronte Daniela me Rainen.
Gjejne telefonin e Raines i cili ishte mbi komendinen e dhomes se saj por ishte me kod.
"Daniela e di kodin ti?"
"Jo"
"Aleks merre Tinin dhe thuaj te vij ketu."
YOU ARE READING
Dashuri nën rrezet e errësirës
Romanceʀᴏᴍᴀɴᴄë/ᴅʀᴀᴍë Cilado hije që mbulonte dashurinë e tyre, ata e ndriçonin atë me dritën e tyre. ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 17 ᴋᴏʀʀɪᴋ 2023 ᴍʙᴀʀᴜᴀʀ ᴍë: 10 ꜱʜᴋᴜʀᴛ 2024 ❗️Ndalohet kopjimi, publikimi i kësaj historie pa lejen time❗️