[4]

556 44 17
                                    

"Të lumshin duart teta!"-thotë Beni pasi provoi gatimin e mamasë time.

"Faleminderit bir! Unë do te shkoj te pi nje kafe nga komshia kështu që më duhet të shkoj."-thotë mami.

Pasi mami largohet ne po hanim qetesisht deri sa fola unë.

"Këtu do rrish ti?"

"Deri sa të vijë mamaja jote po. Pse ke ndonjë problem ti?"

"Po kam"

"Çfarë problemi?"

"A më jep pak telefonin ti shkruaj një shoqeje?"-e pyes me një buzeqeshje te sforcuar në fytyrë.

"Bë detyrat njëherë."

"O zot ku kam bë ndonjëherë detyra unë aman."

"Do ja them prinderve të tu këtë."-thotë ai dhe buzeqesh në cep të buzës kur pa fytyrën time.

"Të ngectë në fytt"

"Faleminderit"

"Debil"-them me zë të ulët.

"E dëgjova."

"Shum mirë që e dëgjove."

"Mbaro detyrat të të jap telefonin."

"O pse çfarë jam unë beb a?"

"Po"

"Plak"

"Çfarë the?"-pyet duke ndaluar së ngrëni.

"Plak."

"Unë?"

"Po re ti."

Ai fillon e qesh me të madhe.

"Unë 21 vjeç jam kjo thot plak."

"Edhe unë jam 17 vjeçe nuk jam beb. Ma jep atë telefon dy minutaa se do e pyes për një detyrë."

"Merre re kalama i shpif."

Nxjerr telefonin nga xhepi dhe fut kodin pastaj ma jep mua.

E mora e gëzuar dhe futem në instagramin tim.

"Arjann ia dolaa."

"Bravoo guximtarja ime"-bie dhe disa emoji duke qeshur.

"Hë sikur do kërkoje detyrat ti?"-thote Beni pasi pa qe po buzeqeshja.

"O Zot na ruaj"-them duke rrotulluar sytë dhe vazhdoj atë që po bëja.

"O jann eshte një ndryshim plani, duhet të takohemi tani sa nuk është mami im në shtëpi. Thjesht shko te vendi ku takohemi gjithmonë ,dhe nuk besoj të vonohem më shumë se 15 minuta. Më duhet të shkoj tani. Të puth"-i dergoj një zemër të kuqe dhe dal nga instagrami im.

"Faleminderit!"-i them Benit, i cili sapo kishte mbaruar së ngrëni dhe ishte ulur në divan duke më parë mua.

"Nuk ka gjë"

"Unë po shkoj të bëj detyrat tani."-i them dhe largohem për në dhomë. Heq çelësin nga dera dhe filloj të bërtas.

"BENNNN EJA SHPEJTTT O ZOT BENNNN"

Ai vjen me shpejtësi.

"Çfarë ka Raina? A u vrave? Çfarë ke?"

"Jo joo jam mirë por këtu ndodhet një merimangë gjigande e zezëëë."

Ai fillon të qesh me të madhe.

"Dhe mos më thuaj që prej saj bërtite sikur po të vrisnin?"

Unë tund kokën duke pohuar. Ai fillon të qeshë përsëri.

"Ore çfarë më rri duke qeshur por vritee."

"O Zot edhe thot pastaj pse thua kalama."

"Aaaaaaa"-bërtas përseri.-"jaaa ku ështëëë"-bëj me gisht nga komedina.

"Ku është?"-pyet ai ndersa unë me ngadalë po dilja jashtë dhomës. Ai kthen kokën nga unë ndersa unë po bëja si e trembur.-"Nuk e shoh moj."

"AAAA poshtë krevatiti tim"

Ai ulet të shohë poshtë krevatit tim ndersa unë mbyll deren me të shpejtë dhe e kyç brenda.

"Dreqin! RAINA hape derën."-bërtiste duke i gjuajtur derës.

"Pafshim Benushh."

"RAINA I KE PUNËT KEQ."

"MIR SHPIRT."-bërtas që ta dëgjojë dhe dal nga shtëpia duke u hedhur e lumtur.

Nga dritarja nuk kishte shance të dilte pasi prinderit e mi të dashur e kishin siguruar mirë që unë mos të arratisesha natën.

Po vrapoja sa të mundesha që të arrija më shpejt te Arjani sepse nuk doja të priste shumë si gjithmonë.

Sapo e pash iu hodha në qafë, gati sa nuk ramë në tokë të dy.

"Mendova se nuk do te vije"-qeshi ai dhe më puth  fort në buzë aq sa ma mori frymën.

"Pak se mu mor fryma duke vrapuar po ma merr dhe ti tani me puthje.."-thash unë dhe ai qesh e ashtu sic ishim të përqafuar ulemi në stol.

"Më ka marrë malli të qëndrojmë kështu gjatë."

"Shpresoj të vonohet mami."

*  *  *

Kishte kaluar gati një orë i mbyllur aty. Pas pak dëgjon zërin e mamasë së saj.

"Teta Merita, jam Beni. Raina më mbylli në dhomë."

"Uaa çfarë thua more djal!? Dale të marr çelësin."

Pas 1 minuti dera hapet dhe ai del nga dhoma menjëherë.

"Po ku iku ajo vajzë??"

"Nuk e di"

"Aman mor çun mos i thuaj gjë Vangjelit se do e vrasë fare."

"Pa merak teta Merita. "

Del nga shtëpia dhe futet në makinë, rrugës po shikonte për të por nuk po e shihte gjëkundi. Kushedi ku do ketë shkuar tani. Mendoi me vete.

Dashuri nën rrezet e errësirësWhere stories live. Discover now