"Ku po shkon moj mam?"
"Te Beni ma pastaj do dal xhiro me Emin."
"Në rregull, por eja në shtëpi pastaj se do vi babi sot."
"Mir mami"-i jap një puthje në ajer dhe dal jasht. Gjatë rrugës për në shtëpinë e Benit vendosa muzikë dhe këndoja, here pas here edhe kërceja. Mu desh 1 orë për të mbërritur. Pasi kalova pemët të cilat më pengonin pamjen e shtëpisë, ngrijë në vend e tronditur nga ajo çfarë pashë.
Çfarë ka ndodhur këtu? Pyes veten. Ja përse Beni nuk më solli këtu, nuk deshironte të shihja unë këtë sepse do të filloja me pyetje e shumë gjëra tjera dhe ai nuk i pëlqen pyetjet e shumta.
Nxjerr telefonin nga xhepi dhe telefonoj atë por nuk ma hapi. Nuk e kuptoj pse dreqin më regjistron numrin kur asnjëherë nuk e hap. Shyqyr këtë herë nuk po më ndjek ndokush!
Meqë ra fjala, ka që atë ditë kur më tregoi që është pjesë e mafias, që nuk e kam takuar. Të them të drejtën jam ndjerë si bosh këto ditë, më mungojn ato momente kur grindesha me fjalë me të. Shfryej dhe i shkruaj Emit për tu takuar.
Pasi mbërrita në vendin ku do u takonim, pash që ajo kishte arritur para meje. Sapo më sheh më buzëqesh dhe më përqafon.
"Po hë moj vajzë ma ke lënë bangën shumtim!"
"Hahaha nesër aty më ke."
"Eja, eja se nuk rri dot me ato specjet atje"
"Uff e di sa rehat kam qënë në shtëpi."
"Ckemi vajzaaa"-na tërheq vëmendjen zëri i Danielës, një shoqe e klasës.
"Ckemii Dani"-them me një buzëqeshje, mesa kuptova nga mimikat e Emit nuk i pëlqeu prezenca e Danielës. Mua personalisht më duket shumë vajzë e mirë, nuk e di pse Emi nuk e pëlqen.
"Çfarë bëni? Si ja ke kaluar në shtëpi Raina?"-më pyet me buzëqeshje.
"Super fare. Sa keq që iku shpejt kjo java!"
"Uee mirë që nuk ke qënë se ka qënë shum kot kjo java."
"Pse moj?"
"Aman! Detyra dhe projekte"
"Yhyy unë si kam nisur fare"-them duke qeshur.-"eja do vish xhiro me ne?"-e pyes pas pak ndersa Emi kthen kokën nga unë menjëherë. Unë i bëj me sy si për ti thënë 'çfarë probkemi ka?'
"Nëse nuk e keni bezdi, patjeter."-buzeqesh ajo ndersa Emi rrotullon sytë.
Shkojmë në një lokal dhe po prisnim kamarierin.
"Si e ka passwordin?"-pyes Emin, pasi ajo vjen shpesh këtu dhe duhet ta dijë.
"Nga 1 deri te 8 pa numrin 2"
"Hahaha shumica lokaleve kështu e kanë"-thotë Daniela.
"Kush e pyeti?"-më pëshpërit Emi ndersa unë nuk i kthej përgjigje. Kamarieri vjen dhe ne i japim porosinë.
"Praa vajza do vini në maturë?"-pyet Daniela për të thyer heshtjen.
"Sigurisht që po."-themi ne.
"Keni menduar për veshjen? Flokët? Thonjtë?"
"Poo"-thotë Emi menjëherë, ndersa unë tund kokën në shenjë mohimi.
"A ma tregon?"
"Nuk dua"-i thotë ajo ndersa Danielës i ikën buzëqeshja dhe i thotë thjesht 'mirë'
"Emi çfarë ke?"
"Po sikur të marri të njëjtin fustan si unë ajo?"-më pëshpërit dhe unë i bie ballit me dorë.
"Ju pëlqejnë thonjtë?"-na tregon një foto të një modeli që kishte në telefon.
"Joo, nuk të shkojnë fare."-thotë Emi ndersa mua më pëlqyen shumë.
"Mua më pëlqyen"
"Nuk i shkojnë moj vajzë."
"Për flokët kam menduar këtë model."-na tregon një foto tjetër ndersa Emi shtrembëron fytyrën.
"Mirë, mirë"
"Shumë bukur"-i them unë ndersa ajo më buzëqesh lehtazi.
"Umm vajza unë po shkoj."-thotë Daniela pas pak pasi nuk po ndjehej rehatshëm me ne. Ato mimikat që bën Emi sq here që ajo flet, normale që nuk do ndjehet mirë. Po i duket sikur na bezdis, Emin po, por mua jo.
"Por ne tani erdhëm.."-i them unë duke u ndjerë keq që Emi e kishte mërzitur me fjalët dhe veprimet gjatë gjithë kohës.
"Kam një punë Raina, shihemi njëherë tjeter"
"Mirupafshim Daniela"-thotë Emi duke vendosur një buzëqeshje fallso në fytyrë.
"Mirupafshim vajza"
"Mirupafshim"-i them unë. Sapo ajo ikën Emi kthen kokën nga unë e buzëqeshur.
"E shikon si e bëra të ikte?"
"Pse e bëre këtë gjë Emi?? Nuk më pëlqeu aspak!"-shfryej.
"Ooh hë tani Ina, çe do atë kurvën?"
"Ku e di ti që është kurv ajo Emi??"-ngrys vetullat ndersa ajo rrotullon sytë.
"Ashtu thonë të gjithë"
"Kështu ik ti, me fjalet e të tjereve Emi. Bravo! E harrove çfarë më ndodhi mua??"
YOU ARE READING
Dashuri nën rrezet e errësirës
Romanceʀᴏᴍᴀɴᴄë/ᴅʀᴀᴍë Cilado hije që mbulonte dashurinë e tyre, ata e ndriçonin atë me dritën e tyre. ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 17 ᴋᴏʀʀɪᴋ 2023 ᴍʙᴀʀᴜᴀʀ ᴍë: 10 ꜱʜᴋᴜʀᴛ 2024 ❗️Ndalohet kopjimi, publikimi i kësaj historie pa lejen time❗️