[29]

434 39 15
                                    

U fut ne makine pas saj dhe pasi blene cokollata, pije dhe patetina shkuan në një park.

Dolën nga makina dhe u ulën në barin e gjelbër. Qëndruan në heshtje gati një gjysëm ore duke parë yjet e asaj nate të freskët e të qetë. Ishte me të vërtet qetesuese.

"Ben"

"Hëm?"

"A pranon të vish si shoqëruesi im në mbrëmjen e maturës?"

Ai e shikon i habitur nga kërkesa e saj.

"Ti thua jam i shpifur moj, pse dashke të jem unë shoqëruesi yt?"

"Sepse Linda dhe Arjani do jenë aty."

"Kalama i keq, po më përdor ëë??"

Ajo qesh dhe shtrihet në bar.

"Pakk"

Ai e sheh shtrembër dhe afrohet pranë saj duke e gudulisur. Raina po qeshte me të madhe dhe po i thoshte të ndalonte.

"Mjaftt Benn, vdiqaa"

Ai ndalon ndërsa ajo po merrte frymë rëndshëm duke qeshur.

"Do më ndihmosh dhe me gjetjen e fustanit."

"Po prit pak se unë nuk të thash që do vi."-buzëqesh në cep të buzës ai.

"Miir pra, unë do marr dikë tjeter"

"Kë?"-i kthehet serioz.

"Është shumë i pashëmm"

"Kush është ky?"

"Dikush."

"Aleksi a?"

"Jo, nuk e njeh ti."

Kjo që tha e acaroi jashtë mase ndersa ajo po e shijonte në maksimum këtë gjë.

"Kush është ky pra??"-ngre zërin ai.

"Pse ngre zërin mo burr?? Shkoi ora 4 e mëngjesit, dua gjum"-thotë ajo ndersa ai ngrihet nga aty dhe futet në makinë.

Gjatë gjithë rrugës ai nuk i flet fare, ishte ende i nxehur që në jetën e saj qënka futur një mashkull tjeter dhe ai se njeh.

"A do ta dish kush eshte shoqëruesi?"

"Fol."

"Nuk ekziston"-qesh ajo ndersa doli jashtë makinës.

"Seriozisht e ke ti??"

"Poo, thjesh po tallja b*thën me ty."

"Unë do të të vras"

"Të më hash m**in ti mua"-i nxjerr gjuhën ajo dhe mbyll derën e makinës teksa qeshte.

Ndjek atë me sy nderkohë qe ajo hap deren e shtepisë me kujdes dhe para se të futej brenda e përshëndet me dorë Benin.

Largon shënimet, librat nga shtrati dhe pastaj nderron rrobat. Sapo shtrihet në shtrat e zë menjëherë gjumi.

I del gjumi nga zilja e telefonit. Shfryen përgjumësh dhe merr telefonin për ta hapur.

"Duaa gjumm"-thotë ajo duke menduar se ishte Emi por pasi dëgjon të qeshurën e tij, hap sytë menjëherë.-"po ti ore?"

"A nuk ke provim sot ti?"

"UAA PROVIMI"-bërtet ajo dhe ngrihet menjëherë nga shtrati.

"Mos u streso se do të të coj unë shpejt"

Dëgjon Benin të thotë teksa po vishej.

"Aty je?"-pyet ai pasi ajo nuk po fliste.

"Po, po. Prit!"

Shkon në tualet të kryej nevojat dhe pasi del ballafaqoset me Benin.

"Këtu qënke ti?"-thotë ajo e habitur.

"U bëre gati ti? Të shkojm tani."

"Ja një minut"

Nxiton për në dhomën e saj të marr telefonin dhe pasi përshëndet prinderit largohet bashk me Benin.

"Si je sot?"

"E stresuar"

"Kam besim te ti"

"Posi"

"E vëm me bast që ke për të dal shumë mirë??"

Del nga makina e tij dhe pas saj del dhe ai.

Provimi i maturës është një sfidë e madhe për të gjithë maturantët, dhe për të është momenti i rëndësishëm që i vendos bazat për të ardhmen e saj. Beni e ndien tensionin që i rrotullohet në ajër dhe përqafon me ngrohtësi.

"Nuk ke pse të shqetësohesh, Raina. Ti je e zgjuar dhe je përgatitur shumë mirë për këtë provim."-thotë ai duke u përpjekur të qetësojë ankthin e saj.

"Suksese Rai!"

Dashuri nën rrezet e errësirësWhere stories live. Discover now