[18]

425 36 0
                                    

"Ku po ikni ju të dy pa muaa?"-fola pasi pash që Beni dhe Aleksi po dilnin jashtë.

"Nuk ke shkoll ti mj?"-pyet Aleksi.

"Më përjashtuan"

Ai bën një mimikë sikur të thoshte 'aha'

"Mos na digj shtëpinë"-thot Beni ndersa unë e shoh shtrembër.

"Po hë mor të vija dhe unë."

"Rri aty se je mirë."

Dëgjoj derën të mbyllet dhe shfryej. Çfarë do bëja gjatë kësaj kohe që ata nuk ishin këtu? Si fillim ngrihem dhe shkoj të mbyll derën, sepse nuk i dihet kush vjen. Pastaj u ngjita lart për në dhomën e Benit. Shpresoj ta ket lënë aty telefonin tim. Sapo hyj brenda shoh telefonin që e kishte lënë mbi shtrat.

E marr e lumtur dhe zbres poshtë shoh që kisha disa thirrje të humbura nga Emi mbrëmë dhe vërej një numër që ishte regjistruar me emrin 'Beni'.

"Shii dreqi"-qesh me vete. O dreq! Ndoshta ka kontrolluar bisedat, unë i kisha ende bisedat me Arjanin. Futem në instagram për të parë se çfarë kisha folur me Arjanin por nuk po e gjeja, e kërkoj por username tij nuk më dilte. Tani ose i ka bërë bllok Beni ose më ka bërë Arjani vetë.

Shkoj ta kontrolloj dhe shoh që i kishte bërë Beni bllok. Mesa pash edhe numrin nuk ia kisha më të regjistruar aty. I paska bere bllok kudo, edhe Lindes edhe atij. Epo hë se unë do i bëja bllok dhe vetë, Beni më ndihmoi që mos tu lodhja.

Zilja e derës bie dhe unë nxitoj të hapja derën.

"Sa shpejt erdhën"-them me vete dhe sa isha gati ta hap, pata një si parandjejë të keqe. Shoh nga syri magjik dhe shikoj një person me maskë.-"ooiii hajdutëtt"

Ai i bie zilës përsëri, filloi të më kapte paniku akoma më shumë kur po godiste deren.

Telefonoj menjëherë Benin, por ai nuk po ma hapte.

"Uffff ufff"-shfryej dhe po i bija vazhdimisht numrit të tij.

Dëgjoj një thyerje xhami nga dhoma e ndenjes nderkohë që zilja binte ende, zgjas kokën e frikësuar dhe shoh një tjeter person që hyri në dhomën e ndenjes. Bërtas e frikësuar pasi ai ktheu kokën nga unë dhe largohem për nga dera e pasme.

Po vrapoja me sa fuqi kisha nderkohë numrin e tij e shtypja vazhdimisht. Ku dreqin jee Ben??

Po vrapoja nëpër pyll dhe ai ende ishte pas meje, u lodha mezi po merrja frymë. U pengova në një gur dhe u rrokullisa poshte.

Futet në makinë dhe hap telefonin. Kishte 20 thirrje të humbura nga Raina, zemra i rrahu fort nga ideja që asaj mund ti kishte ndodhur diçka e keqe.

"Çfarë ka vlla?"

"Raina më ka telefonuar 20 herë, nuk e paskam dëgjuar jqr"

Aleksi ndez makinën dhe thotë duke qeshur-"ça mistrecje"

"Aleks lëviz shpejt, mund ti ket ndodhur diçka"-thotë ai dhe e telefonon.

"Personi që ju po telefononi nuk ka sinjal. Ju lutemi provoni më vonë ose lëreni një mesazh pasi të dëgjoni sinjalin e beep-it. Faleminderit."

"Aleks"

"Qetesohu, mos mendo keq."

"Nuk jam i qetë fare"-thotë duke kaluar duart në flokë.

Pasi mbëritën mbetën të shokuar nga ajo pamje që po iu servirej para syve. Shtëpia e tyre kishte marrë flakë, Beni del i tronditur nga makina dhe vendos duart në kokë, pas tij del dhe Aleksi.

"RAINAAAA"-bërtet ai dhe disa pika lot i pikojnë në faqe. Aleksi kishte mbetur i ngrirë duke parë shtëpinë të digjej nga flakët.-"RAINAAAAAA"

"ALEKS MË THUAJ QË NUK ËSHTË ATYYY"

I tronditur nga pamja e shtëpisë së tij që digjej nga flakët, nuk mund të durojë më shumë. Ai tenton të hyjë në shtëpi.

"BENN"

"RAINAA"-bërtiste dhe herë pas herë kollitej dhe i digjnin sytë.

Aleksi shkon te hyje nga dera e pasme por syte i zune diçka qe shkelqente me bar.

"BEN shiko"-i thërret Aleksi dhe në dorë kishte byrzylykun e saj.

Ata dalin jashtë dhe Beni ia merr byrzylykun nga dora.-"ku e gjete??"

"Nga rruga që të con drejt pyllit"

"Eja"-e godet lehtë në shpatull dhe vrapojnë në drejtim të pyllit.

"RAINAA"-bërtet Beni por nuk morën asnjë përgjigje në këmbim.-"Aleks shiko"-ai ulet në tokë merr në dorë kapsen e flokëve të saj.

Vrapojne drejte dhe ndalojne duke shikuar rreth e rrotull duke pyetur veten se nga cila ane te shkonin.

"Ben kujdes"-thotë Aleksi dhe gjuan me armë në drejtim të personit që kishte në shënjestër Benin.

"Faleminderit vlla"

Dashuri nën rrezet e errësirësWhere stories live. Discover now