[64]

297 21 2
                                    

Kthen shikimin nga ai me dorën ngritur gati për të trokitur në derë, ai i shtrëngon dorën dhe tund kokën lehtë. Ajo merr frymë thellë dhe troket në derë.

"Raina"-e përqafon mamaja saj sapo hap derën.-"Ben si je more djal?"-pyet ajo me buzëqeshje në fytyrë dhe sytë i shkojnë te duart e tyre të kapura me njëra-tjetrën.

Largohet nga dera dhe ata futen brenda. Raina po shikonte me sy për babain e saj por nuk ishte aty.

"Mam, ku është babi?"

"Ka dalë, por nuk vonohet. Uluni ju. Dëshironi gjë për të ngrënë? "

"Jo, jo. Hëngrëm."-flasin njëkohësisht ndërsa u ulën në divan.

"Eee ee, keni për të thënë gjë?"-i pyet Merita me buzëqeshje në fytyrë.

"Kur të vi edhe babi do t'ua themi."

Po qëndronin të tre në pritje deri kur nga dera futet Vangjeli, i cili sheh i habitur Benin.

Ngrihen të dy në këmbë dhe pasi takohen ulen të katërt.

"Babi, mami. Duam të flasim me ju."-thotë ajo dhe shikon nga Beni.

"Unë dhe vajza juaj e duam njëri-tjetrin."-i kap dorën Rainës.

"Çfarë?"-thot gati në të bërtitur Vangjeli ndërsa Merita ishte e lumtur pasi kishte dashur gjithmonë që ata të ishin bashkë.

"Po, babi."

"Jo...jo, ju nuk mund të jeni bashkë."

"Çfarë po thua Vangjel?"-sheh e habitur burrin e saj.

"Grua ti nuk di gjë."

"Çfarë nuk di?"

"Ti nuk e di që ky djal është pjesë e mafias."

Merita kthen kokën nga Beni e habitur.

"Është çfarë?"

"Edhe çfarë ka baba?"-flet Raina tashmë.

"Si edhe çfarë ka Raina? Ti nuk ia ke idenë! Armiqtë e tij do na vrasin të gjithë ne. Nuk je e sigurtë kur je me të. Gjë që nuk bëhet, ju dy bashkë, kurrë!"-bërtet Vangjeli.

"Shiko zotëri, as vajzës tuaj as juve nuk do iu ndodh gjë. Unë nuk do lejoj t'ju ndodh asgjë."

"Joo, vajza ime nuk do martohet me një kriminel. Nuk kam për ta lejuar këtë gjë."

"Baba!"

"Mjaft Raina!"

"Pse dreqin e fute në jetën time dhe tani thua që nuk mund të jemi bashkë? Pse?"

"Kujdes me tonin, po flet me babain tënd! Dhe nuk e futa në jetën tënde që tu martonit bashkë, ishte për pak kohë!"

"Epo duhet ta kishe menduar që mund të binim në dashuri bashkë."-thotë ajo me lot në sy ndërsa Beni i shtrengoi dorën.

"Unë të paralajmërova Ben! I kam thënë dhe babait tënd dhe ti tani më vjen këtu, në shtëpinë time bashkë me vajzën time dorë për dore, e më thua që duheni!"-bërtet drejt Benit.

"Zotëri ne nuk mund ti ndalojmë ndjenjat tona për njëri-tjetrin, po lodheni kot pasi unë nuk do heq dorë kurrë nga Raina..."

"Dhe as unë nga Beni."-përfundon Raina.

Vangjeli largohet nga salloni me shpejtësi dhe pas një minuti kthehet me një armë në dorë, del para Benit dhe i drejton armën. Merita bërtet e frikësuar bashkë me Rainën ndërsa Beni nuk lëviz nga vendi.

"Vangjel, çfarë po bën? A je në vete?"-bërtet Merita ndërsa Raina del para Benit.

"Baba largoje armën. Çfarë mendon se po bën?"

"Raina largohu. Ndërsa ti dil nga shtëpia ime dhe mos guxo të afrohesh më me vajzën time përndryshe do të të vras."

"Unë nuk lëviz nga këtu pa Rainën."

Vangjeli tërheq me forcë Rainën nga krahu dhe afron tytën e armës në ballin e Benit.

"Largohu!"-bërtet dhe heq siguresën.

"Vangjel!"-bërtet Merita e trembur.

"Rri grua."

"Baba nëse do që unë të jem e lumtur më lër të jem me të."

"Nuk do je e lumtur me të."

"Do jem, baba. Nëse jam pranë tij,  jam personi më i lumtur në botë."

"Si do jesh e lumtur me të, Raina? Do shohesh vrasje cdo ditë, do të rrëmbejnë në këmbim te parave a ku di unë, do të të vrasin vetëm e vetëm që të dobësojnë këtë këtu. Nuk do dalësh pa frikë në rrugë, nuk do e bësh gjumin e qetë, e di pse? Sepse nga momenti në moment mund të vij dikush për të të vrarë."

Kjo ishte arsyeja pse Beni dëshironte që ta largonte Rainën nga vetja por që nuk kishte mundur dot, pasi e donte, e donte më shumë se gjithçka dhe nuk hiqte dot dorë nga ndjenjat e tija për të. Babai saj kishte të drejtë dhe në atë moment mendoi të largohej por i bëri një betim asaj që nuk do ta linte kurrë.

"Nuk më intereson, nuk më intereson. Dua të jem me të dhe nuk më intereson nëse vdes. Të lutem babi."

"Nëse e do vajzën time, largohu nga ato punë."-foli Vangjeli duke ulur armën dhe e lëshoi Rainën.

"Është tepër vonë. Mendon se unë nuk dua? Ti ishe në kohë."

Dashuri nën rrezet e errësirësWhere stories live. Discover now