[14]

453 38 14
                                    

"U mërzitaa"

"Shiko televizor"

"Asgjë interesante. Më jep telefonin tënd."-them duke e parë me sy lutës.

"As që bëhet fjalë."

"Hë pra Ben. Nuk i kontrolloj mesazhet jo, do hyj në account-et e mija."

"Jo pra."

"Do i them babit që ti sillesh keq me muaa"

"Thuaji moj"

"Do i them"

"Jam kurioz se çfarë do ti thuash?"-qesh ai dhe unë rri si ai në shi pasi kishte të drejtë, telefonin që ma dha Emi e kisha harruar në shtëpinë time.

"Sa i keqq"

Një javë kaloi shpejt dhe kisha shkuar në shtëpinë time pasi mamaja ime ishte kthyer. I kërkova falje për sjelljet e mija kur ata më flisnin për Arjanin dhe tani ndjehesha më mirë.

Po shkoja në shkollë me Benin si çdo ditë dhe sapo futem në oborrin e shkollës, të gjithë po më shihnin sikur të kisha bërë ndonjë gjë. Disa vajza po qeshnin në drejtimin tim dhe unë po shikoja veshjen se mos isha bërë pis ndokund. Me të vërtetë nuk i kuptoja pse më shihnin në mënyrë tallëse.

Emi vjen me vrap te unë.

"Emi pse më shohin të gjithë kështu?"

"Raina qetesohu, do të të them unë."

"Çfarë ka ndodhur??"-pyes me padurim.

"Kanë dalë fjalë që ti ke bërëëë s*ks me Arjanin dhe më pas ai të ka lënë."

"ÇFARË??"-pyes unë e tronditur. Nuk më besohet që ai idioti ka thënë këto për mua!

"Ja pse më shohin të gjithë sikur të kem bërë ndonjë gjë?"-ajo pohon me kokë.

"A më beson Emi që nuk kam bërë asnjë gjë me të?"

"Sigurisht që të besoj In, doja të të kontaktoja por nuk kisha si."

"Oh Zot më ruaj mendt, më daltë përpara ajo ose ai do e vrass"

"Më duket se nuk ka ardhur sot asnjëri nga ata të dy."

"Normalee se kanë frikë."

U futa ne mësim me nerva dhe ulem në bankën time bashk me Emin.

Në orën e parë kishim matematikë dhe unë nuk po kuptoja diçka, kështu që shkova në tavolinën e mësueses dhe e pyes.

"Normal që se kupton se e ke mendjen të bësh gili vili me cunat"-më thotë ajo dhe e gjithë klasa fillon e qesh, nuk e keni idenë sa keq jam ndjerë aty. Të gjithë po qeshnin dhe u tallnin me mua. Unë shkoj të marr cantën dhe dal me vrull nga klasa.

Marr një taksi dhe shkoj në shtëpinë e Benit, trokas në derë dhe sapo e hap i hidhem në qafë.

"Rai, mbarove shkollën kaq herët?"

"Jo Ben"-filloj të qaj dhe ai më kap fytyrën me duar dhe më sheh në sy.

"Më thuaj të ka bërë gjë ai kopili??"-thotë ai me vetulla të ngrysura teksa më fshinte lotet me gishtin e madh të dorës.

"Kishte shpifur fjalë, e gjithë shkolla më shihte sikur të isha k*rv madje edhe mësuesit e kishin marr vesh. "

"Çfarë fjalësh??"

"Sikur ëë un me atë kishim bërë..."-them unë në siklet por ai niset drejt makinës së tij me nerva.-"Benn ku po shkon?"

"Nuk marrka vesh as me fjalë e as me dajak ai ,ai dashka plumbin"-mërmërit ai duke ndezur makinën ndersa unë i dal para.

"Ben ndalo!"

"Hape rrugën Rainaa"

"Nuk dua Ben, mos bëj asgjë! Nuk dua të futesh në burg, nuk dua të bësh sherre për mua, nuk dua të vrasesh."

Ai del nga makina dhe vjen drejt meje. U mat të fliste por unë e nderpres.-"do të merrem vetë me këtë gjë neser, të lutem mos bëj gjë ti."

"Mirë por lutu mos më dalë para rrezes së shikimit ai se nuk mbaj pergjegjesi per veprimet e mija."

"Mirë Ben."

"Kam uri, ke bërë ndonjë gjë ti?"-them pastaj.

"Lesht, mua më kishte zënë gjumi në divan"

"Ncncnc çfare gjumashi"-them duke qeshur dhe futem në shtëpinë e tij.-"a do makarona??"

Dashuri nën rrezet e errësirësWhere stories live. Discover now