"Raina çfarë po bën?"
"Çfarë po bëj?"
"Po pra po të pyes , çfarë je duke bërë? Pse po nxjerr të gjitha shishet e whiskeyt dhe të veres në tavolinë?"
Në atë moment bie dera dhe unë shkoj ta hap.
"PARTYYYY"-bërtet Linda sapo hapa derën.
"Mirëseerdhet dashurit e mija juu"-i puth në faqe të dyja dhe ato futen në shtëpi me pije në dorë.
Sapo mbyll derën Beni më tërheq prej krahu.
"Çfarë feste thotë ajo Raina?"-pyet ai duke u munduar të ishte i qetë.
"Festë"
"Si festë? Kujt i more leje ti?"
"Vetes"-them dhe shkoj te vajzat të cilat kishin mbushur nga gotat me alkool.
Dera bie dhe Beni shkon ta hapë. Erdhën vajzat e tjera.
Unë shkova të vendosja muzikë. Ia ngrita volumin deri në fund. Mund të them që Benit po i ikte truri duke parë rrëmujën që po bënim aty.
"Emi filloni nga planii"-i them unë dhe ajo i thotë Lindës të shkoj.
Linda mbush një gotë vodka për vete dhe një për atë, pastaj shkon të ulet në divan ku ishte edhe ai. I drejton gotën me vodka dhe ai e merr. Përplas duart me Emin në fshehtësi dhe pastaj shkoj të kërcej.
Ai i afrohet Lindës në vesh dhe ajo duke menduar se po funksiononte na e bën me shenjë.
"A ka mundësi të pushosh së foluri?"-i thotë ai dhe buzëqeshja i ikën nga fytyra.
"A nuk po të pëlqente biseda me mua?"-i thotë ajo dhe e puth në faqe.
"Do na fusni n'burg jqj"-mërmërit ai dhe largohet paksa nga ajo.
Emi shkon me vrull te ai dhe i ulet në prehër pastaj i vendos duart përreth qafes, ai e shikon i hutuar.
Ajo nuk dinte çfarë të bënte kështu që e puth në buzë ndersa dorën e dërgon në xhepin ku kishte telefonin, por harroi që ende nuk dinin passwordin.
I merr telefonin dhe shkëputet nga puthja.
"A bëjmë një foto bukurosh??"
"Çfarë lesh fotoje thua moj?"-e shtyn atë,merr telefonin dhe shkon te boksi muzikës për ta fikur.
"Festa mbaroi. Natën e mirë, faleminderit që erdhët."
Të gjithë lëshojnë zëra të pakënaqur sepse festa u mbyll shpejt. Dolën jashtë të gjithë dhe isha vetëm unë dhe ai.
"Kafsh"
"Edhe 5 minuta vjen mamaja jote moj debile."
"ÇFARËË??"-bërtas dhe filloj të pastroj vendin.-"Ajo nuk vjen në këtë orar"
"Po por më tha që sonte do të vinte më herët se zakonisht."
"Ben më ndihmo"
"E pse të të ndihmoj? Ishte ideja jote të bëje festë, pastro vetë."-thotë ai duke u rehatuar në divan.
"O Benn"-e thërras dhe po e shikoj me sy lutës.
Ai ngrihet duke shfryrë dhe vjen të më ndihmojë, ulet pranë meje që isha duke mbledhur disa copa xhami dhe unë e puth në faqe.
"Çfarë pate moj?"
"Si falenderim që po më ndihmon"-qesh.
"Sa gota pive?"
"Po jo re se nuk piva shumë."
"Fjalët që thonë të gjithë të dehurit."
"Lëri këto se i mbledh unë po hiq shishet e alkoolit."-më thotë dhe unë ngrihem menjëherë por desh u rrëzova.-"Nuk paske pirë shumë"
Mbaruam së pastruari shtëpinë dhe pastaj shkoj në dhomë që të bëja sikur kisha qënë duke bërë detyrat.
"Ncncnc sa kalama i zgjut"-qesh Beni i cili, po qëndronte në prag të derës duke më vështruar.
"Ik re."
"Po largohem se erdh mamaja jote jo se po më thua ti."-thotë ai dhe largohet nga aty.
Dëgjoj mamin të futet në shtëpi dhe hapat drejt dhomës time.
"Hera e parë që po të shoh mbi libra."-qesh ajo e lumtur që më në fund erdhi ky moment në jetë. Qesh me vete.
"Eh të lutem mami, unë kështu qëndroj çdo herë."
"E di, me telefon në dorë. Mirë bëri babi që ta theu."
Rrotullova sytë dhe ajo del nga dhoma duke mbyllur derën.
Nxjerr telefonin që më dha Emi dhe futem në instagramin tim për ti shkruar vajzave.
"Çfarë bëni vajzat e mijaa?"
"Asgjë ,vërdallë nëpër rrjete sociale"-shkruan direkt Emi. Linda si gjithmonë do shekuj të hapë mesazhet.
"Po çfarë bëre? Çfarë folët?"
"Po ça folëm unë e putha i mora telefonin, i thash të bëjmë një foto, ai u ngrit dhe fiku muzikën. Kaq. Nuk kisha çfarë të bëja Ina."
"Nuk ka problem Emush , do mendojmë diçka tjetër."
"Buzët i kishte të mira"-shkruan ajo dhe dergon disa emoji duke qeshur.
"A mos më thuj që tu fiksu tani ai debili."
"Pakëz hahahah ,jo mi jo."
YOU ARE READING
Dashuri nën rrezet e errësirës
Romanceʀᴏᴍᴀɴᴄë/ᴅʀᴀᴍë Cilado hije që mbulonte dashurinë e tyre, ata e ndriçonin atë me dritën e tyre. ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 17 ᴋᴏʀʀɪᴋ 2023 ᴍʙᴀʀᴜᴀʀ ᴍë: 10 ꜱʜᴋᴜʀᴛ 2024 ❗️Ndalohet kopjimi, publikimi i kësaj historie pa lejen time❗️