Për Rainën zgjimi pranë tij në mëngjes është një ndjenjë ngrohtësie dhe rehatie që nuk dështon kurrë ti sjellë një buzëqeshje në fytyrën. Ishte e lumtur që kishte një person kaq të jashtëzakonshëm në jetën e saj që e donte pa kushte dhe që e bënte të ndjehej kaq e veçantë. Momenti kur sytë e tyre takohen pas zgjimit është gjithmonë i mbushur me dashuri dhe admirim, e adhuron këtë moment.
"Mirmëngjes jet"-thotë ai duke e shkëputur nga mendimet.
"Mirmëngjes"-i jep një puthje në buzë dhe vendos kokën në kraharorin e tij ndersa me njërën dorë i prekte muskujt.-"Ben?"
"Hëm?"-thotë ai duke luajtur me flokët e saj teksa ndjente prekjet në muskuj.
"Dua të shkoj në universitet përsëri"
"Ç'ne kështu ti? Duhet të të kisha bërë llap më para"-qesh ai ndersa ajo i gjuan lehtë në bark.
"Budall"
Bëri të ngrihej nga ai por ai e tërheq dhe e puth në buzë.
"Tani mund të shkosh."-buzëqesh i kënaqur dhe vendos duart pas kokës ndërsa shihte atë të shkonte drejt dollapit.
Shkoi në tualet që të vishej ndërsa ai kthehet në anën tjetër dhe e zuri gjumi përsëri.
Ajo futet në dhomë përsëri dhe pasi sheh atë në gjumë, fut librin qe i duhej në çantë pa bërë zhurmë dhe del jashtë ku u përball me Danielën.
"Mirmëngjes, mos më thuaj që..."-foli ajo dhe Raina pohon me kokë pasi e kuptoi se çfarë do të thoshte. Daniela e përqafon e lumtur.-"oh zemra imee ti. Tani do vuajm bashkë në atë ferr"
"Mos më bëj të ndërroj mendje moj shtremse"-thotë Raina ndërsa ajo qesh dhe shkëputet nga përqafimi.
Zgjohet përsëri dhe shikon orën në telefonin e tij që po shkonte dymbëdhjetë e drekës. Kishte edhe një mesazh nga vajza që dashuronte.
"U zgjove?"
"Tani sa u zgjova, ku je ti?"
Vonon disa minuta për të kthyer përgjigje dhe më pas i vjen një foto ku dukej që ajo ishte në bibleotekë.
Lë telefonin në shtrat dhe ngrihet të vishet. Pasi u vesh doli nga dhoma dhe pa Daielën të ulur në divan duke qëndruar në telefon. U tremb kur pa atë aty.
"Oh Ben, këtu paske qënë ti?"-thotë ajo e skuqur në fytyrë.
"Po. Po largohem tani se kam një punë."-thotë ai dhe del jashtë.
Mbërrin në vilë dhe futet në bodrum.
"Ooo përshëndetje, ju mori malli për mua?"-thotë Beni duke buzëqeshur dhe ulen në karrigen përballë tyre.
Erionit i mungonte syri, këmba dhe dora ndërsa tjetrit i mungonin të dyja duart, njëri vesh dhe gjuha.
"Po hë Gers, si ja ke kaluar?"-thotë duke qeshur drejt tij ndërsa ai e shihte me vetulla të ngrysura ndryshe nga Erioni që trembej për vdekje sapo i dëgjonte zërin.-"pse nuk përgjigjesh? Ta ka ngrënë macja gjuhën?"-tha dhe pas tij u dëgjua e qeshura e Aleksit.
Çdo ditë ata të dy kishin përjetuar nga rojet e tij, atë që përjetoi dhe Raina e tij nga ata.
Urdhëroi njeriun e tij ti priste organet gjenitale dhe pasi i la disa minuta duke qarë nga dhimbja i preu kokat. Lau duart nga gjaku i tyre dhe bashkë me Aleksin dolën nga aty.Aleksi shkoi në zyrë ndersa ai u fut në dhomë të ndërrohej dhe pastaj shkoi në zyrë ku po e priste Aleksi. Folën për punët e tyre dhe Beni i tregoi që i kishte propozuar Rainës. Lumturia për shokun e tij dukej qartë në fytyrën e Aleksit.
"Po ti me Danielën çfarë ke bërë? Nuk të kam parë më të vish andej, mos takoheni fshehurazi ju mistreca?"-thotë Beni duke qeshur por ndaloi kur pa që Aleksi ishte serioz. E kuptoi që diçka kishte ndodhur.
"Çfarë Daniele thua? Unë nuk kam asgjë me të. Mjaft fole budallallëqe."
"Si more nuk ke asgjë? A nuk kishe pëlqim për të?"
"Eha Ben, mua tre ditë në zgjat dhe gjej tjetrën"
"Po re, japrandaj shqetësoheshe ti se mos mendonte ajo që e doje për seks."
"Mbylle këtë temë, nuk e pëlqej atë."
"Mos më bo mu si p**r0psh, pranoje që e pëlqen per dicka serioze"
"Mos m'rruj lesht Ben, nuk e dua atë kurvën"-thotë ai i acaruar tashmë ndersa Beni e sheh i cuditur.
"A je në vete çfarë thua? Sa viza pive?"
"Ashtu është çfarë ka për tu habitur. Pse të gjitha ato që pëlqej unë dalin kurva??"-ngre zërin dhe i gjuan tavolinës sikur t'ia kishte ajo fajin.
"Nga dole në këtë përfundim ti?"
"Pash fotot, videot."
"Nga i pe?"-pyet ai kurioz.
"Mi tregoi shoqja Rainës."
"Kush mor? Emi?"-pyet sërish Beni dhe ai pohon me kokë.-"mos më thuaj që i beson asaj femrës debile? Je rrot k*ri, më vjen keq"-thotë Beni duke qeshur ndërsa Aleksi e shikon shtrembër.-"po mir o burr, a ia pe fytyrën Danielës aty?"
"Jo"-thotë ai.
"A të duket Daniela si ajo lloj femre ty?"
"Jo"-mohon përsëri ai dhe Beni i drejton armën.
"Vrap te ajo me lule dhe me unaz, ec mor ca më rri si k*r"-foli perseri pasi pa ate te qendronte ende ulur.
YOU ARE READING
Dashuri nën rrezet e errësirës
Romanceʀᴏᴍᴀɴᴄë/ᴅʀᴀᴍë Cilado hije që mbulonte dashurinë e tyre, ata e ndriçonin atë me dritën e tyre. ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 17 ᴋᴏʀʀɪᴋ 2023 ᴍʙᴀʀᴜᴀʀ ᴍë: 10 ꜱʜᴋᴜʀᴛ 2024 ❗️Ndalohet kopjimi, publikimi i kësaj historie pa lejen time❗️