"E bëjmë një garë deri te fusha Aleks?"-e pyet Beni duke ulur xhamin.
"Edhe pyet"-qesh ai dhe të dy i japin gaz.
"Yuhuuu"-bërtet e lumtur Raina dhe ai i ul xhamin që ajo të nxjerr kokën jashtë.
Beni vendos këngën Gasolina të Daddy Yankee, ndjeu adrenalinën ti rridhte në vena dhe parakalon Aleksin.-"Kush mberrin i fundit eshte pederast"-i thotë Beni atij dhe i jep gaz më shumë.
"Si i kam flokët?"-pyet Raina duke qeshur pasi flokët i ishin bërë lëmsh, ai shkëput shikimin nga rruga për pak sekonda dhe qesh nga flokët e saj.
Ishte gati të parakalonte Benin por ktheu shikimin nga Daniela dhe pa frikë në sytë e saj. Ul shpejtësinë dhe shikon makinën e Benit që iu zhduk nga shikimi.
"Je mire?"-pyet ai duke i kapur dorën.
"Mos ecim me shpejt Aleks, të lutem. Kam frikë."
"Mirë Dan... pse nuk më the që kishe frikë?"
"Sepse ty të pëlqente."-pëshpërit ajo duke parë jashtë.
"Dreqin Daniela! Më thuaj nëse nuk ndjehesh mirë për diçka apo nuk e do, mos shiko çfarë më pëlqen mua. Në rregull??"
"Mire"-thotë e ndrojtur.
Arritën në një fushë bosh ku panë makinën e Benit i cili po bënte drift. Zbresin të dy nga makina dhe po shihnin atë teksa bënte drift dhe dëgjohej muzika e lartë Tokyo drift e shoqeruar me të bërtiturat e Rainës.
Beni ndaloi dhe Raina del me të shpejtë nga makina duke vjellur, afrohen pranë atyre.
"Raina je mirë?"-pyet Daniela ndersa Beni i vendos dorën në ballë dhe i mbante flokët. Raina nxjerr gishtin e madh për ti treguar që ishte në rregull.
"Uhh thjeshte kisha pirë shumë dhe...dhe rrotullimi tani."
Daniela nxjerr farsoletat dhe ia drejton Rainës që të fshijë buzët. Më pas i jep ujë dhe ajo pi pak pastaj e nxjerr jashtë duke shpëlarë gojën nga shija e hidhur e të vjellës.
"Do shkojmë në shtëpi tani Ben? Jam e lodhur"-flet Raina duke u futur në makinë përsëri dhe Beni shkon pas saj.
"Natën e mirë njerez"
Aleksi kruan kokën në siklet pasi ata ikën dhe kthehet nga Daniela e cila po vëzhgonte vendin dhe pastaj përplas shikimin me të tijin.
"Hëmm...je e lodhur?"
"Jo"-flet ajo dhe në atë qetësi të asaj nate u dëgjonin vetëm gjinkallat ose ndonjë buf.-"ti?"
"As unë"
"Aaaaa Aleks"-i kap krahun ajo dhe rri ngjit me të pasi u tremb nga një bretkosë e vogël që u hodh para këmbëve të saja.
"Mos u tremb, jam unë këtu."-i thotë ai duke i lënë një puthje në ballë dhe ajo ndjen një ndjenjë në stomak.
"Ku dëshiron të shkojmë?"-tha ai dhe ajo ngriti supet lartë.
Aleksi u mbështet në pjesën e parme të makinës dhe po vështronte atë nga koka te këmbët. Fustani i saj i kuq, i shkurter dhe i ngushtë, i tregonin mjaft mirë format e saj duke e bërë atë të hynte në imagjinata. Shkundi kokën nga ato mendime dhe vuri re që ajo ishte në siklet.
"Më fal u hutova"-tha ai duke dashur të fsheh ereksionin e tij.
"Mhm..shkojmë në shtëpi pasi është vonë"-foli ajo e ndjerë akoma më shumë në siklet dhe hap deren e makinës duke u futur brenda.
"Bravo Aleks, bravo! Vetem të prishesh di"-i foli ai vetes-"dreq sa e pisët u duk kjo"
U fut brenda në makinë dhe u nisen drejt pallatit të saj.
"Nuk eshte nevoja"-i tha ajo kur doli nga makina dhe pa që ai po shkonte pas saj.
"Pse?"
"Po mos u lodh kot se une e di rrugën"-qeshi lehtë ajo dhe u nis në hyrje te pallatit. Aleksi pa që aty ndodhej një grup djemsh dhe shkoi pas saj duke i vendosur xhaketën e vet lartë.
Ajo e pa e çuditur ama nuk tha gjë. Ngjitën shkallët dhe ajo hap deren.
"Rainaa"-thërret ajo pasi nuk i gjeti dritat ndezur dhe as këpucet e saj aty.-"a nuk erdhen në shtëpi këta?"
"Epo ata nuk e përcaktuan se në cilën shtëpi"-qeshi Aleksi.-"ndoshta ka ikur nga Beni."
Daniela u ul në divan e shqetesuar dhe i telefonon Rainës por zilja nuk i shkonte.
"Nuk i shkon zilja. Aleks, po sikur ti kete ndodhur dicka?"-e shikoi me sy te shqetesuar dhe ai ulet pranë saj.
"Mos u shqeteso Daniela. Prit të marr Benin."-nxjerr telefonin dhe i bie numrit të Benit i cili nuk vonoi shumë për ta hapur e duke u përgjigjur me një zë të përgjumur.
"Ka ndodhur gjë Aleks?"-pyeti ai ndersa shikonte Rainën të flinte qetesisht pranë tij.
"Jo, thjeshte u bëmë merak kur nuk iu gjetem në shtëpi."
"Aha, jemi nga shtepia ime."
"Mir vlla, natën"-thotë ai dhe mbyll telefonin pastaj sheh nga Daniela e cila ishte qetesuar.
"Të thashë"-buzëqesh ai dhe i kap faqen.
"Hmm..po largohem unë"-tha ai pas pak dhe u ngrit për tu larguar por ajo i kapi dorën gjë që i shkaktoi të rrahura të forta zemre atij.
"Mund të qëndrosh këtu...nëse do."
YOU ARE READING
Dashuri nën rrezet e errësirës
Romanceʀᴏᴍᴀɴᴄë/ᴅʀᴀᴍë Cilado hije që mbulonte dashurinë e tyre, ata e ndriçonin atë me dritën e tyre. ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 17 ᴋᴏʀʀɪᴋ 2023 ᴍʙᴀʀᴜᴀʀ ᴍë: 10 ꜱʜᴋᴜʀᴛ 2024 ❗️Ndalohet kopjimi, publikimi i kësaj historie pa lejen time❗️