[15]

440 35 9
                                    

"Sa hot që ishe"-më tha një djal duke qeshur. Kisha gjithë ditën që dëgjoja lloj lloj komentesh, si nga vajzat e nga djemt.

"A keni provaa?? Si i besoni shpifjeve të të tjerëve?"-bërtas unë dhe të gjithë kthejnë kokën nga unë.

Ishim në pushim të gjatë kështu që të gjithë ishin aty.

Një djal vjen me telefon në dorë dhe më tregon një video ku supozohej të isha unë.

"Më fal por aty nuk duket fytyra ime, kjo nuk eshte provë e mjaftueshme."

Syri im kapi një tatuazh në dorën e asaj vajzës në video dhe shoh nga Linda.

"A e dini që Linda më ka tradhëtuar me të dashurin tim??"-buzëqesh unë ndersa ata kthejnë kokën nga ajo.

"Ku ta dimë ne që ti nuk po gënjen??"-flet dikush dhe unë afrohem te Linda. I kap dorën dhe ia ngre lartë ku dukej tatuazhi identik si ai në video.

"Shikoni mirë"

Ata shohin të habitur. Unë i tregoj duart e mija që nuk kisha tatuazh.

"Na fal Raina"-flet një vajzë.

"Herën tjeter sigurohuni mirë para se të shpifni fjalë për mua!"

"Raina"-hyn mes turmës Arjani dhe ulet në gjunj para meje.-"më fal, jam një mashkull k*rv. Më fal shumë. U tregova shum shk***at."-ai më puth këpucët. Të gjithë po e kapnin video dhe po qeshnin.

Pak më tutje sytë më zunë Benin, i cili ishte mbështetur te makina e tij teksa thithte një cigare, më shkel syrin dhe futet në makinë.

Largohem nga aty dhe shkoj në klasë, pas meje vjen Linda e cila më godet me shuplakë. I kap dorën e acaruar.

"Më turpërove para të gjithëve!"-bërtet ajo ndersa unë e shtyj.

"Të turpërova unë?? Apo i dashuri yt? Më fal por nuk e shpërndava unë atë video."-qesh për ti ngritur nervat akoma më shumë.

"Unë do të të vras moj!"-më thot ajo dhe vjen drejt meje për të më gjuajtur, por unë i gjuaj para se ajo ta bënte.

"Do të ta thyej hundën kësaj radhe o shpirt, kujdes!"

"Ti je një bushtër!"-më kap për flokësh ndersa unë i gjuaja me shkelm dhe grushta.

"Mos më ngatërro me veten"

Ajo rrëzohet dhe unë i hypi lartë duke i gjuajtur pa pushim.

Djemtë e klasës vijnë dhe na ndajnë.

"Më lëshonii"-bërtet ajo duke marrë frymë rëndshëm.

"Guxo e më del përpara e njëherë, po të betohem që do të të vras Linda!"-them e skuqur nga inati në fytyrë dhe po rregulloja flokët.

"Ti mua? E di çfarë të bën Arjani pastaj a?"

"Arjani?? Pse ti shpirt s'më përballon dot do thërrasësh të dashurin tënd ë?"-qesh me të madhe unë, gjë që po ia ngrinte akoma më shumë nervat.

"Ore më lëshonii"-bërtet ajo drejt djemve që po e mbanin të mos më gjuante. Drejtori hyn në klasë.

"Linda je e përjashtuar për 1 javë. Raina të përjashtova para 1 jave? Çfarë jan këto tani?"

Linda largohet nga aty me të shpejtë.

"Më fal drejtor nuk do përsëritet më."

"Po të fal vetëm se je viti fundit dhe nuk dua ta humbësh sepse je një nxënëse e shkëlqyer. Mos i lejo këto veprime të të shkatërrojnë mundin. 1 javë në shtëpi dhe ti."

"Faleminderit drejtor! Ditën e mirë!"-them dhe dal nga klasa.

Sapo dal nga dera e shkollës shoh Lindën që po më priste me një hekur në dorë.

"Aman moj, sa zemër të paska dhën k**i Arjanit"-qesh me të madhe ndersa ajo vjen drejt meje për të më gjuajtur por unë ia kap hekurin dhe nuk e lash.

"Lëshojee"

"Po sikur mos të dua??"

Ajo më shtyn dhe unë dal në rrugë, një makinë i bie borisë dhe frenon. Un mbyll sytë fort.

"Raina,dreqinn desh të shtypa"-dëgjoj Aleksin i cili zbriti nga makina dhe vjen pranë meje.

Hap sytë dhe shkoj te ajo duke e shtyrë, ajo pengohet te një gur dhe bie mbrapsht ,i marr hekurin nga dora dhe e hedh tutje.

"Moj çfarë të thash unë ty?? DO TË VRAS FAREE"-bërtas dhe i gjuaj me grushta.

"Raina çfarë bën??"

Aleksi më ndan nga ajo.

"Po e rrah a se sheh??"-marr frymë rëndshëm dhe isha bërë me djersë.

Ajo po qëndronte në tokë duke mos mundur të lëvizte nga dhimbjet.

"Lindaa, Linda a je mirëë?"-vjen me vrap Arjani pranë saj.-"çfarë bën moj e çmendur? A je në terezi?"-më kthehet ai mua. Syri i tij i nxirë, buza e çarë, hunda e fashuar dhe krahu i tij i fashuar më tregonin që Benit si kishin ndenjur duart në vend.

"Prap ky k*pili?"-mërmërit Aleksi.

Ai ngrihet dhe vjen drejt meje duke më drejtuar gishtin tregues.

"Opp opp avash cik ti"-thotë Aleksi dhe ai mban një distancë me mua.

"Të dashurës time mos ju afro më"

"Thuaja asaj këtë, që më rri si rrodhe mbrapa do të kapet me mua. Shiko çfarë e gjeti tani."-bëj me dorë nga ajo duke qeshur dhe pastaj futem në makinën e Aleksit.

"Dreqin sa jam trembur kur më dole para"-më tha Aleksi sapo u fut brenda.

Dashuri nën rrezet e errësirësWhere stories live. Discover now