U ngrita të shkoja pas saj por sytë më kapën një pluhur të bardhë mbi komendinë.
Pas pak ajo del nga tualeti.
"Emi çfarë është kjo?"
"Asgjë"
"EMI! ÇFARË DREQIN KE BËRË?"-bërtas drejt saj ndersa ajo vendos dorën në ballë.
"Kam shumë vapë Ina"
Marr çantën e saj dhe e kap nga dora duke e tërhequr jashtë. Ajo po sillej si fëmijë tani.
"Uiiiiiiii më tërhiqq"
"Emi do të vras"
"Raina çfarë po ndodh?"-pyet Beni teksa shihte sjelljet e Emit.
"Është droguar"
Futemi në makinë dhe nisemi drejt shtëpisë së Emit.
"O In kam shumë ftohtë"
"A unë ta kam fajin? As mos mu anko."
"O In më detyroii ai."
"Po a nuk të kam thën 100 herë mos u merr me atë, po joo doje lekët ti. Mbajiii lekët tani"-i kthehem me nerva ndersa ajo filloi të qajë përsëri.
"Nuk jam aspak mirë"
Sapo ktheva kokën pas ,ajo volli. Beni ndaloi menjëherë makinën.
"Dreqin , Raina thuaji shoqes tënde"
"Ufff Ben"
Mbërritem në shtëpinë e saj dhe dal jashtë ti hap derën. Ajo del dhe mbahet tek unë. Kishte filluar të dridhej.
"Ku i ke çelësat Em?"
"Në çantë"
Kontrolloj çantën e saj dhe pasi gjeta çelësat hap derën pa bere zhurme.
"Mos u shqetesoni per zhurmat sepse babai im edhe sikur bomba te bjere nuk degjon gje."-thote ajo.-"Ja shikoni, HELLOOOOOO"-bertet por une i vendos doren para gojes.
"Shhhh Em. Ben na ndihmo te ngjisim shkallet"-kthehem nga ai i cili po qendronte ne makine.
Ai vjen te me ndihmoje dhe arrijme ta dergojme ne dhomen e saj.
"Raina duhet ti besh nje dush te ngrohte"
"Joo kam vape"-thote Emi duke u shtrire ne krevat por une e kap nga te dyja duart dhe e terheq drejt tualetit.-"Inaa kam vape"
"Qepe neqoftese nuk deshiron te te perveloj me uje te nxehte"
I heq rrobat dhe e fus ne dush pastaj le ujin e ngrohte te rrjedhi.
"Ndjehesh mire?"-pyes ndersa ajo mbante syte mbyllur.
"Jo...nuk e di si ta shpjegoj sesi ndihem Raina."
"Do behesh mire Em. Do flesh gjume dhe do te te kaloje."
"Faleminderit qe kujdesesh per mua Raina dhe dua te kerkoj falje qe nuk erdha ne festen e ditelindjes tende. U befsh edhe 100 vjece motrush!"
"Faleminderit Em, nuk ka gje mjafton qe ti te jesh mire. Do dalesh tani?"
Ajo pohon me koke dhe une mbyll ujin.
"Prit ketu te marr rroba."-them dhe dal nga tualeti.
"Si eshte?"-pyet sapo me sheh Beni.
"Pak me mire."
Marr rrobat nga dollapi saj dhe ia coj ne tualet. Ndersa ajo vishej shkova prane Benit sapo do ti flisja me nderpret zilja e telefonit qe vinte nga canta e Emit. Shkoj ta shoh dhe lexoj emrin Ervin mbi ekran. E hap menjehere.
"Ti cfare dreqin ke qe merr ne telefon Emin?"
"Kush je ti?"
"Shoqja saj jam"
"Thuaji shoqes tende te me jape 300 euro neqoftese nuk deshiron te ia publikoj videot bashke me fotot."-thote ai ndersa une ngel e shushatur. Beni me ben me shenje qe ta vendos ne altoparlant.
"Ore a je ne vete ti? O debil, do te denoncojme ne polici mbaje mend."
Nga ana e tij degjova vetem disa te qeshura.
"Bej prove zemer dhe do e shohesh cfare ndodh kur ben gjera qe nuk me pelqejne. Tani ose me jepni parate ose fotot dhe videot shperndahen. Keni dy dite afat."-thote ai dhe mbyll telefonin.
"Ben cfare do bejme?"
"E rregulloj une Rai, thjeshte më jep numrin e tij."
"Mire dhe si do e rregullosh?"
"Me menyrat e mija"
"Mos vrit askend"
"Jo m jet jo"-qesh ai.-"po shkoj une, jepi te pije sa me shume uje dhe ne mengjes do vi te te marr une."
"Mire, faleminderit per gjithcka Ben."
Ai me puth ne ball dhe largohet. Pas pak del Emi e cila ishte veshur dhe shtrihet ne shtrat e rraskapitur.
"Dua gjume"
"Prit Em se do pish uje, pastaj fli."
Shkoj ne kuzhine te marr nje bidon me uje dhe nje gote. Mbylla deren kryesore me celes dhe nisem drejt dhomes se Emit.
Ajo ishte duke levizur duart kot me kot ne ajer si femij i vogel. Qesh lehtas nga veprimet e saj dhe i mbush goten e uje.
"Pi dhe më"-i them duke e mbushur edhe njehere me uje.
"Nuk dua me Raina"-tha pasi piu goten e trete.-"Dua te fle tani."
"Si ndjehesh?"
"Shume e lodhur dhe me vine pak trute verdalle."
"Fli tani dhe më thuaj nese nuk ndjehesh mire natën"
YOU ARE READING
Dashuri nën rrezet e errësirës
Storie d'amoreʀᴏᴍᴀɴᴄë/ᴅʀᴀᴍë Cilado hije që mbulonte dashurinë e tyre, ata e ndriçonin atë me dritën e tyre. ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 17 ᴋᴏʀʀɪᴋ 2023 ᴍʙᴀʀᴜᴀʀ ᴍë: 10 ꜱʜᴋᴜʀᴛ 2024 ❗️Ndalohet kopjimi, publikimi i kësaj historie pa lejen time❗️