"Çfarë ka Dan?"-pyet ajo pasi pa atë të shikonte e habitur në telefonin e saj.
"Shiko pak."-kthen telefonin nga Raina dhe fillon të luaj një video.
"Ohaa, dreqin! Sa e shpifur!"-largon telefonin e neveritur Raina.-"A nuk është ky ai djali që të kishte fiksim në gjimnaz?"
"Po."
"Sa e shpifur!"-foli referuar videos ku dukej fytyra e djalit ulur në gjunj para një mashkulli tjeter që ia shtynte kokën me forcë, duke i dhënë kënaqësi vetes.
Daniela po qëndronte në heshtje duke u menduar.
"Thua ta ketë bërë Aleksi këtë gjë?"
"Aleksi? Përse?"
"Epo më pyeti një natë për ato videot edhe i tregova historinë."
"Atëherë është 100% e sigurtë që po, Aleksi e ka bërë bashkë me atë timin."
"I çmenduri."-qesh Daniela ndërsa Raina vrapon për në tualet. Daniela e ndjek nga pas e shqetesuar.
"Raina, je mirë? Çfarë ndodhi?"
"Jam mirë."-flet Raina dhe shtyp ujin pastaj del. I hedh pak ujë fytyrës ndërsa Daniela e sheh e shqetesuar.-"Jam mirë, mos më shih ashtu."
"Ke vjellur 3 herë sot."
"Nuk ka asgjë për tu shqetesuar, do jem helmuar."
"Je zverdhur në fytyrë, shkojmë bëjmë një vizitë."-e ndjek nga pas ndërsa Raina ulet përsëri në divan.
"Jo Dan, jam mirë."
"Do ti them Benit të vijë pra."
"Jo, mos e shqeteso kot."-thotë ajo dhe dera hapet nga Beni dhe Aleksi.
"Çfarë po bëni ju të dyja?"
"Asgjë."-thotë Raina duke shikuar Danielën.
"Rai, je mirë jet?"-i kap fytyrën me duar.
"Po."
"Nuk është aspak mirë, ka vjellur 3 herë dhe refuzon të shkojë në spital."-thotë Daniela dhe ai kthen kokën nga ajo.
"Ngrihu!"
"Nuk dua Ben, jam mirë. Jam shumë mirë."
"Ngrihu Raina, tani!"
"Mirë prit të ndërrohem."-shfryen dhe largohet për në dhomën e saj.
Sapo ajo doli nga dhoma shkuan menjëherë në spital.
"Nuk është asgjë për tu shqetesuar. Urime, do të bëheni prindër!"-i thotë doktorresha me një buzëqeshje në fytyrë ndërsa atë të dy tronditen.-"Jeni 3 javëshe shtatzënë. Duhet të hani shëndetshëm zonjushë dhe mos konsumoni alkool apo cigare. Për çdo shqetesim apo pyetje më thoni."-vazhdoi te thoshte ajo.
"Në rregull, faleminderit! Mirupafshim!"-thotë Beni ende duke mos iu besuar veshëve. Kthehet nga Raina e cila ishte po ashtu e përhumbur dhe ndërthur gishtat me të. Pasi futen në makinë ajo ia plas të qarës.
"Do bëhemi prindër Raina. E dëgjove?"-thotë ai duke kaluar duart nëpër flokë dhe buzëqesh i lumtur.
"Ben"-thotë ajo e mbytur nga lotët që ai mendoi se ishin lotë gëzimi.-"nuk e dua këtë gjë."
"Si?"
"Nuk dua fëmijë."-ai ndalon makinën dhe kthen kokën nga ajo e cila hapi derën dhe doli jashtë. Të njëjtën gjë bëri dhe ai duke iu afruar pranë dhe e mori në përqafim.
"Mirë, është në rregull. Mos qaj Rai."
"Nuk dua fëmijë në këtë moshë...ne...ne as nuk i kemi treguar prindërve që jemi bashkë, si ti them që jam shtatëzënë?"
"Mund ta rregullojmë këtë. Mos qaj, nëse është problemi aty është gjë që e rregullojmë."
"Por...por kam shkollën, jam e vogël. Unë...unë as nuk di si të kujdesem për një fëmijë."
"E rregullojmë shkollën jet, bashkë do mësojmë si të kujdesemi. Siç kanë mësuar të tjerët."
"Nuk jam gati, Ben. Më fal!"
"Mos më kërko falje Raina."-i kap fytyrën me duar dhe i fshin lotët me gishtin e madh të dorës.-"Nuk ka gjë, mund ta bëjmë kur të jesh gati, nuk ka asgjë shpirt. Mos qaj të lutem."-e puth në ball dhe e përqafon përsëri.
"Por ti ishe shumë i lumtur, ti e deshiron kete gje."
"Jo Raina, nuk dua ta bësh këtë vetëm sepse jam unë i lumtur, të lutem mos e bëj këtë gjë. Dua që të dy ta duam këtë gjë. Në rregull?"
Ajo pohon me kokë dhe fshin lotët.
"Dua të mendohem."
"Mirë jet, fol me mua për çdo gjë."-i thotë teksa u futën përsëri në makinë.
"Tani dua thjesht të fle."
"Mir shpirt. Të vjen më për të vjellë?"
"Jo, jam mirë."
"Dukem sikur kam qarë?"-pyet ajo pasi mbërritën te pallati.
"Pak."
Futen brenda dhe gjejnë ata të dy duke u puthur por që shkëputen sapo i shohin.
"Si je Raina?"
"Mirë jam, thjeshtë isha helmuar pak. Tani po shkoj të fle."-tha ajo dhe shkon në dhomë pas saj shkon edhe Beni.
Pasi ndërrohen shtrihen në shtrat dhe qëndrojnë të përqafuar bashkë duke parë tavanin pa thënë as edhe një fjalë të vetme.
YOU ARE READING
Dashuri nën rrezet e errësirës
Romantizmʀᴏᴍᴀɴᴄë/ᴅʀᴀᴍë Cilado hije që mbulonte dashurinë e tyre, ata e ndriçonin atë me dritën e tyre. ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 17 ᴋᴏʀʀɪᴋ 2023 ᴍʙᴀʀᴜᴀʀ ᴍë: 10 ꜱʜᴋᴜʀᴛ 2024 ❗️Ndalohet kopjimi, publikimi i kësaj historie pa lejen time❗️