Ajo po qëndronte duke e vështruar duke mos e kuptuar që ai i ishte afruar shumë pranë tashmë.
"Më fal."
"Kushëriri im nuk dëshiron të takohemi."
"Po ti dëshiron?"-pyeti ai me shikimin nga buzët e saja ndërsa ajo po qëndronte në heshtje.-"po e marr si po."
"Ama nuk që dua ti thot prindërve pastaj, ai do ti thotë që ti pi drog. Ata pastaj, e di ti si janë pri..."-ndalon pasi ai ndjeu buzët e tij mbi të vetat. Ai po e puthte ndersa ajo ngriu e tëra.-"nuk di të puth."-thotë e skuqur ndersa ai buzëqesh.
"Pra sapo të mora puthjen e parë?"-tha i kënaqur ndersa ajo pohon me kokë.
"Umm...futemi brenda më mirë?"-tha ajo dhe pasi u futën brenda, mbyll deren.
"Ky është për ty."-foli ai duke i dhënë trëndafilin.
"Faleminderit."
"Pra si thua? Do më falësh?"
"Mirë"
"Ma thuaj."
"Je i falur."-thotë ajo dhe ai e puth në faqe.
"Kështu po. Sa për pjesën e kushëririt, mos ki merak se nuk do hap gojë, përndryshe do e njohi mirë Aleksin."
"Alekss! Mos bëj gjë."
"Po na prishi punë, nuk do rri pa bërë gjë."
"Aleks!"
"Mirë, mirë."
"Çfarë dëshiron ndonjë gjë? Të hash, të pish?"-foli ajo teksa qëndronte në këmbë.
"Dua të ha buzët e tua."
"Nuk të ka dalë efekti drogës akoma."
Ai rrotullon sytë dhe i bën me dorë të ulet pranë tij. Ajo ulet duke lënë një distancë midis tyre por ai e tërheq pranë vetes.
"Më je fiksuar keq. Nuk do të të lëndoj, mos ki frikë nga punët që bëj unë. Meqenëse ra fjala, a ke frikë nga unë Daniel?"-e pyet ai duke e parë në sy.
"Jo, nuk kam frikë nga ti. "
"Dëshiron dhe ti të kemi diçka më shumë?"
"Po."-pohon ajo dhe ai buzëqesh i lumtur.
"Sapo më bëre njeriun më të lumtur në botë."
"Me të vërtetë?"-buzëqesh ajo dhe fluturat në stomak ishin si të tërbuara.
"Po"-e merr në përqafim dhe zhyt kokën në qafën e saj.Shan nën dhëmbë kur dëgjoi derën të trokiste. Ajo shkëputet nga ai dhe shkon të shoh kush ishte.
"Kushëriri."-pëshpërit ajo në panik dhe ai ngrihet për të shkuar në dhomën e saj.
"Nest?"-flet ajo sapo hapi derën.
"Këtu e kam lënë çakmakun unë?"-pyet ai ndersa ajo ngre supet lartë.
Shikon aty ku ishte ulur ai dhe pa një çakmak të zi.-"këtu e paske."
Nesti merr çakmakun dhe largohet, ajo mbyll deren duke shfryer dhe shkon në dhomën e saj. Pa Aleksin pa bluze në krevatin e saj me sytë e mbyllur.
"Aleks?"-e therret ajo por nuk mori përgjigje nga ai.-"seriozisht në gjumë je?"-pyet por nuk merr përgjigje nga ai. E mbulon dhe pastaj merr librat për të mësuar.
Kaloi një çerek ore dhe ajo ishte ende duke mësuar por e shkëputi zilja e telefonit të tij. Shkoi menjëherë dhe i uli zërin duke mos dashur që ai të zgjohej. Del nga dhoma dhe shkon në kuzhinë për të gatuar ndonjë gjë.
Ndërsa po bënte gjellën i telefonon Rainës, e cila nuk u vonua shumë për ta hapur.
"Raina, ku jeni mi?"
"Jam nga mami dhe babi, pse? Ca po bën ti?"
"Vet pyeta, do vish këtej apo do rrish andej sonte?"-pyet ajo.-"unë ja, po bëj darkën."-kthen kameren nga gjella.
"Mmmm ndjehet aroma e mirë deri këtu. Do vi pastaj, sa të vi Beni se kishte një punë."
"Mirë, pafshim."
"Puç"
Mbyll telefonin me Rainën dhe shkon në dhomë të shoh nëse Aleksi ishte zgjuar.
Shikon atë i cili sapo u zgjua, mori menjëherë telefonin dhe pasi sheh thirrjet e humbura ngrihet në këmbë.
"Dreq pse nuk e kam dëgjuar kur më kanë marrë"-tha ai me vete teksa shkruante dicka në telefon.
"E ula unë zërin."-thotë Daniela dhe ai kthen kokën nga ajo.
"Dreqin! Daniela, nuk më zgjoje dot?? Ishte dicka e rendesishme."
"Më fal, nuk e mendova...nuk doja që të zgjoheshe."-tha ajo në faj ndërsa ai veshi trikon dhe del nga dhoma saj.-"më fal Aleks."
Ai kthehet nga ajo dhe e kap prej beli duke e puthur në buzë.
"Nuk ka gjë"-tha pasi u shkëput.-"do vij përsëri."
Doli jashtë me nxitim ndërsa ajo prek buzët lehtë me dorë.
YOU ARE READING
Dashuri nën rrezet e errësirës
Romanceʀᴏᴍᴀɴᴄë/ᴅʀᴀᴍë Cilado hije që mbulonte dashurinë e tyre, ata e ndriçonin atë me dritën e tyre. ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 17 ᴋᴏʀʀɪᴋ 2023 ᴍʙᴀʀᴜᴀʀ ᴍë: 10 ꜱʜᴋᴜʀᴛ 2024 ❗️Ndalohet kopjimi, publikimi i kësaj historie pa lejen time❗️