[5]

537 39 14
                                    

Ishte në krahët e Arjanit dhe po putheshin, kur shkëputen nga puthja syt i zënë Benin i cili sapo zbriti nga makina dhe po shikonte në drejtimin e tyre.

"Arjan, më duhet të iki."

"Pse?"

"Më gjeti."

"Kush moj?"

"Ai debili që kam për rojee."

"KHËM KHËM"-bën një të kollitur fallso për të tërhequr vemendjen e tyre. Ajo kthen kokën duke buzëqeshur pafajesisht por ndryshe nga ajo ai ishte me vetulla të ndrysura dhe gati sa nuk po i dilte tymi nga veshët.

"Raina ngrihu të të çoj në shtëpi!"

"E kush je ti që i jep urdhëra asaj?"-ngrihet në këmbë Arjani dhe i afrohet atij.

"Ti kush dreqin je?"

"Arjan"-i therret ajo që të mos e thotë atë që nisi të thoshte.

"Një shok."

Beni qesh ironikisht.

"Pse në buz puthen shoket a? Raina eja."-thotë Beni por Arjani e shtyen gjë që bën atë të nxehet dhe ti gjuaj. Arjani bie në tokë.

"BEN je cmendur??"

Ai ngrihet dhe fillon një sherr mes tyre.

"Aaa ndaloniii"-bërtet Raina por ata nuk e kishin mendjen se çfarë thoshte ajo.

"ARJAN, BEN NDALONIII"-bërtet Raina dhe i hyn në mes.

Pa që Arjani ishte gjakosur dhe i afrohet me shpejtësi.

"Raina eja menjëherë ose do i them babait tënd."

Ajo përqafon të dashurin e saj edhe ecën drejt makinës.

"Të pash më pranë saj do të thyej kockat jo hundën."-i thotë Arjanit që po mbante hundën me dorë dhe shkon pas Rainës e cila, futet në makinë duke përplasur derën.

Ai shikon nga qielli.-"zot më jep durim"

"Je mësuar ta përplasësh te makina atij qurrashit ti po te e imja mos të shoh ta përsëritësh më."

"Po e bëra çfarë do më bësh?"

"Do i tregoj prinderve këtë ndoshta?"-nxjerr telefonin dhe i tregon një foto ku ishte ajo dhe Arjani duke u puthur.

"Vdeksh!"

Ai qesh dhe ndez makinën.

"Aman moj nuk kishe çuna tjerë atë vdeksirën gjete a?"-e tallte gjithë rrugës për në shtëpi ndersa ajo nuk fliste asnjë fjalë.-"grushtat e atij si ato kotelet vockëla, vë bast se dhe ti gjuan më fort se ai."

Mbërritëm në shtëpi dhe mami po më priste jashtë e zemëruar.

"Ku ishe ti? Çfarë ishte ajo që bëre ëë??"

Unë nuk i kthej përgjigje dhe futem brenda në shtëpi.

"Ku ishte mor djalë? Mos më thuaj që ishte me dashnorin prap?"

"Jo teta, ishte me disa shoqe."

Ndalova të dëgjoja çfarë po flisnin dhe u çudita nga përgjigja e tij.

Tani gjëja që duhet të bëj është ti marr telefonin dhe t'ia fshi atë foto. Por si? Ai nuk do ma lërë kurrë telefonin e tij në dorë tani.

Kaloi një javë dhe nuk jam takuar me Arjanin ,në fakt nuk e kam parë në shkollë fare.

Kam pyetur vajzat por as ato nuk e dinë. Ndoshta është sëmurë ose ka ndonjë problem.

"Më jepni ndonjë ide se si të fshi atë foto."

"Nuk e di, ti nuk i di as password-in."

"Ke të drejtë. Atëherë thurim plan edhe se si ta gjej password-in."-qesh unë.

"Vajzaaa kam një ide."-therret Emi duke bërë që vëmëndja e të gjithë klasës të ishte te ne.

"Ule zërin budalle."

"Atëhere, Raina ,kur është mamaja jote deri vonë në punë?"

"Të premteve dhe të martave."

"Shumë mirë, ti do organizosh një festë të vogël në shtëpinë tënde. Dhe do dehim Benin."

Unë qesh nga ideja e saj.-"thua do funksionojë?"

"Mendoj se po. Nderkohë që unë ose Linda e josh , do i them të bëjmë një foto dhe ai më tregon passwordin. Pastaj të jap telefonin e tij."

Përplasim duart duke rënë dakort.

"Merre këtë."-thotë Emi duke më zgjatur një telefon.

"Jo Emi."

"Merre moj se nuk më duhet , është telefoni im i vjetër."

"Faleminderit shumë, je shoqja më e mirë."-e përqafoj fort.

"Po unë këtuu?"-thotë Linda si xheloze dhe ne e marrim në përqafim.

"Ju dua shumë."

"Edhe ne të duam Raina."

Miqtë janë disa nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën tonë.  Ata na ofrojnë mbështetje, rehati dhe shoqëri kur kemi më shumë nevojë. 

Ndonjëherë miqësitë mund të jenë punë e vështirë;  ne duhet të bëjmë përpjekje për të ruajtur marrëdhëniet dhe për të kuptuar nevojat e njëri-tjetrit. Duhet te sigurohemi që të dëgjojme siç duhet dhe të tregojme respekt për mendimet e njëri-tjetrit.

Miqësitë sjellin lumturi në jetën tonë si asgjë tjetër, por është e rëndësishme të mos harrojmë veten në mënyrë që këto marrëdhënie të mbeten të shëndetshme.

Ama te mos harrojme qe ka edhe miq qe shtiren sikur na duan...

Dashuri nën rrezet e errësirësWhere stories live. Discover now