Gjuri i dhimbte pasi kur u rrëzua e vrau te një gur. U ngrit në këmbë dhe pse i dhimbte dhe u fsheh pas një trungu të madh peme.
Personi me maskë erdh aty dhe po shikonte rreth e rrotull. Pas pak merr në telefon një person dhe ajo gjen momentin e duhur për të vepruar. Merr një gur të madh dhe afrohet ngadalë pa bërë zhurmë, në momentin që ai kthen kokën ajo ia gjuan në kokë.
"Oh Zot më fal"-thot ajo pasi pa atë të shtrirë në tokë të gjakosur.
Po shpresonte që ai tjetri të ishte larguar sepse nuk mund të vraponte më prej gjurit.
Pas disa minutash ecjeje ajo dëgjon zërin e Benit dhe kthen kokën mbrapa ku dalloi fytyrat e tyre të lumtura që e gjetën. Shkon drejt tyre e nxehur dhe fillon ti gjuaj Benit.
"O kafshhh pse nuk ma hapje telefonin?? A e di që desh vdiqa un?? O DEBIL"-i bërtet atij ndersa ai i kap duart për ta ndaluar së gjuajturi.
"Nuk e kisha dëgjuar."
"Oo do të ti hap trut me gur siç ja hapaa tij tjetrit."
"Kujt?"-pyet Aleksi.
"Erdhën hajdutët ore"
"Hajdutët?"
"Po, ata me mask."
"Të bën gjë?"-pyet Beni i shqetesur ndersa ajo mohon me kokë.
"Unë nuk e kuptoj pse më ndoqën mua, hajdutët zakonisht vjedhin shtëpitë"-thotë ajo ndersa Aleksi shikon nga Beni.
"Shkojm"
"Pak pushim sepse kam vrarë gjurin"
Beni kthehet përsëri te ajo dhe e merr në krahë ndersa ajo vendos kokën në qafën e tij duke thithur aromën e mrekullueshme te parfumit te tij.
Ai nxjerr nga xhepi kapsen dhe byrzylykun e saj.
"Uii paskan bërë punë, e kam parë te një film"-thotë ajo duke i marrë e lumtur ndersa ata qeshin.
"Aleks shko merr makinën ti"-tha Beni dhe pasi Aleksi largohet ata vazhdojnë të ecin, domethënë vazhdoi Beni sepse ajo ishte në krahët e tij për pesë palë qejfe.
"Po ne pse po shkojmë këtej? Ku do shkojmë? Pse nuk po shkojmë në shtëpi?"
"Ehaa, sa shumë pyetje që bën!"
"Pse re të lodhet goja ty?"
"Për disa gjëra jo"
"Për të ngrën mut përshembull."
"Fol mir se t'lëshova të biesh në tokë."
Ajo mbështjell krahët përreth qafës së tij.
"Mos më lër më vetëm"-i pëshpërit ajo.
"Nuk ka për të ndodhur më."
Dolen ne rruge ku ishte Aleksi i cili kishte disa minuta qe kishte mberritur dhe po i priste.
Futen ne makine dhe Raina pas disa minutash qetesi fillon te flase.
"Po pse nuk shkojm te shtepia jote Ben?"
"Se do te te cojme ty ne shtepi para."
"Po mami nuk eshte sott"
"Nuk me ka thene gje.."
"Me shkruajti mua"-nxjerr telefonin dhe i tregon mesazhin ku i kishte shkruar mamaja.
"Ne rregull do qendrojm te shtepia jote."
"Khem"-ben nje te kollitur Aleksi teksa i beri me sy Benit te shihte te pasqyra.
Dy makina po i ndiqnin. Aleksi shton shpejtesine dhe te dy pa folur asnje fjale po i benin me sy njeri-tjetrit.
"Ej po flisni dicka se u merzita."-flet ajo dhe degjohet nje e shtene arme, Aleksi kollitet dhe vendos muzike duke ia ngritur zerin.
"Aleks ngadaleso more ku iken kaq shpejt apo do te na vdesesh?"
"Eshte adrenalin mojj vajz"-thot ai ndersa Beni hap kroskotin dhe nxjerr nje arme, i vendos silenciatorin dhe i gjuan atyre.
"Raina"-bertet Aleksi qe te degjohej nga muzika.-"shtrihu"
"Pse??"-pyet ajo konfuze.
"Po eshte me rehat"-thot ai duke mos ditur cfare ti thoshte. Ajo e sheh e konfuzuar.
"Ben cfare ke qe del e hyn nga xhami se na fiksove."-pyet ajo ndersa ai kthehet nga ajo duke e pare.
"Po marr ajer moj, eshte e ndaluar?"
"Te marr e un ajer"
"Jooo"-bertasin ata te dy njekohesisht duke bere qe ajo te trembej dhe ti shikonte e hutuar.
"Pse?"
"Sepsee nuk dua te ftohesh, po u ftohe pastaj kush te duron ty? Une."
"Ouu po ti?"
"Nuk me gjen gje mua."
Aleksi sheh nga pasqyra dhe pa qe makinat qe po i ndiqnin nuk ishin me pas tyre. Kthen koken nga Beni dhe ai i buzeqesh duke e lene te kuptoj qe ai i kishte hequr qafe.
Pas 1 ore ndalojne para nje shtepie.
"Ku jemi ketu?"-pyeti ajo.
"Te shtepia ime"-thote Aleksi.
YOU ARE READING
Dashuri nën rrezet e errësirës
Romanceʀᴏᴍᴀɴᴄë/ᴅʀᴀᴍë Cilado hije që mbulonte dashurinë e tyre, ata e ndriçonin atë me dritën e tyre. ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 17 ᴋᴏʀʀɪᴋ 2023 ᴍʙᴀʀᴜᴀʀ ᴍë: 10 ꜱʜᴋᴜʀᴛ 2024 ❗️Ndalohet kopjimi, publikimi i kësaj historie pa lejen time❗️