[46]

444 33 2
                                    

"Ben..do më duash po të të them që.."-ajo ndalon duke mos ditur nëse duhej ti thonte apo jo. Kishte frikë se ai nuk do ta donte më po të merrte vesh që ishte përdhunuar.

"Çfarë Rai?"

"A do më duash edhe pse më kanë përdhunuar?"

"Raina e di që ajo që të ndodhi ishte e tmerrshme por nuk ndryshon kush je apo si ndihem për ty. Ti je ende e njëjta vajzë e ëmbël që kam njohur gjithmonë, dhe do të të dua gjithmonë. Je ende i njëjti person, Raina. Unë do të jem gjithmonë këtu për ty, pavarësisht se çfarë ndodh."

"Të dua shumë"

"Edhe un jet"-thotë ai duke i lënë një puthje në sup dhe lë kremin në komedinë duke shkuar në tualet për të larë duart.

"Umm mund të më japësh diçka për të veshur?"-tha menjehere pasi ai doli nga tualeti.

Shkon drejt dollapit dhe merr një palë tuta dhe bluze të tija.

"Çfarë dëshiron të hash?"-pyet ai teksa i la rrobat në shtrat.

"Hmm..pica"-thotë ajo e uritur dhe ai del nga dhoma që ajo të vishej.

Pas pak Beni troket në derë me picat në duar dhe pasi merr një përgjigje nga ajo, futet brenda. Largon pak gjërat nga komedina dhe vendos kutinë e picës aty. Ajo zgjat duart por ai i gjuan lehte në duar.

"Do të ushqej un"-qesh ai dhe merr një copë picë duke ia drejtuar asaj. Ajo qesh dhe hap gojën duke kafshuar një copë.

"U dogja"

Ai qesh lehtë nga mimika që ajo bëri dhe i fryen kësaj radhe. Telefoni i bie dhe me dorën tjeter qe e kishte të lirë nxjerr telefonin nga xhepi i pantallonave.

"Po?"

"Vëlla i kapëm dy, kërkuam rreth e rrotull ama nuk gjetëm askënd tjeter."-degjohet Aleksi në anën tjeter.

"Mir dërgoji tek vendi, do merrem neser me ata...Mir Aleks, natën"-mbyll telefonin dhe e vendos mbi komendinë.

"Ben a është mirë Daniela? Ku është ajo?"

"Në Tiranë jet, mirë është. Do shkoj Aleksi te ajo mos ki merak."

"Jam e lumtur që ata nuk e morën Danielën...por pse vetëm mua dhe Danielën e lan?"

"Sepse ai që e ka bërë e ka me mua dhe e di që duke të të lënduar ty do më lëndoj dhe mua."

"Pse çfarë lidhje ke ti me Erionin dhe Ervinin? "

"Erioni dhe Ervini?"-pyet ai i cuditur.

"Prit...ishte dhe një Gersi"-thotë ajo ndersa ai ngrys vetullat.

"Një brun, sy jeshil me një tatuazh spirance në krah?"

"Nuk e di për tatuazhin por po, brun dhe sy jeshil."

Beni ngrihet i hutuar në këmbë dhe futet thellë në kujtime.

"Jo nuk ka mundësi."

"Çfarë nuk ka mundësi Ben?"

"Prit jet"-merr telefonin dhe del nga dhoma.

"Ben"-thërret ajo por asgjë. E pushtoi një frikë, donte të shkonte pas tij por kishte dhimbje mes këmbëve. Po sikur ata ta gjenin përsëri dhe ta bënin përsëri atë gjë të tmerrshme? Po sikur Beni të largohej dhe mos të vinte më?

U mbështoll me çërçaf dhe filloi të qante pa zë. I dhimbte trupi dhe shpirti. Pse duhej ti ndodhte kjo gjë? Ishte e lumtur...pse ja prishën atë lumturi? Çfarë do të ndodhte me të nëqoftëse Beni nuk do ta kishte larguar nga atje? Çfarë nëse...

Dera hapet dhe ajo dridhet nga frika por brenda futet Beni dhe jo ata...Sapo pa Rainën në atë gjëndje iu afrua me të shpejtë.

"Rai...Rai? Çfarë ke jet? Pse qan??"-pyet ai duke i kapur fytyrën me të dyja duart.

"Mendova se u largove dhe nuk do vije më"

"Pse o jeta ime? Pse të largohem nga ti unë? Do jem gjithmonë me ty Rai."

"Ma ke thënë dhe më parë por nuk e ke mbajtur fjalën..."

"E di, e di por kësaj radhe nuk do ta bëj më. Nuk do lejoj asgjë të na ndaj, nuk më intereson më kush na del kundër. Kuptove?"

Ajo pohon me kokë dhe ai i fshin sytë e bukur që i kishte të lagur nga lotët, e puth në ballë dhe e përqafon.

"Pse nuk ma the atë ditë kur do ikje në Zvicër që më doje?"

"Sepse jam idiot, jam idiot që u largova. Ama po ta them tani që edhe unë të dashuroj Raina."

Dashuri nën rrezet e errësirësWhere stories live. Discover now