[13]

454 39 2
                                    

"Ina të lutem më dëgjo."

"Quhem RAINA. R-A-I-N-A"-thotë ajo duke ia gërmëzuar.

"Raina më dëgjo."-e kap ajo nga krahu, gjë që e acaroi jasht mase.

Tërheq krahun me vrull nga ajo.

"Fol, nuk dua të humb kohë me tipe si ti."

"Raina më fal, e di që gabova, më fal. Do të ta thoja."

"Kur? Kur të bëheshit me fëmij?"-qesh me ironi.

"Jo In...Raina, nuk dija si të ta thoja."

"Për atë Zot, mjaft se më acaruat tani!"

"Raina dua thjesht të jemi shoqe si më parë, nuk dua të të humb."

"Epo e dashur, tashmë më ke humbur. Dhe po ta them që dikush që tradhëton e bën përsëri."

"Jo.."

"E bën shpirt e bën. Se mos vish duke qarë pastaj, por nga unë nuk ke mbështetje."

"Ti e thua se ke inat, ke inat se ai më do mua dhe jo ty"

"Moj a je mirë?"-e godas në faqe sepse më acaruan ato fjalë. Unë nuk kisha inat, isha lënduar nga ajo që nuk e prisja kurrë të ma bënte.

Ajo më kap nga flokët dhe unë i gjuaj përsëri, të gjithë ishin mbledhur në oborrin e shkollës duke na parë neve që po ziheshim dhe po na bënin video.

"Moj bushter e ndyrë"-më thotë ajo dhe më gjuan. Unë e rrëzoj për tokë dhe po i gjuaja me grushta.

"Nuk jam pasqyra jote un zemer"

Disa djem vijnë të na ndajnë dhe nëndrejtoresha na dergoi në drejtori të dyjave.

Po më shikonte tër mllef bushtra, isha gati ti gjuaja përsëri.

Drejtori i telefonon prinderve tanë dhe priti deri sa ata të vinin. Erdh mamaja e saj dhe pa me habi nga ne, pasi ajo e dinte se sa shoqe të ngushta ishim ne. Normale që do habitej.

Pas saj futet Beni dhe pasi sheh Lindën të kishte hunden e gjakosur më shikon krenar.Unë i buzëqesh dhe ai ulet pranë meje.

"Linda ,bijë a je mirë?"-e pyet mamaja e saj pasi e pa në atë gjëndje.

"Mirë mam"

"Atëhere, ju thirra për arsye se Raina dhe Linda janë zënë në oborrin e shkollës duke shkaktuar një rrëmujë."

"Linda a nuk jeni shoqe ju? Çfarë patët moj mam?"-i flet e ëma asaj ndersa ajo e kishte mendjen te dhimbja që ndjente në hundë.

"Tani, vajza mund të më shpjegoni çfarë ka ndodhur?"

"Ajo më kap nga flokët dhe më sulmoi. Unë isha e detyruar të përgjigjesha."-them unë.

"Jo drejtor ajo më godet e para. Ajo filloi të më gjuajë me grushta, unë reagova për të mbrojtur veten time."

"Duhet të kuptoni se dhuna nuk është zgjidhje. Është shumë e rëndësishme të zgjidhni mosmarrëveshjet tuaja në një mënyrë të qetë, pa u sulmuar fizikisht."

"I kam thënë shumë here zoti Drejtor që mos të më besdis më dhe e mbushi kupën, nuk kam çfarë bëj."

"Zoti Drejtor"-flet Beni.-"unë mendoj që Raina ka vepruar shumë mirë dhe jam krenar për të."

"Mesa pash nga kamerat, Raina e ka filluar sherrin e para kështu që do përjashtohesh 1 javë dhe nuk dua të përseritet më ky veprim."-tha ai duke anashkaluar atë që tha Beni, unë rrotulloj sytë. Do doja të ishte përjashtuar dhe ajo debilja.-"mund të shkoni tani."

Unë ngrihem e para dhe dal nga zyra drejtorit ndersa Beni ishte pas meje. Shkoj në klasë dhe marr çantën me nerva.

"Raina ku shkon ti??"-më del përpara mësuesja e Historisë.

"Shihemi pas një jave zyshe."

"Raina"-dëgjoj zërin e Emit dhe i bëj me shenjë që do flasim më vonë.

Dal nga klasa dhe në dalje të shkollës përballem me Arjanin, sapo sheh Benin nderron rrugë.

"Më ke bërë krenar o vajzëë"-thotë Beni duke u futur në makinë.

"Më acaroii ore, thoshte që un kam inat që ai debili do atë dhe jo mua. Kulmii"

"Mirë ia bëree"

"Do e vrisja faree mor, më vjen inat që nuk u përjashtua dhe ajo."

"Varja, je një jav për qejf tani."

"Ooo pooo partyyy"-hap xhamin dhe bërtas.

"Party syve tuj ,s'ka party."

"Oh poo kaa."

"Mbylle squpin se t'hodha nga makina."

"Babi im të hap varrin pastaj"

"Posi"

"Poo."

"Mir ashtu e lëm"

"Pse mendon se nuk e bën a?"

Ai nuk ktheu përgjigje por ngre muzikën dhe i jep gaz.

Dashuri nën rrezet e errësirësWhere stories live. Discover now