"Mmmmm sa gjëra të mira."-them sapo futem në kuzhinë dhe shoh mamin e cila po gatuante.-"Mami, ti je kuzhiniere e mrekullueshme."
"Mos më merr mua me të mira."
"C'ke moj mam?"-them unë teksa mora një copë byrek.
"Po ke gjithë natën andej moj cuc, tani në mëngjes erdhe."
"Mam unë se kam ditëlindjen çdo ditë."-i them duke e përqafuar nga pas.
"Ee"
"O mamushiii më e mirë në botëëë, o sha të dua unaa tyy."-e puth në faqe ndersa ajo buzëqesh.-"pastaj unë isha me Benin, ai as që më la të pija alkool, më ka ndenjur në kokë gjithë natën sikur të ishe ti."
"Çun flori është çun flori. Sa e du atë çun."
"Më shumë se mua?"
"Më shumë se ty."
"Uaaa"-i gjuaj me miell dhe këtu fillon lufta midis nesh siç bënim kur unë isha më e vogël. Mami kap një kokërr vezë dhe ma gjuan.Unë po qeshja me të madhe pasi i doli huq.
"Mir boll tani. Shih si u bë kuzhina."-thotë ajo duke parë miellin në tokë dhe vezën e thyer në dysheme.
"E pastroj unë mos u shqeteso."
Filloj menjëherë duke pastruar vendin ndersa mami shkon të nderrohet. Pasi mbarova së pastruari shkova në dhomë të nderrohesha. Vesha një crop top të bardhë dhe xhinsa. T'ja hiqja trurin Benit sapo të më shihte.
Dera bie dhe unë shkoj ta hap.
"Oo kush ma hapi deren. Gëzuar ditëlindjen Raina! Sa qënke rritur moj bijë."-thotë xhaxhi Meti sapo më sheh. Futet brenda dhe takon babin me mamin.
"Në thes me miell je futur?"-më thotë Beni duke qeshur dhe më fshin faqen që si duket paska qënë pis me miell.
Ishim ulur të gjithë dhe po hanim drekë duke shijuar ushqimet e mrekullueshme të mamit tim dhe po dëgjoja bisedat që flisnin më të rriturit. Beni ishte përballë dhe unë po e shikoja nuk e di por po më vinte për të qeshur, ai po përpiqej të mos më shihte pasi do të qeshte dhe ai pastaj. Unë po kafshoja buzën mos qeshja ndersa ai sapo më sheh lëshon një të qeshur por pastaj e mbulon me një të kollitur.
"Eh mor shok na u rritën fëmijët"-thotë babi duke parë nga ne të dy dhe ne kthejmë kokën nga ata.
"Po, po. Janë bërë për tu martuar tani."
"Me ndonjë burr doktorr ishalla"-them unë dhe qesh-"ëndrra mamit"
Të gjithë filluan të qeshnin përveç Benit që po më shihte serioz.
Erdhi momenti tortës dhe filluan të më këndonin këngën e ditëlindjes dhe pastaj më uruan.
Mbylla sytë dhe mendova një dëshirë që të isha e lumtur gjithmonë pranë njerëzve që dua dhe të mos kem asnjë person negativ pranë meje.
Hap sytë dhe i fryej qirinjve. Mami ndan tortën dhe na e vendos nëpër pjata.
Babi dhe xhaxhi Meti me barsaletat e tyre sillnin një atmosferë argëtuese dhe të qeshurash."Duhet të mblidhemi më shpesh kështu"-thotë babi.
"Do të ishte mirë Vangjel por ne do të shpërngulemi në Zvicër nesër në mbrëmje."
Ky lajm më tronditi, ngre sytë nga Beni. Përse nuk më kishte thënë?
Xhaxhi Metit i bie telefoni dhe babi sapo e pa se kush po e telefononte i ndryshoi fytyra. Nuk e kuptova çfarë pati.
Meti ngrihet nga tavolina dhe shkon që të flasë jashtë, pas pak Vangjeli shkon tek ai.
"Mendova se i kishe lënë këto punë Met"-thotë menjehere pasi Meti mbylli telefonin.
"I kam lënë Vangjel"
"Mos më gënje Met. E pashë kush të telefonoi."
"Vangjel ti nuk e di... ti nuk e di që nëqoftëse i hynë kësaj pune nuk del më."
"Sa kohë ke që i ke hyrë përsëri? Apo mos ndoshta nuk hoqe dorë kurrë?"
Meti ul kokën ndërsa Vangjeli kalon dorën nëpër flokë.
"E di Vangjel që nuk është e drejtë që ta kam fshehur këtë gjë. Më vjen keq."
"Met e di si janë këto punë dhe kam frikë për familjen time...kështuqë dua të na qëndroni larg. Nuk dua që gruas dhe vajzës time ti ndodh diçka. Kam parë që Beni dhe Raina janë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Më kupton?"
"Po Vangjel, mos ki problem e kam folur dhe me djalin tim këtë pjesë. Prandaj dhe po largohemi për në Zvicër."
YOU ARE READING
Dashuri nën rrezet e errësirës
Romanceʀᴏᴍᴀɴᴄë/ᴅʀᴀᴍë Cilado hije që mbulonte dashurinë e tyre, ata e ndriçonin atë me dritën e tyre. ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 17 ᴋᴏʀʀɪᴋ 2023 ᴍʙᴀʀᴜᴀʀ ᴍë: 10 ꜱʜᴋᴜʀᴛ 2024 ❗️Ndalohet kopjimi, publikimi i kësaj historie pa lejen time❗️