[9]

469 41 8
                                    

"Të lutem Ben!"

"Jo të thashë."

"Dua të flas me të ,të sqarojmë muhabetin."

"Po çfarë do sqarosh o Raina?"

"Pse ma bëri atë gjë."

Ai qesh.-"mir eja. Jam kurioz çfarë preteksti do gjejë."-merr çelësat e makinës dhe ma bën me dorë që të shkoj para tij.

"O Ben."-them nderkohë që ishim nisur për te shtëpia Arjanit.

"Fol."

"Ajo vajza që të puthi atë natë në shtëpinë time, të pëlqeu?"

" A kaq xheloze qënke bërë sa të paska ngelur në mendje?"-qesh ai ndersa unë rrudh vetullat.

"Jo o debil. Pse të bëhem xheloze unë? Po pyes të pëlqeu apo jo? Do të njihesh me të? Është vajzë shumë e mirë."

"Vajzë shumë e mirë që puth cunat e botës."-qesh.

"Ishte e dehur re"

"Edhe ti e dehur ishe pse nuk më puthe?"

"Iii të të puth ty unë? O Zot, kurrë!"

"Pse moj? Po ti provosh buzet e mija s'do ndalesh."-qesh ai dhe më shkel syrin.

"O pedofil muti."

"Kalama i shpif"

"Më qafsh hallin, jam si yll."

"Pra nuk e kundershton që je kalama?"

"O plakush debil."

"Zbrit tani se arritëm."-thotë duke dalë nga makina.

"Mundesh te tregohesh xhentellmen , të më hapesh derën."-them pasi përplasa deren e makinës ndersa ai merr frymë thellë duke mbajtur nervat nën kontroll.-" e pra, herë tjeter ma hap deren nëse nuk do të përseritet kjo."

Shkoj drejtë shtëpisë së Arjanit por shoh që po vinte dhe ai mbrapa meje.

"Ku mendon se po shkon?"-e pyes unë me njërën vetull ngritur.

"Me ty"

"Jo, jo. Ti do më presësh jashtë."

"Moj ju do bëni sqarim apo..."

"Sqarimin do e bëjm ne, jo ti."

Ai rrotullon sytë dhe mbështetet te makina.

"Mos u vono shumë."-thotë duke parë orën ndersa unë futem brenda në shtëpi.

Shkoj në dhomën e ndenjes, në kuzhinë por nuk ndodhesh aty. Shkoj në dhomën e tij, dëgjoj zhurmën e ujit dhe mesa dukej ishte në dush. Ulem në shtratin e tij dhe pas pak dera hapet.

Do doja që mos ta kisha parë kurrë këtë pamje, do doja që Beni mos të pranonte të vija këtu. Ndjeva një therje në zemer, dicka që nuk e prisja kurrë nga ai dhe sidomos nga shoqja ime më e mirë.

Tradhtia është një prej veprimeve më të dhimbshme që mund të ndodhi një personi.

Kur pashë Lindën të zhveshur në krahët e tij dhe ai i zhveshur i tëri po ndjeja ndjesi të mëdha zhgënjimi, dhimbjeje dhe zemërimi.

Lotët më rrodhën në faqe dhe dal nga dhoma furishëm.

"Prit Rainaa."-dëgjon zërin e tij i cili u vesh me shpejtësi dhe vrapoi pas saj.

Ajo doli me shpejtësi nga shtëpia dhe ashtu e nxehur shkoi në drejtim të Benit dhe bashkon buzët me të impulsivisht.

Arjani mbeti i shokuar në pragun e deres se shtepisë së tij.

Beni u befasua nga puthja e papritur dhe u ndje i hutuar se çfarë të bënte më pas. Ai pa sytë e Rainës që ishin me lotë dhe bëri të shkonte në drejtim të Arjanit por ndaloi kur ndjeu dorën e saj ti kapte dorën.

"Të lutem, dua të shkoj në shtëpi."

Rruga ishte e qete, donte ta pyeste se çfarë ndodhi por nuk e mori guximin.

"E kalove shtëpinë.."-thotë ajo me zë të mbytur.

"Do shkojmë në shtëpinë time."

"Pse?"

"Deshiron të të shohë mamaja dhe të të bëjë miliona pyetje?"

Ajo tund kokën në shenjë mohimi.

Ai merr frymë thellë dhe e pyet se çfarë ndodhi.

"Nuk dua të flas për këtë tani."

"Mir"

Pas pak mberritën dhe ai del ti hap deren por ajo e hap para tij dhe e mbyll për here të parë pa e perplasur.

E kuptoi që ishte e lënduar shumë.

"Dëshiron të hash?"

"dua gjumë."-përgjigjet shurt ajo dhe niset për në dhomën ku ishte zgjaur në mëngjes. Por pastaj ndalon dhe kthehet te ai duke e përqafuar.

"Më fal"

"Pse Rai?"

"Më fal që nuk i besova fjalëve te tua."-shkëputet nga përqafimi ajo dhe ai e merr të ulen në divan.

"Çfarë të tha Raina?"

"I kapa bashkë me shoqen time më të mirë."-thotë dhe ia plas të qarit ndersa ai e përqafon duke e sharë nder dhëmbë Arjanin.-"jam debile komplet o Ben"

"Shhh, cfare thua? E kuptoj që ndjenja e tradhtisë eshte e rëndë dhe e dhimbshme, por ti duhet ta kuptosh se nuk ishte faji yt. "

"Më ishin zënë sytë sa nuk e kuptoja që ai më donte për interes lekesh. Ai dhe AJO"

"Si kam qene kaq e verber Ben?? Jam zene me familjen per te, sa debile jam! Nuk e prisja kurrë po kurrë nga Linda, mirë nga ai ,por nga ajo? Nga ajo që kemi qarë dhe qeshur bashkë...më dhemb shumë"

"Raina, nuk është e lehtë, por ti nuk je e vetme. Unë do të jem gjithmonë këtu për ty dhe do të të mbështes. E di që ndihesh e zhgënjyer dhe e dëshpëruar tani, por mos harro se koha shëron të gjitha plagët dhe ti do të ngrihesh përsëri. Unë do jem gjithmonë këtu për të të ndihmuar në çdo mënyrë që mundem."

"Faleminderit."-i buzëqesh trishtueshëm.

Dashuri nën rrezet e errësirësWhere stories live. Discover now