"Mirmëngjesii mami, babi!"
"Mirmëngjes bijë"-thonë ata ndersa unë i përqafova. Vesha këpucët dhe para se të dilja pyes babin.
"O ba?"
"Fol Raina"
"Po Beni nga është?"
"Pse pyet??"
"Ëmm kam disa ditë nuk e kam parë"
"Nuk e di nga është."
"Mirë, pafshim"-i them dhe nxitoj të kap autobusin.
Gjatë rrugës për në shkollë kisha hyrë thellë në mendime. Isha e shqetesuar për Benin.
Po sikur ti ketë ndodhur diçka? Po sikur ta kenë vrarë ata që na ndiqnin? Po Aleksi? A janë mirë ata që dy? A do e shoh më Benin? Gjithë këto pyetje pa përgjigje, kjo gjë më mërzit. Pash që autobusi kishte ndaluar dhe dal jashtë.Futem në klasë dhe përshëndes Danielën pastaj shkoj ulem në vendin tim aty ku po më priste dhe Emi.
"Mirëmëngjes."
"Mgjesi Ina, pse ike dje moj goc?"
"Ça do bëja aty o Em? Më thuaj pak."
"U njihje me atë djalin, ai i bukur ishte."
"Nuk dua moj, nuk dua ta njoh."
"Por imagjino pak o In, dalim dy shoqe me dy shok në takime, sa bukur apo jo??"
"Ëhë shumë"-them duke rrotulluar sytë.-"çfarë bëtë pasi ika unë?"
"Uaa se tani u kujtova, pse u solle aq keq me shokun e Eraldit ti? E kishe spërkatur me parfum moj budalle, më vure në siklet duke u sjellur ashtu."
"Më fal por nuk mund ta duroja dot atë kafshën."
"Eh kështu lindin dashuritë, kafsh o kafsh, pastaj zemra, shpirti"
"Mjaft Emi, ai nuk më tërheq fare, as nga pamja nuk më pëlqen asgjëë."
"Kush të pëlqen ty, Beni?"
"Çfarë? Nga doli ky? Çfarë lidhje pati këtu?"-them unë duke rrudhur ballin.
"E di unë, ai të pëlqen ty. Ja pse u nxehje kur të thoja unë për të më njohur me të."
"Joo Emi, nuk është kështu. Të betohem, thjesht nuk më pëlqen kur ti thua se e do për para dhe jo për dashuri. Ti e di këtë!"
"Mirë mirë"
Dëgjoj të qeshurën e Lindës dhe kthejmë kokën. Në prag të derës ishte ajo me Arjanin duke qeshur dhe pasi shohin që ne po i shikonim puthen.
"Sa trapa"-them unë ndersa Emi qesh me zë duke parë nga ata që ta kuptonin që e kishim me ata.
"Em?"
"Po?"
Nuk isha e sigurt nëse duhet të shprehesha apo jo, por vendos ta bëj. Ndoshta ajo më bën të kuptoj më mirë ndjenjat e mija.
"Dua të flas për Benin."
"Hëë e dijaaa që e pëlqejee"
"Joo Emi, më dëgjo. Ka disa ditë që nuk e kam parë dhe nuk e di...ndjehem si bosh. Por nuk e pëlqejj, domethënë pamje të bukur ka, si tip i mir por nuk e pëlqej."
"Si ta kuptoj këtë unë?"-qesh ajo, pas saj edhe unë.
"Nuk e di moj, nuk po kuptoj dot veten. Nuk e diii fare, ndjehem mirë kur jam me të, kur jam e mërzitur më bën të ndjehem mirë dhe grindjet që bëjm bashk më mungojn paksa. Mendoj se kjo është arsyeja që ndjehem si bosh tani? Domethënë e dua si shok."
"No, no, unë mendoj dashuri..."-lëviz vetullat lartë e poshtë ajo ndersa unë buzëqesh dhe e tund kokën në shenjë mohimi.
"Jooo Emi, ai nuk më sheh me atë sy. Ai thjesht bëri punën që i dha babi im dhe iku tani... nuk më tha as mirupafshim."-mbledh buzët dhe mbështes kokën në supin e saj.
"Është dashuri kjo moj, mohoje sa të duash."-qesh ajo.
"Po jo o Emi. Eshte shumë i madh."
"Uaa oj legenee po turp nuk ke. Këtej thua e dua si shok këtej ia paske pa dhe sa e ka."
"Joooo"-bërtas unë duke qeshur ndersa Linda dhe Arjani kthejnë kokën nga ne. Mësuesja nuk kishte ardhur ende, mesa dukej kishim orë bosh.
"Jo mojj po thoja me mosh"-i them duke ulur zërin.
"Oj budalle po nuk keni shum vite diferenc, yhyy ka njerez martohen 10 vite diferenc."
"Po ç'më duhet me të tjerët mua."
"Moj jeni shum mirë po them"
"Mirë, po çfarë do pëlqej te unë ai?"
"Gjithçka."
"Por unë ta shpif!"
Ajo më gjuan në faqe ndersa unë e shoh e habitur.
"E the dhe njëherë do të të vras fare. Ti je gjith kjo bukuri, më thot mua ta shpif. Boll se të vrava!"
Unë qesh dhe po u mendoja.
"Po sikur mos jem tipi tij?"
"O Zot më mba mendjen"-thotë ajo duke kaluar duart nder flokë.-"ku e di ti? E ke pyetur vallë?"
"Ncuq"
Ajo bëhet gati të më gjuaj përseri por unë largohem dhe po qeshja ndersa ajo më ndiqte nga pas për të më rrahur. Linda po na shihte gjatë gjithë kohës. Aty të rri si mut tani, ishte zgjedhja e saj!
YOU ARE READING
Dashuri nën rrezet e errësirës
Romanceʀᴏᴍᴀɴᴄë/ᴅʀᴀᴍë Cilado hije që mbulonte dashurinë e tyre, ata e ndriçonin atë me dritën e tyre. ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 17 ᴋᴏʀʀɪᴋ 2023 ᴍʙᴀʀᴜᴀʀ ᴍë: 10 ꜱʜᴋᴜʀᴛ 2024 ❗️Ndalohet kopjimi, publikimi i kësaj historie pa lejen time❗️