[34]

463 34 11
                                    

Kur ishte fëmijë, kishte ëndërruar të ishte e rritur, të kishte pavarësi dhe të merrte vetë vendimet për jetën e saj. Një ditë të shihte botën nga një perspektivë të re dhe të përjetonte emocionet e të rriturve. Tani kujtimet e fëmijërisë i kalojnë përpara syve, duke e bërë të kuptojë se sa të çmuara ishin ato momente dhe sa shpejt kishin kaluar. Kishin kaluar 2 muaj nga mbarimi i matures. Neser ajo mbush 18 vjeçe dhe ishte e emocionuar.

Kishte shkuar me vajzat ne kinema per te pare nje film komedi dhe pastaj dolen per shopping. Tani ajo ndodhej para pasqyres se saj duke shikuar fustanin e zi që kishte blerë për ta veshur në festen e ditelindjes se saj.

 Tani ajo ndodhej para pasqyres se saj duke shikuar fustanin e zi që kishte blerë për ta veshur në festen e ditelindjes se saj

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Me të ndodhej edhe Daniela, Emi nuk kishte ardhur pasi kishte nje takim me Ervinin.
"O Zot, Raina keto vathet te shkojne shume."-tha ajo duke ia vendosur.-"ma ler mua ne dore make-up moter"

Raina buzeqesh dhe rehatohet ne karrige duke lene Danielen te bente punen.

"Mos me ben per turp moj"-ben shaka Raina ndersa Daniela qesh.

"Prit dhe shiko."

Daniela doli perballe saj duke ia bllokuar pasqyren dhe nxjerr te gjitha produktet e make-up qe do ti duheshin.Pasi kishte perfunduar punen u largua nga pasqyra duke e lene te shohe veten e saj ne pasyqyre. Raina mbetet e mahnitur.

"Je e mrekullueshme Daniela. Te dua!"-thote ajo dhe e perqafon.

"Hahaha edhe une te dua."

"Ke byrzylyk te vendos kete apo kete?"-pyet Raina pas pak duke i drejtuar dy byrzylyke para fytyres.

"Hmm, ate majtas"

"Edhe mua ai me pelqeu me shume."

Daniela buzeqesh, ishte e lumtur qe kishte gjetur nje shoqe si Raina.

"Dan"

"Hem?"

"Thua do i pelqej Benit si jam bere?"

"Pyetje eshte kjo? Do mbetet gojë hapur më beso."

Raina buzqesh e lumtur teksa shihte veten në pasqyrë.

"Dhe pse je kaq e shqetesuar se a do i pëlqejë Benit apo jo? Ëëë Raina??"-pyet Daniela dhe fillon ta ngacmojë.

"Ejaaa Dani të nisemi tani."

"Uaa si nderron temë shtremsja"

"Jooo"-sapo hapi deren e dhomës për të dalë përballet me Benin i cili sapo do të trokiste në derë.

Ai kishte ngelur duke e parë atë nga koka deri tek këmbët ndersa Danieles nuk i shkitej buzeqeshja nga fytyra duke i parë ata të dy.

"Çfarë?"-pyet në siklet Raina atë ndërsa ai vjen në vete.

"Je bërë shumë e bukur"

"Faleminderit Ben"

"Awwww"-degjojnë zërin e Danielës dhe të dy kthejnë kokën nga ajo e cila pa me shpejtësi nga telefoni saj.

"Nëse jeni gati, le të nisemi tani."

"Gati jemi"

Ai largohet nga aty duke i pritur jashtë.

"Moj budalle çfarë ishte ajo??"

"Raina ishit shumë të mirë nuk mund të rezistoja"-flet me të shpejtë Daniela ndersa Raina qesh.

Dolën jashtë dhe panë që edhe Aleksi ndodhej aty, Raina vuri re që Daniela lëshoi një buzëqeshje të vogël nga buzët e saja.

"Ooo sa të bukura gocat"-thotë ai duke fishkëllyer ndersa ato u futën brenda në makinë.

Mberriten ne disko dhe Raina merr Emin ne telefon.

"Emi ku je?"

"Ja se erdha."

"Mire"

Në disko, muzika e fortë dhe ritmet e këndshme nxitën të gjithë të lëviznin në ritëm. Në qendër të pistës, Raina nisi të kercente me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. Miqtë e saj iu bashkuan.

Kjo ishte një mbrëmje e mrekullueshme për të gjithë. Këndonin, kercenin bashke dhe bënin fotografi për të kapur çdo moment të kësaj nate.

Ajo po kerkonte me sy per të por nuk po e shihte asgjekundi keshtuqe afrohet prane Danieles e cila po qendronte ulur.

"Ku eshte Beni?"- i them ne vesh ndersa ajo ngre supet.

"Nuk e di."

"Çfare ke ti? Pse nuk me dukesh mire?"

"Aleksi eshte i lidhur?"-pyet ajo ndersa une ngre njeren vetull. Daniela me ben me sy ne nje drwjtim dhe une kthej koken.

Shoh Aleksin qe ishte duke u puthur me nje vajze.

"Mesa duket qenka."-them duke u ulur prane saj.-"Do pyes Benin sapo ta gjeje."

"Joo ç'më duhet mua Raina? As nuk me intereson."

"Moj ti nuk jam budallaqe une. E di qe te pelqen."

Syte me zune Benin prane banakut i cili ishte duke folur me nje vajze. Nuk e di por filloi te me vlonte gjaku.

Pa u menduar dy herë, u ngrita menjëherë dhe u nisa drejt tyre.

Dashuri nën rrezet e errësirësWhere stories live. Discover now