[22]

439 33 10
                                    

"Po Linda çfarë bën?"-marr guximin të pyes.

"Nuk e di, as nuk kam folur."

"Seriozisht nuk të ka folur më fare që pas zënkës me mua?"

"Në fakt mu afrua për të më folur atë ditë por unë e injorova."

"Uff o Em.."

"Hë"-thotë ajo duke pirë nga pija e saj.

"Më ka marrë malli për atë Lindën që ishte më para..."

"Ëhë"-thotë ajo duke mos e pasur mendjen fare te biseda.

"Po ty?"

"Ëhëm"

Kthej kokën në drejtimin që po shihte ajo dhe pash dy djem që po na shikonin neve. Njëri prej tyre i shkel syrin Emit.

"Emi po flas unë!"

"Mir Raina"

Unë shfryej e mërzitur, doja ti tregoja se si ndjehesha por ajo nuk e kishte mendjen fare. Në qoftë se Beni do të ishte këtu, do të ishte e gjithë vëmendja e tij në atë çka po thoja unë. Do më bënte të ndjehesha mirë me fjalët e tij dhe pastaj do të më dhuronte një përqafim të ngrohtë, e si për ëmbëlsirë në fund do fillonte me ato shakatë e tij që të më ngrinte humorin.

Por ai nuk është këtu dhe kjo më mërzit akoma më keq. Ku mund të ishte ai?

"Përshëndetje bukuroshe!"-dëgjoj një zë djali dhe kthej kokën të shoh kush ishte. Ishte ai djali që po flirtonte me Emin pak më parë. Pas tij ishte dhe shoku i tij.

"E keni problem të ulemi?"-thotë ai dhe sapo do të thosha unë 'po' Emi flet para meje.

"Jo aspak"

Unë kthej kokën nga ajo menjëherë ndersa ajo më sheh me një buzëqeshje të pafajshme.

"Si e keni emrin ju yje?"

"Unë e kam Emi ndersa shoqja ime Raina."-flet ajo ëmblsisht. Shoku tij më afrohet paksa si shumë afër.

"Po ju djema?"

"Unë Erald"-flet personi që nuk ia shkiste sytë Emit.

"Unë Erion."-flet ai tjetri.

"Ne po shkojmë"-i kap dorën Emit ndersa ajo e tërheq duke më bërë me sy të ulesha.

"Prit pak Raina."

"O kamarier ndonjë pije për vajzat këtu"-thotë Eraldi ndersa unë rrudh vetullat.

Emi afrohet pranë meje dhe me peshperit.-"Duken që kanë lekë moj, rri qetë."

Kjo gjë më acaroi më keq por nuk deshiroja ta lija vetëm me këta të dy. Nuk më pëlqejnë fare.

Të ishte Beni këtu do u çmendte fare po të më shihte. Do i kishte futur e një të rrahur të dyve dhe pastaj do më tërhiqte deri te makina e tij, pastaj do qëndronte me nerva deri kur të shkonim në shtëpi. Më bën të buzëqesh ky mendim.

"Ç'ke yllo?"-më shkel syrin ky Erioni. Unë ngrys vetullat ndersa ai po ngerdheshej. Kthej kokën nga Emi dhe ai tjetri, ata ia kishin shtruar muhabetit mirë. Kamarieri bie pijet por unë nuk bëj asnjë lëvizje për ta marrë e ta pija.

Nuk po ndjehesha rehat fare aty dhe ngrihem nga karrigia duke tërhequr vëmendjen e Emit.

"Ku po shkon Raina?"

"Në shtëpi."

"Aha mirë"-thotë ajo dhe vazhdon të bisedojë përsëri me Eraldin.

"Nuk po vjen ti?"

"Pse po largohesh kaq shpejt ti yllo?"

"A ka mundesi ta qepësh ti??"-i kthehem e acaruar atij, Erionit. Uf o zot se do ia fus me çante, po çfarë të bëj që jemi në mes të lokalit.

"Jo Raina nuk po vi, shko ti."

"Mirë."-them dhe largohem nga aty pasi kryej dhe pagesën për atë që porosita.

Sapo dal nga lokali më kap dikush nga krahu.

"Të dërgoj unë në shtëpi yllo."

"E para, nuk ke të drejtë të më prekësh fare. E dyta, ylli sat'ëm. E treta, ik pirdhu!"-them duke tërhequr krahun.

"Se e lezetshme dhe e egër, gërrr"

Nxjerr nga çanta një parfum dhe ia tregoj atij, ai më sheh konfuz.

"Të pëlqen?"

"Ëm.."

Ai po më shihte sikur të isha e çmendur. Unë ia spërkas në sy dhe vrapoj sa të mundja ndersa ai po më shante e mallkonte.

Pasi u largova një copë rruge të mirë, ngadalësoj dhe po merrja frymë rëndshëm. Nxjerr telefonin dhe sapo e hap, shoh që e kisha lënë te numri tij. E telefonoj por numri dilte i fikur.

"Ufff o Ben, ku jee??"-mërmëris e mërzitur ndersa gjuajta një guralec me këmbë.

Zilja e telefonit bie dhe mua më ndrit fytyra duke menduar se ishte ai, por nuk ishte Beni...

"Alo mam"-përgjigjem.

"A po vjen moj vajzë?"

"Po ma, rrugës jam."

"Hajde pra hajde."

"Çiaoo, më bëj ndonjë byrek"

"Dashke shumë ti, hajd e bëje vetë."

Unë qesh dhe mbyll telefonin.

Isha pak në merak për Emin që e kisha lënë vetëm me ata debilat por më nxehu jashtë mase. Vetë e kruan, nuk dua ankesa më pas.

Dashuri nën rrezet e errësirësWhere stories live. Discover now