[16]

441 37 0
                                    

"Moj vajzëë çfarë ke bërë tani? Më tha drejtori që je përjashtuar përsëri 1 javë."-më tha mami sapo hyra në shtëpi.

"U zura me një vajz o ma"

"Po ky kush është mojj?"-më pyet ajo për Aleksin ndersa unë hyj në kuzhinë për të pirë një gotë ujë.

"Oo dreqq"-them pasi pash që Beni ndodhej aty.

"Në këto raste thuhet, 'Të bëftë mirë!' "-thotë ai duke ngrënë gjellën e shijshme të mamit tim.

"Më trembee"

"Mojj Rainaa kush esht ky djali them"

"Shoku Benit moj ma"

"Aa hyr bir ,më fal "-dëgjova atë të thoshte.

"Ke ngrënë gjë? Të të mbush një pjat gjellë? Ihh zezaa çfarë është ai gjakk moj?"-thotë ajo pasi pa që kisha njolla gjaku në bluze dhe Beni kthen kokën nga unë paksa i shqetesuar.

"O ma po thash që u zura, po u zure gjak ka."-lë gotën në lavaman dhe shkoj ta nderroj.

"Po unë bëra vajz moj jo djal, u zura thot. Fillove me sherre ti, po pres të fillosh drogën tani."-bërtiste ajo duke mbushur një pjate gjelle për Aleksin.-"ose ndoshta e ke filluar, ca nuk pritet nga ty."

Shfryej nga fjalët e saj dhe shkoj në dhomë të nderrohem.
Vesh një crop top të zi dhe pantallona të shkurtra pasi dita e sotme ishte shumë e nxehtë.

Dal nga dhoma dhe shkoj në kuzhinë, Beni sapo më sheh mbytet me ujë.Aleksi i gjuan në kurriz duke qeshur.

"Eh esht hallakat fare kjo."-thot mamaja ime ndersa unë qesh dhe ulem të ha bukë.-"hë po pres unë."

"Çfarë??"-them unë me gojën plot.

"Çfarë janë këto sherre?"

"Po ajo më luajti unë i gjuajta. Babi vet më ka thënë kush të luan mos ia kurse grushtin."-them unë duke buzëqeshur pafajësisht ndersa djemtë qeshin.

"Hera fundit që ndodh"-më thotë.

"Mir, do përmbahem heren tjeter"-qesh unë.

Benit i bie telefoni dhe ngrihet.

"Mir, flasim aty."-thotë ai dhe mbyll telefonin.

"Po ikim ne"

"Po të kishit mbaruar bukën njëher mor bir"

"Heren tjeter teta, mos u ngri."-tha pasi pa që mamaja ime bëri të ngrihej për ti përcjellur.

"Mirupafshim"- i themi ne dhe vazhdojmë të hamë.

Kishte kaluar një orë dhe u mërzita në shtëpi, karikova telefonin që më dha Emi dhe mendova të dal një xhiro.

"O mamushh"

"Hë moj"

"Po shkoj të dal një xhiro dhe pastaj ndoshta shkoj nga Beni."

"Kam bërë byrek, coji e Benit."

"O maa po në dor do i mbaj gjith rrugës unë?"

"Pse moj të lodhet dora ty??"-thotë ajo duke i mbështjellë e pastaj i fut në një qese ndersa unë rrudh buzët e besdisur.

"Ik shpejt se mos ftohen, mos mu vono mua andej."

"Mir o ma, pafshim"-e përqafoj dhe dal nga shtëpia. Pasi dola nga lagja marr Emin në telefon.

"Po vjen?"

"Po unë kam ardhur moj po të pres në park"

"Sa shpejtt"-them unë dhe nxitoj hapat.

"Hahaha luaji këmbët"

Mbyll telefonin me të dhe pas 10 minutash mbërrita atje, ajo ishte ulur në stol dhe mendjen e kishte në telefon. Kështu që unë i shkoj nga pas për ta trembur.

"Çfarë bën atyy tii??"-i bërtas në vesh dhe ajo hidhet përpjete e trembur ndersa telefoni i bie në tokë.

"Vdekshhh se ma cove gjakun në fund të këmbëve"-thotë ajo e trembur dhe pastaj sheh telefonin në tokë.-"uaaa"-bërtet dhe e merr menjëhere duke e kontrolluar.

"Qënka i fort ky telefoni jot, asnjë të krisur"-qesh unë ndersa ajo mori frymë lehtësisht.

Ulem dhe unë pranë saj.

"Ee përsëri 1 javë pa ty do rri"-thotë duke mbledhur buzët e mërzitur.

"Hë moj se do takohemi pas shkolle."

"Çfarë ke këtu?"-pyet ajo për qesen që kisha me vete.

"Uu harrova"-nxjerr një byrek dhe ia jap asaj-"i bëri mami dhe tha ti coja Benit"

"Mmm qënka i mirëë"-thotë ajo pasi e provoi.

"Të bëftë mirë"

"Faleminderit, ti pse nuk ha? Vetëm do ha unë?"

"Hëngra boll në shtëpi unë, nuk kam uri më."

"O in"

"Hëm?"

"Po bëhem paksa e besdisur por,"-qesh ajo në siklet.-"i ke folur Benit?"

"Më fal Emi, më kishte dalë nga mendja fare"

"Nuk ka gjë moj, nuk e dua për kshu seriozisht"

E shikova e habitur.

"Për çfarë e do mj?"

"Po ja ai duket që është cun me lek..."

"Joo, ti e di sa i urrej këto gjëraa"-them unë e acaruar.-"mos i fol me mua këto se më kapin nervat,un kujtova se doje ta njihje për seriozisht."

"Ja pse nuk ta thojaa, se e di që acarohesh"

Dashuri nën rrezet e errësirësWhere stories live. Discover now