[65]

298 24 3
                                    

"Nesër do shkojmë të kërkojmë dorën e Rainës siç e ka zakoni."-tha Beni sapo u fut në zyrë.

"Çfarë? A je në vete, Ben? Harrove çfarë kemi folur? Nëse mendon që Vangjeli do pranojë, ta harrosh."

"Pranoi."

"Çfarë? Vangjeli pranoi?"-e sheh i habitur Meti.

"Po baba, pranoi."

"I vure gjë pistoletën te koka apo çfarë?"

"Patëm një bisedë edhe pranoi, kaq."-tha ai duke u ulur në karrige.-"Është faji yt për gjithçka. Nuk e desha kurrë këtë jetë."-vazhdon ai ndërsa Meti hedh shikimin në një cep të zyrës.

"Doja që im bir të ishte në vendin tim pasi të vdisja, të kishte pushtet."

"Pra ty nuk të interesonte, nëse mua do më ndodhte diçka ose motrës time."

"Vajza ime vdiq për fajin tënd dhe jo timin."

Sapo do të fliste, bie zilja e telefonit dhe del jashtë.

"Po jet?"

"Ben, çfarë po bën?"

"Asgjë, ti? Pse more?"

"Vetë, u mërzita."

"Pse jet?"-tha teksa dilte jashtë duke iu drejtuar makinës.

"Nuk kam çfarë të bëj."

Ndërkohë që ajo vazhdonte të fliste me të, ai ishte rrugës për te ajo.

"Raina, më duhet ta mbyll."

Mbyll telefonin me të dhe parkon makinën disa metra larg shtëpisë së saj. Merr shkallët dhe i vendos poshte dritares së saj. Sheh atë teksa qëndronte shtrirë në shtrat dhe troket lektë në xham.

"Ben?!"-pëshpërit ajo e gëzuar dhe hap dritaren duke lënë atë të futej brenda.-"Çfare po bën këtu?"

"Erdha të shoh bukuroshen time"-e kap prej beli dhe vendos dorën në barkun e saj.-"dhe shpirtin e babit ketu."-i fërkon barkun dhe puthit buzët me të sajat.

"Mirë bëre."-buzëqesh ajo dhe nderthur duart te flokët e tij.-"Ben?"

"Hm?!"

"Si ta thërras babin tënd unë tani? Babi xhaxhi vjehrri?"

"Babi daja xhaxhi vjehrri oj gru pse i bi aq gjat."-qesh ai ndersa ajo i gjuan në faqe.

"Tallesh me mua ti plakush?"

"Mos!!Mendova se e kishe harruar këtë!"-thotë i besdisur nga mënyra se si ajo e quajti.
Raina qesh dhe i terheq me dhëmbë buzën e poshtme ndërsa Beni e shtyn pas muri dhe thellon puthjen.

"Raina, darka është gati!"-thërret mamaja e saj që nga kuzhina.

Shkëputet nga puthja dhe del nga dhoma ndersa ai shtrihet në shtratin e saj duke buzëqeshur.

Beni shikon një foto të vendosur në një kornizë me disa guaska të bukura anash saj, mbi komodinën e Rainës. Në fotografi, ajo është e vogël dhe duke qeshur ndërsa në krahë mbante një qenush të vogël. Pamja e saj e lumtur bën që Beni të udhëtojë nëpër kujtimet e tij dhe ta dergojë në ditën kur e takoi për herë të parë.

Një valë ndjenjash e kap Benin, ndërsa mban fotografinë në dorë. Kujtimet e tyre bashkë dhe momentet e lumtura shtohen në mendjen e tij. Në sytë e tij shfaqet një ngrohtësi e veçantë, ndërsa ai përballet me faktin se nesër do të fejohet me dashurinë e tij të jetës. E teksa ishte në mendime ndjen një përqafim pas vetes, lë fotografinë në vendin ku e gjeti dhe kthehet nga ajo duke iu përgjigjur përqafimit me një puthje të butë në qafë.

"Çfarë po mendoje?"-pyet ajo duke mos u larguar nga përqafimi.

"Për ditën e nesërme."

"Je kurioz të dish se çfarë do të vesh nesër?"-pyet ajo duke buzëqeshur.

"Çfarë do të veshësh?"

"Epo, do ta shohësh nesër."-buzëqesh ajo dhe i lë një puthje në buzë.

"Mezi po e pres ditën e nesërme."-pëshpërit ai ndërsa njërën dorë e kalon poshtë bluzes së saj.

"Po vdes nga emocione."-thotë ajo ndërsa ndjente prekjet etij nën bluzë.

"Dëshiron të ti heq emocionet?"-pëshpërit pranë veshit të saj duke ia bërë mishin me mornica.

"Jo para martese Ben."-thotë ajo ndërsa ai ndalon duke e shikuar me një shikim që ajo nuk mundi ta mbante të qeshurën.-"Bëra shaka. Vazhdo, mi hiq emocionet."-qesh ndërsa ai rrotullon sytë dhe e shtyn të bjerë mbi shtrat.

Dashuri nën rrezet e errësirësWhere stories live. Discover now