[50]

451 31 1
                                    

"A deshiron te shohim ndonjë film me Danielën dhe Aleksin?"-e pyet ai ndersa ajo qëndronte shtrirë si cdo ditë tjeter.

"Jo"

"Të të çoj në shtëpi? Ke një javë nuk shkon te prinderit e tu Rai."

"Nuk dua Ben, nuk dua."

"Të lutem Raina, nuk mund të qëndrosh gjithë jetën në këtë dhomë!"

"Pse jo? Çfarë do bëj jashtë un?"

"Si çfarë do bësh? Po këtu çfarë dreqin do bësh? A më mirë të shohësh tavanin?"

"Po."-përgjigjet shkurt ajo dhe kthehet në anën tjetër.

Ai nuk dinte çfarë të bënte, i kishte sugjeruar shumë gjëra për të bërë por ajo nuk dëshironte të bënte asgjë tjetër përveçse të qëndronte në dhomën e saj. As në universitet nuk po shkonte më, ai po jepte para.

"Raina nëqoftëse më do të lutem eja dalim, kthehu Raina që ke qënë."

"Raina që ka qënë vdiq Ben."

"Raina mos bëj kështu të lutem."

"Si të mos bëj Ben?? Si të mos bëj? Ore nuk dua t'ja di më për jetën nuk më intereson fare edhe nëqoftëse vdes, le të vdes more. Nuk e dua këtë jetë leshi. Nuk e kupoj si merresh me mua ende?? Ti meriton dikë më të mirë se unë."-shpërthen në lot ajo.

"Raina ti do e vazhdosh jetën ashtu sic po e vazhdoje"

"Mjaft Ben, mos fol më. Ti as nuk e di si ndjehem unë, as nuk ke për ta kuptuar ndonjëherë se si ndjehem në këto momente...Është e lehtë ti thuash ato fjalë. Më lër të qetë."

Këto fjalë e bëjnë të ndjehet keq. Merr frymë thellë dhe ulet në shtrat duke shikuar në një cep të dhomës.

"E di që...të dhemb kjo gjë Raina, pasi qe kundra dëshirës tënde, e kuptoj, por nuk mund ta mbyllësh veten kështu. Është diçka që ndodhi dhe nuk mund të bëhet asgjë për ta ndryshuar...E di, ajo ngjarje nuk do të harrohet asnjëherë pasi ka ngelur si një njollë aty  ama ti më ke mua gjithmonë pranë vetes që nuk do të të lë asnjëherë. Sa herë të kesh nevoj shprehu te unë pasi do jem gjithmonë këtu për të të dëgjuar, për të të kuptuar e përkrahur. Do bëj gjithcka për të të parë të lumtur përsëri Raina."

"Faleminderit Ben"-thotë ajo me lot në sy dhe ulet sic ishte ulur ai.

"Si mendon për një party, të dehemi keq fare?"-pyet ai pas pak duke thyer atë heshtje.

"Mir"-thotë ajo edhe pse nuk kishte shumë dëshirë por e kupton që ai do ta rikthejë atë Rainën që ka qënë më parë kështuqë nuk e kundërshton.

"Bukur, bëhu gati. Po shkoj në shtëpi"-thotë ai duke e puthur në faqe.

Del nga dhoma e saj dhe sheh Aleksin me Danielën të cilët po shihnin një film në televizor.

"Do shkojmë në klub sonte, dëshironi të vini?"

"Sigurisht që po"-thotë Aleksi me Danielën njëkohësisht.

Darka erdhi dhe Raina kishte veshur një crop top të zi me një body chain larte dhe pantallona të zeza. Flokët i kishte lënë lëshuar dhe i kishte bërë pak me onde. Bëri një make-up të lehtë, mori çantën dhe doli nga dhoma ku e prisnin të tjerët.

 Bëri një make-up të lehtë, mori çantën dhe doli nga dhoma ku e prisnin të tjerët

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

"E bukura ime"-thotë Beni sapo e sheh dhe e puth ne ball.

Ndërthur gishtat me gishtat e saj dhe shkojnë drejt makinës së tij ndersa Daniela me Aleksin ishin në makinën tjetër.

Futen ne nje nga klubet e tij dhe ulen ne vendet e tyre.

"Cfare do te pish jet?"

"Vodka"

Moren pijet dhe shkuan te kercenin. Raina po buzeqeshte dhe kjo e lumturoi jashte mase Benin. Ndaloi te admironte buzeqeshjen ne fytyren e saj. Ajo kthen shikimin nga ai dhe ngre njeren vetull larte ne forme pyetese.

"Cfare shikon?"

"Engjellin e bukur qe kam perball."-ajo qesh nga ato fjale  dhe vendos duart ne qafen e tij ndersa ai e kap nga beli. Vendos ballin ne ballin e saj dhe po shikonin njeri tjetrin ne sy teksa leviznin nen ritmin e muzikes.-"jam i lumtur qe te shoh te buzeqeshesh perseri kalama."

"A marrim dhe nje pije tjeter?"

"A me puth si fillim? Pastaj marrim pijet."

Ajo puthit buzet me te tijat ndersa ai e shtrengon fort pas vetes. Raina renkon lehte nga kafshimi qe i beri ai ne buze.

Dashuri nën rrezet e errësirësWhere stories live. Discover now