"Çfarë bën Ben?? Festa nuk ka mbaruar ende!"-bërtet ajo ndersa ai e mbështet në makinë.
"KUSH ËSHTË AI DHE PSE NUK DI GJË PËR TË UNË???"-bërtet mesa ka në kokë ndersa ajo mbyll sytë.-"Pse nuk flet??? TË KANË PËLQYR BUZËT E TIJ TY Ë??"
Buzët e tij u përplasën me buzët e Rainës me një intensitet që mund të ushqehej vetëm nga përzierja e xhelozisë dhe pasionit që ndjente për të. Ai e mbajti fort, sikur kishte frikë ta lëshonte, ndërsa gjuhët e tyre eksploronin gojën e njëri-tjetrit.
"Futu në makinë"-thotë sapo shkëputet nga buzët e saj.
"Ben"
"Do më tregosh çdo gjë rrugës."
Pas disa minutash qetesi ai flet përsëri.-"Raina po pres unë"
"Çfarë po pret?"
Ai shfryen e acaruar.
"Kush ishte ai kopili?"
"Askush"
"Kur dole me këtë askushin ti? Si nuk jam unë në dijeni??"
"Uff ku di unë"
"SI KU DI UNË RAINA??"
"Histori e gjatë"
"Aaa pra e dinke por qënka historie e gjatë! Huh?"
"Oo Ben po më plas koka për Zotin."
"MOS NDERRO TEMË!"
"Mirë, ndodhi atë ditë kur më rrëmbyen."
"Aa pra qënka e vërtetë??"
"Ben nuk është siç mendon ti"
"Oo më është hapur koka me këtë fjali, boll!"
Ajo nuk po e kuptonte pse ishte kaq i nxehur nga ideja që ajo mund të kishte dalur me dikë tjeter.
"Ore më dëgjo!"
"Fol!"-flet ai pa i shkëputur sytë nga rruga.
"Isha në lokal unë Emi, Daniela dhe ishte ky debili me shokun e vet te një tavolinë pastaj Daniela ikën dhe këta vinë te tavolina jonë.."
"Dhe ti sigurisht ndejte aty"-e nderpret ai ndersa ajo i gjuan me grusht në shpatull.
"A ka mundesi ta qepesh halen?? Pastaj unë nuk doja ta lija vetem Emin dhe ndejta pak por pastaj filloi të më acaronte ai tipi dhe u largova."
"Kaq?"
"Kaq"
"E sigurtë?"
Ai e sheh në sy ndersa ajo ngrys vetullat.
"Nuk më beson?"
"Të besoj."
"Meqenese jemi te kjo temë, edhe sikur të dilja me të çfarë pune të prish ty??"-flet ajo ndersa ai bashkon shikimin përseri me të, seç ndjeu një ngacmim në zemër nga ajo që sapo tha.
"Ben"
"Hëm?"
"A nuk të duket dhe ty sikur rrotullohemi?"
Ai kthen shikimin nga ajo i çuditur.
"Rrotullohemi?"
"Hahaahhahahah poo"
Ajo fillon e qesh dhe mbështetet te Beni duke e shtyer paksa.
"Raina çfarë të kapi? Kaq shumë pive? Ti ishe mirë deri tani."
"Hë more vetem seriozitet do ti. Hë qesh pak"
Pasi pa që ai nuk po qeshte ajo afrohet pranë tij dhe i kap të dyja faqet duke ia tërhequr.
"O kalama i shpif ke qef të fluturojmë në ndonjë kanal?"
"Uaa Ben, e di ti që unë kur isha e vogël doja të fluturoja?"
"Jo nuk e di"
"Epo ja e di tani. Po ti?"
Ajo vendos duart në të dyja faqet e saj dhe e sheh e lumtur si një fëmijë i vogël, atij i shpëtoi një buzëqeshje e vogël.
"Po unë çfarë?"
"Po ty a të pëlqente të fluturoje?"
"Jo"
"Oo sa i mërzitshëm"-rrotullon sytë ajo dhe mbështetet në sedilje.
Mbërritën në vilë dhe ai sheh që Rainën e kishte zënë gjumi. E merr në krahë dhe futen brenda, hap derën e dhomës së tij dhe e shtrin në shtrat. I heq takat dhe pastaj e mbulon.
Sapo do të dilte dëgjon zërin e saj.
"Burrels i shpifur"
"Si?"-kthehet nga ajo dhe sheh që i kishte sytë mbyllur.
"Ashtu mo je. E di veten të bukur ti?"
"Nga e di ti që jam pri Burreli?"-qesh lehtë ai.
"Kam pyetur babin"-flet me zërin e përgjumur.
"Ti pyet babin për mua?"
"Ashtu ra muhabeti"
"Po, po ashtu bie muhabeti hahahaha. Fli gjumë tani."
"Natën Benush"
"Natën Rai"
U nis drejt zyres se tij dhe pa qe Aleksi ndodhej aty.
"Kur erdhe ti?"-pyet ai i cuditur.
"Tani. Ju pse erdhët që tani vlla? Ndodhi dicka?"
Beni ulet ne karrigen e tij dhe i tregon ngjarjen.
"Vella po ndejte ne heshtje ka per tja marr mendjen ndonje tjeter"-qesh ai ndersa po luante me nje top te vogel duke e hedhur ne mur dhe duke e pritur përsëri.
Beni mbush nje gote me whiskey dhe ia drejton atij i cili e merr pa hezistim, pastaj mbush dhe nje per vete.
"Ajo nuk ndjen te njejten gje per mua."
"Dhe ku e di ti? I lexon mendjen a?"
"Uff o Aleks se dhe po te me doje nuk mund te jemi bashke."
"Po Ben po, vazhdo ti po me te njejtat. Kujtohesh kur eshte vone pastaj."
Sapo Beni do te fliste dera hapet dhe brenda futet babai i tij.
YOU ARE READING
Dashuri nën rrezet e errësirës
Romanceʀᴏᴍᴀɴᴄë/ᴅʀᴀᴍë Cilado hije që mbulonte dashurinë e tyre, ata e ndriçonin atë me dritën e tyre. ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 17 ᴋᴏʀʀɪᴋ 2023 ᴍʙᴀʀᴜᴀʀ ᴍë: 10 ꜱʜᴋᴜʀᴛ 2024 ❗️Ndalohet kopjimi, publikimi i kësaj historie pa lejen time❗️