"Arritem"
Une marr fryme thelle dhe para se te dal ai me puth ne ball duke me thene behu e forte.
"Mirupafshim"
"Mirupafshim Rai"
Dal nga makina e tij dhe kthej koken nga ai i cili me buzeqeshi. U nisa per nga hyrja ne shkolle dhe ne koridor pash Emin e cila sapo me pa me perqafoi.
"Mirmengjes Emush"
"Mirmengjeshii, si te kamm?"
"Mire mire, ti?"
"E unee po pres lajme te mira nga ty"-thote ajo dhe nuk po e zinte vendi. Isha konfuze, cfare lajmesh te mira priste nga une?
Une jam mbushur me lajme te keqija."Cfare lajmesh?"
"Po per Benin praa, i fole per mua? Cfare tha??"
"Aaaa aiii."
"Poo aii"-thote ajo duke tundur koken dhe po priste qe une te flisja.
"Epo dje me ndodhi dicka dhe nuk isha ne gjendje..."
Zeri i Lindes me nderpret.
"Hey vajza."-thote ajo duke na u afruar. Si ka fytyre kjo??
Kthehem nga ajo me krahet e kryqezuara dhe duke e pare e veshtruar me nje fytyre serioze.
"Cfare do?"-e pyes ndersa Emi me shikon me habi.
"Si cfare dua In ,jemi shoqe.."
"Se pari, emri im eshte Raina. Se dyti, ne nuk jemi shoqe dhe se treti, ik zhduku!"
"Cfare po thua Raina?"-pyet Emi e cila nuk dinte gje.
"Pse nuk te ka thene gje KJO, Emi??"-i them me buzeqeshje dhe ajo mohon me koke.
"Cfare te me thote?"
"Raina me fal"-me thote Linda.
"A nuk te ka thene qe bente s*ks me te dashurin tim nderkoh ketej me therriste moter??"-thash duke injoruar ate qe tha ajo, disa nxenes qe po kalonin aty prane kthyen koken te habitur nga ajo qe degjuan.
"Raina ule zerin!"
"Po me urdheron aa??"
"Jo"
"Mir shpirt, ik mu zhduk tani."-them dhe kur largohem e godas ne sup.
Emi kishte ngelur e habitur duke pare Linden qe po qendronte si ai ne shi.
"Rainaa"-me therret Emi dhe vjen pas meje.-"te verteta jane ato?"
"Po"-pergjigjem shkurt teksa hyra ne klase dhe lash canten ne karrige.
"Nuk me besohet qe Linda e ka bere kete."
"Ashtu do te thoja dhe une po ta degjoja, por une e pash me syte e mi."
"Nuk e dija qe ajo ishte kaq...kaqq"
"Zusk?"-e nderpres une dhe ajo qesh duke pohuar.
"Ja se i doli koka, nuk me besohet qe e quaja moter ate njeri kaq te peshtire."
"Ne ferr te shkojn te dy aman!"-tha ajo duke me perqafuar.
"Sa mir qe te kam ty"-i them dhe e shtrengoj ne perqafim dhe syte me zene Linden ne cep te klases qe po na shihte.
Mesimi filloi dhe gjate gjithe kohes ndjeja shikimin e Lindes mbi mua, donte te me fliste por une e injoroja.
Ne pushim te gjate teksa ndodhesha me Emin ulur ne stol, perballem me shikimin e Arjanit. Ai vjen drejt nesh.
"Raina."
"Ik mos me shpif buken aman"
"Me degjo te lutem!"
"Nuk dua ore, nuk duaa"
"Me degjo moj"-ngre zerin ai por pastaj e ul perseri.-"Raina do te te shpjegoj."
"Cfare do te me shpjegosh Arjan?? Do me shpjegosh se ne cfare pozicioni e bete?"
"Jo Raina! Emi na ler pak vetem"
Ajo ben te ngrihet por une kap prej dore.-"Emi nuk do te shkoj askund, ti na ler vetem neve."
"Raina te dua!"
Une marr fryme thelle.-"une jo."
"Mos genje."
"Nuk te duaa"
Them une ndersa ai perkulet perballe meje dhe vendos duart ne stol.
"E sigurt?"-me thote prane veshit, gje qe me beri te dridhesha.
"Shume"
"Mua nuk me duket ashtu."-buzeqesh ne cep te buzes ai.
"Epo nuk më intereson Arjan. Shko se po të pret e dashura."-i bëj me sy nga Linda e cila po na shikonte.
"Do të flasim më vonë Raina, më vonë."-thotë ai dhe largohet.
"Thyefsh qafën!"-them duke rrotulluar sytë dhe bashkë me Emin shkojmë në klasë.
Pasi mësimi mbaroi po qëndroja para derës së shkollës duke pritur Benin sepse më tha që do më merrte ai.
Por kaluan disa minuta dhe si dukej ai nuk do të vinte, kështu që mendova të nisesha në këmbë. Një ecje do të më qetesonte mendjen, koha ishte për bukuri.
"Raina"-dëgjoj zërin e tij dhe u ktheva nga ai.
"Cfare dreqin do Arjan?"
"Te thashe qe do flasim më vonë."
"Ee"-po godisja tokën lehtë me këmbë duke pritur që ai të fliste.
"Nuk doja të të tradhëtoja Raina, unë të dua ty dhe vetem ty. "
"Mos more! Të detyruan a?"
"Isha nën efektin e drogës."
"Mos moree, seriozisht?"
"Po"
Unë qesh.-"a ti mos u tall ti"
Pash që Beni mberriti dhe i bie borisë.
"Nuk po gënjej Raina. Nuk dojaa, më fal"-ai më kap dorën dhe Beni i bie borisë përseri.
Pasi pa që unë nuk po shkoja te ai, del nga makina dhe vjen drejt nesh. Arjani sapo e sheh më lëshon dorën.
"Të premtoj Raina, që nuk do të ndodhë kurrë."
"A e di çfarë Arjan?"-them unë dhe nga mënyra sesi më pa Beni mendoi se unë do e falja.
"Çfarë?"-thotë ai duke buzëqeshur.
YOU ARE READING
Dashuri nën rrezet e errësirës
Romanceʀᴏᴍᴀɴᴄë/ᴅʀᴀᴍë Cilado hije që mbulonte dashurinë e tyre, ata e ndriçonin atë me dritën e tyre. ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 17 ᴋᴏʀʀɪᴋ 2023 ᴍʙᴀʀᴜᴀʀ ᴍë: 10 ꜱʜᴋᴜʀᴛ 2024 ❗️Ndalohet kopjimi, publikimi i kësaj historie pa lejen time❗️