"Tani që mbaruam provimin e fundit të maturës, si mendoni te dalim dhe te shohim per fustanet?"-sugjeroi Raina drejt Danieles dhe Emit.
"Po, jam dakort!"-folen menjehere te dyja.
Dolen nga oborri gjimnazit dhe u drejtuan per te nje butik.
Sapo u futen u magjepsen nga tere ata fustane te bukur qe ju zune syte. Zgjodhen disa fustane qe ju pelqyen me shume dhe u futen ne dhomat e proves.
Raina si fillim provoi nje fustan te kuq te shkurter me gure qe shkelqenin. Po shihte veten ne pasqyre dhe beri nje foto duke ia derguar Benit. Nuk priste qe ai ti kthente pergjigje menjehere.
"Si te duket ky fustani per mbremjen e matures?"-i shkruan ajo por ai nuk po i shkruante.-"Uaa le seen dreqi"-i shkruan ajo perseri dhe sheh qe shigjetat behen blu menjehere, pra ai ishte ende ne bisede me te.
"Ncncnc vetem ky ishte?"-shkruan ai.
"Çfare do te thuash? Nuk te pelqen? Nuk me shkon?"
"Jo o jet ty te shkon çdo lloj fustani po si shum i shkurter ky?"-ajo cuditet nga ajo qe lexoi.
"Jete?"
"Cfare ka? Nuk te pelqen?"
Ajo nuk i kthen pergjigje. Nderron fustanin duke veshur nje fustan tjeter te shkurter qe kishte nje te çare ne shpine. Beri nje video duke i treguar dhe pjesen e shpines dhe pastaj e kthen kameren nga vetja dhe i nxjerr gjuhen.
"Ta kap ate gjuhen ta kepus, cfare i ke keto fustane o Raina?? Nuk ka shanse ta veshesh ate ti!"
"Pse ha mut kot o Ben? Kush po te pyet ty?
"Ti po me pyet."
"Po une po te pyes nese me shkon apo jo"
"Nuk te shkon, hiqe"
"Ti the se me shkojne te gjitha llojet e fustaneve."-i dergon nje emoji qe ka ngritur syte larte.
"Raina he moj cuc gjall je?"-degjon zerin Emit.
Del nga dhoma proves dhe sheh Emin e cila ishte veshur me nje fustan të shkurter të zi qe i tregonte linjat e trupit.
"Uii këtë do veshesh Inush?"-thotë ajo sapo e sheh.
"Jo, jo. Do shoh për diçka tjeter. Të shkonka ky fustan, këtë do veshesh?"
"Poo, rash në dashuri sapo e pash"-thotë ajo duke buzëqeshur, pas pak nga dhoma e provës del Daniela.
"Ooo çfarë mrekullie!"-thotë Raina drejt saj ndersa ajo po rrotullohej e lumtur pasi kishte gjetur fustanin e matures siç e deshironte ajo.
Raina po kërkonte me sy për të provuar një fustan tjeter. Daniela i tërheq vëmendjen me një fustan të zi e të gjatë me një të çarë. Pjesa e sipërme e fustanit ka një dizajn të veçantë.
"Raina po sikur te provosh këtë?"
U magjeps sapo e pa dhe e mori për ta provuar.
Po shihte veten në pasqyrë e mahnitur. Aq shumë i kishte pëlqyer! Bëri menjëherë një video duke ia treguar Benit.
"Si të duket?"-i shkruan ajo.
"Dukesh e mrekullueshme Rai, vetem se ajo e çara..."
"Mos ha mut, këtë po marr"
"Moj ti"
"Ik zhduku tani"-i dergon një emoji që e puth dhe del nga dhoma e provës.
"Oh Zot, sa e mrekullueshme!"-reagojnë menjëhere sapo e shohin.
"Faleminderit vajza! Atëherë këtë po marr."
Pasi gjeten takat shkuan në shtëpitë e tyre.
"Nuk po vjen nga shtëpia ime?"-lexon mesazhin e Benit.
"Çfarë të bëj nga shtëpia jote unë?"
"Asgjë, pse do me bo gjë?"-shkruan ai bashk me disa emoji duke qeshur.
"Ik er pedofil dreqi"
"Se mendon ti keq nuk kam faj unë"
"E gjete kostumin ti?"-nderron temë ajo.
"Ka kohë, për dy minuta e gjej."
"O Ben"
"Hë"
"A pranon Aleksi të shoqëroj një shoqen time?"
"Po thot"
"Ok, ika tani bye"
"Ku ikën moj?"
"Do ha"
"Aha të ngect në fyt"-i dergon një zemër të kuqe ndersa ajo i dergon gishtin e mesit duke qeshur.
YOU ARE READING
Dashuri nën rrezet e errësirës
Romanceʀᴏᴍᴀɴᴄë/ᴅʀᴀᴍë Cilado hije që mbulonte dashurinë e tyre, ata e ndriçonin atë me dritën e tyre. ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 17 ᴋᴏʀʀɪᴋ 2023 ᴍʙᴀʀᴜᴀʀ ᴍë: 10 ꜱʜᴋᴜʀᴛ 2024 ❗️Ndalohet kopjimi, publikimi i kësaj historie pa lejen time❗️