"Ben!"-thërret pasi kur u zgjua nuk e pa pranë saj.
"Po shpirt?"-përgjigjet ai nga salloni.
Ngrihet nga shtrati dhe del nga dhoma duke shkuar te ai.
"Çfarë ka?"-pyet ndersa ajo ulej pranë tij.
"U mendova gjate dhe...dhe dua ta mbajmë fëmijën..."
"Me të vërtetë? Raina shiko mos e bë vetëm se..."-ajo e ndalon duke e puthur në buzë. I merr dorën dhe ia vendos te barku.
"Dua me të vërtetë."
Ai buzëqesh i lumtur dhe e përqafon pastaj i lë një puthje te barku.
"Vetem se duhet ti tregojmë prindërve për lidhjen tonë tani."-vazhdon ajo dhe ai pohon me kokë.
"Nesër do të shkojmë të flasim me prindërit e tu."
"Po sikur mos të pranojn?"
"Atëherë do të të rrëmbejë."
Ajo qesh dhe mbështet kokën te ai.
Daniela po qëndronte pas tij në siklet duke luajtur me duart e saj ndërsa u futën në oborrin e asaj shtëpie dykatëshe.
Ai e vë re dhe i kap fytyrën me të dyja duart.
"Mamaja ime ka për të të dashur si vajzën e vet, ke për ta parë. Më beso!"
"Kam shumë emocione!"
Ai troket në derë dhe po qëndronin në pritje kur pas tyre u dëgjua zëri një gruaje.
"Alekss"
Kthejnë kokën dhe shohin një grua të mbajtur me disa qese ushqimesh në duar. Danielën e pushtuan emocionet më keq por shkoi ta ndihmonte.
"Më lër të të ndihmoj"
"Faleminderit bijë!"-ia kthen me një buzëqeshje ajo dhe sheh nga Aleksi e lumtur. Lë qeset në tokë dhe e puth nga të dyja faqet Danielën.-"O Zot, sa e bukur që qënka!"-thotë ajo dhe Aleksi qesh.
"Faleminderit zonjë!"
U futën brenda në shtëpi dhe pas disa bisedave Danielës i iku sikleti që kishte pak më parë dhe po i pëlqente shumë ajo grua.
"Sa e ëmbël që është, mos ma mërzit gocën mua ti re se do ti provoj te ti ato shapkat e reja që bleva. "-tha mamaja e tij teksa po dilnin nga shtëpia. Të dy qeshin.-"Dua të vini për darkë nga unë, nuk ka kundërshtime."
"Në rregull mama, në darkë jemi këtu."
Dalin nga oborri i shtëpisë dhe sapo futen në makinë Daniela kthehet nga ai me një fytyrë të buzëqeshur.
"E dua mamanë tënde."
Aleksi u ndje jashtë mase i lumtur kur dëgjoi ato fjalë nga vajza që dashuronte.
"E dija që do ta donit njëra-tjetrën."
"Uhh mendova se nuk do të shkonte kaq mirë, mendova mos nuk do më pëlqente."
"Të thashë që ka për të të pëlqyer."-i puth kurrizin e dorës dhe më pas ndërthurin gishtat bashkë.
"Ku do të shkojmë tani?"
"Ke ndonjë sugjerim ti?"-pyet ai ndersa ajo ngre supet.-"shkojmë në kinema?"
"Dakort!"
Pasi dolën nga kinemaja ata zgjodhën të shkonin në park pasi Daniela deshironte të luante te lëkundesja.
"Seriozisht Dan?"-thotë ai duke parë atë të vraponte për te lëkundësja që sapo u lirua nga një fëmijë.
"Aleks,"-thërret ajo duke ia bërë me dorë.-"eja më shty."
Ai afrohet pranë saj dhe e shtyn që të lëkundej. Disa fëmijë prisnin në rradhë për të luajtur edhe ata te lëkundësja.
"Daniel eja tani."
"Jo, shty dhe më."
"Duam të lëkundemi dhe ne"-thonë fëmijët.
Daniela ndalon menjëherë dhe shkon me shpejtësi pas rrëshqitëses. Aleksi shkon pas saj i konfuzuar.
"Çfarë ndodhi Daniela?"
"Shhh, fshihu!"-i kap dorën dhe e tërheq të ulet pranë saj.
"Çfarë ka? Pse po fshihemi?"
"Mbylle,"-i vendos dorën para gojës dhe ngadalë ngrihet duke e terhequr dhe atë.-"eja ikim."
Aleksi po shihte rreth e rrotull për të kuptuar pse po vepronte Daniela ashtu, deri kur sytë u takuan me sytë e kushëririt të saj që mbante për dore vëllain e tij të vogël.
Daniela ktheu kokën dhe pa që po vinin drejt tyre, i lëshon dorën Aleksit dhe ul shikimin në tokë.
"Daniela?!"
"Danielaa"-thërret kushëriri i vogël dhe shkon ta përqafojë.
"Eli"-thotë ajo dhe e merr në krahë duke e puthur në faqe.
"Daniela çfarë folëm bashkë ne?"-thotë ai duke parë me vetulla të ngrysura Aleksin.
"Çfarë folëm?"-thotë ajo duke luajtur me duart.
"Shiko,"-nderhyn Aleksi duke i kapur dorën Danielës.-"ne e duam njëri-tjetrin dhe as ti e askush tjeter nuk mund të na ndalojë."
"Mos ndërhy ti!"
"Nest! Unë e dua Aleksin dhe mos më kërko që ta largoj."
"Ai është i droguar. Nuk mund të krijosh një lidhje me këtë person! Do ti them prindërve të tu Daniela."
"Daniela do bëhet gruaja ime do ti apo nuk do ti. Kështu që mos ndërhy në lidhjen tonë."-thotë Aleksi duke iu afruar pranë ndërsa Daniela e tërheq prej dore që mos të bënte ndonjë gjë.
YOU ARE READING
Dashuri nën rrezet e errësirës
Romanceʀᴏᴍᴀɴᴄë/ᴅʀᴀᴍë Cilado hije që mbulonte dashurinë e tyre, ata e ndriçonin atë me dritën e tyre. ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 17 ᴋᴏʀʀɪᴋ 2023 ᴍʙᴀʀᴜᴀʀ ᴍë: 10 ꜱʜᴋᴜʀᴛ 2024 ❗️Ndalohet kopjimi, publikimi i kësaj historie pa lejen time❗️