"Moss dreqin! Humba autobusin."
"Uff Raina më fal, ishte faji im."
"Joo Emi, nuk ka gjë se shkoj në këmbë."
"Ndjehem në faj."
"Mos u ndje në faj moj budalle, nuk ka gjë. Hajd tani ciao"
"Puç, më shkruaj kur të mbërrish."
Përqafohemi dhe vazhdoj rrugën në këmbë. Nga gjysma e rrugës mu duk sikur po më ndiqte dikush. Më kap një frikë, po shikoja me bisht syri dhe ishin dy persona. Ndoshta nuk po më ndjekin mua, janë thjeshtë mendinet e mija. Marr një kthesë kot dhe shoh që ata ishin nga pas meje ende.
Nxjerr telefonin dhe telefonova Benin me shpresën se do ma hapte. Por nuk ma hap. E marr përseri dhe përseri nuk ma hap.
"Ben të lutem hape këtë dreq telefoni"-pëshpëris. Një makinë ndalon para këmbëve të mija dhe del një person. Gjithë këta persona të panjohur, po më lodhin kokën!
"Kush je?"
"Jam një shoku Benit. Më tha të të çoja te ai."
Fytyra më ndriti dhe u futa në makinën e tij.
"Ku është ai? Ku ka qënë këto ditë?"-e pyes ndersa ai po ngiste makinën.
"Kishte disa punë dhe nuk ka pasur kohë."
"Aha. Po një telefonatë timen mund ta hapte..."
Ai nuk kthen përgjigje.
* * *
"Ahh Sheff"-rënkon ajo ndersa ai po pomponte me shpejtësi brenda saj. Telefoni i kishte rënë dy herë deri tani gjë që po e acaronte, por nuk kishte lëvizur ti ulte zërin.
Prishet dhe telefoni i ra përsëri, shfryu dhe shkoi ta mbyllte por pa që ishte emri i babait të Rainës.
"Ben, mor djal me ty është Raina?"-ishte fjala e parë që dëgjoi prej tij.
"Po, pse?"
"Po ka që në mëngjes që ka ikur dhe nuk është kthyer."
Në mendje i vijnë dy mendime se çfarë mund të kishte ndodhur. Ose ka dalë me shoqe ose i ka ndodhur diçka. Mendimi e dytë e shqetesoi.
"Pa merak xhaxhi Vangjel se me mua është."
Mbyll telefonin me babain e saj dhe sheh që kishte 10 thirrje të humbura nga ajo dhe një mesazh zanor. Vishet dhe pasi i lë paratë mbi komendinë asaj kurvës del nga aty.
Hap mesazhin e saj.
"Ben po më ndjekin dy persona. Ben kam shumë frikë. Të lutem eja këtuu. Mos më lër vetëm..."
"Dreqinn!"-bërtet dhe del jashtë atij hoteli duke nxituar te makina e tij. Po i binte numrit të saj por nuk i shkonte zile.-"AAAAAA"-bërtet dhe i bie timonit me duar. I jep gaz dhe shkon te Aleksi.
"ALEKS"
"Çfarë ke e dak??"
"Rainën e kanë rrëmbyer"
"Çfarë thua??"
"Aleks është faji im."
"BEN. Qetesohu njëher, merr frymë, mos më lëviz kaq shum se më more mendt."
"Kushedi sa e frikësuar është tani. Po sikur ta kenë lënduar ata Aleks?? Nuk do ia fal kurrë vetes. Si dreqin e lash vetëm??"
"TË THASH MOS IK"
"MENDOVA PËR MIRË"
"NËSE DO MË KISHE DËGJUAR, RAINA DO ISHTE KËTU TANI"
Të dy po bërtisnin.
"A mendon se duhet ti themi babit tënd?"-thotë Aleksi pas disa minutash kur ishin qetesuar paksa.
"Jo, nuk bëhet fjalë. Nuk kam nerva të merrem me fjalët e babit tani."
"Po i them djemve të gjurmojnë vendodhjen e fundit të saj. Qetesohu ajo do të jetë mirë."
"Mos me thuaj te jem i qete Aleks! Nuk mund te jem i qete kur Raina ndodhet ne duart e tyre. Raina nuk i perket kesaj bote."
"Do ta gjejme Ben"-thote Aleksi duke mos ditur cfare te thoshte më.
Një ndjenjë e thellë e fajit dhe mungesa e tolerancës për veten e tij u përplasën brenda tij. Nuk duhet ta kishte lene ate vetem. Ai i tha qe nuk do e linte me vetem dhe cfare beri? E la vetem. E imagjinonte sa e frikesuar do te ishte tani ajo.
"Ufffff"-shfryen duke u ulur ne divan dhe kalon doren permes flokeve te tij.
Betohet ne mendjen e tij, qe po ti kishin bere dicka do t'ia copetonte mishin copa - copa.
Cfare donte nje lule aq e bukur dhe e brishte si ajo ne duart e disa personave si ata?
YOU ARE READING
Dashuri nën rrezet e errësirës
Storie d'amoreʀᴏᴍᴀɴᴄë/ᴅʀᴀᴍë Cilado hije që mbulonte dashurinë e tyre, ata e ndriçonin atë me dritën e tyre. ꜰɪʟʟᴜᴀʀ ᴍë: 17 ᴋᴏʀʀɪᴋ 2023 ᴍʙᴀʀᴜᴀʀ ᴍë: 10 ꜱʜᴋᴜʀᴛ 2024 ❗️Ndalohet kopjimi, publikimi i kësaj historie pa lejen time❗️